• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Sport

“Kur ’17 Nëntori’ i Tiranës, trondiste holandezët e ‘Ajaks’- it, edhe pa mjeshtrin Kazanxhi, që se lejuan pjesën e parë, prej takave të këpucëve…”/ Ndeshja e 16 shtator 1970, që do rrënonte bardhe-blutë!

“Kur ’17 Nëntori’ i Tiranës, trondiste holandezët e ‘Ajaks’- it, edhe pa mjeshtrin Kazanxhi, që se lejuan pjesën e parë, prej takave të këpucëve…”/ Ndeshja e 16 shtator 1970, që do rrënonte bardhe-blutë!
“Ja çfarë ngjau me notarin e famshëm italian, Paulo Pinto, në hotel ”Adriatik” në Vlorë, që ai s’mundi të përshkonte dot me not kanalin e Otrantos…”! / Misteri i ngjarjes, në fundin e qershorit 1985
“Kur ’17 Nëntori’ i Tiranës, trondiste holandezët e ‘Ajaks’- it, edhe pa mjeshtrin Kazanxhi, që se lejuan pjesën e parë, prej takave të këpucëve…”/ Ndeshja e 16 shtator 1970, që do rrënonte bardhe-blutë!
“Kur ’17 Nëntori’ i Tiranës, trondiste holandezët e ‘Ajaks’- it, edhe pa mjeshtrin Kazanxhi, që se lejuan pjesën e parë, prej takave të këpucëve…”/ Ndeshja e 16 shtator 1970, që do rrënonte bardhe-blutë!
“Kur ’17 Nëntori’ i Tiranës, trondiste holandezët e ‘Ajaks’- it, edhe pa mjeshtrin Kazanxhi, që se lejuan pjesën e parë, prej takave të këpucëve…”/ Ndeshja e 16 shtator 1970, që do rrënonte bardhe-blutë!
“Kur ’17 Nëntori’ i Tiranës, trondiste holandezët e ‘Ajaks’- it, edhe pa mjeshtrin Kazanxhi, që se lejuan pjesën e parë, prej takave të këpucëve…”/ Ndeshja e 16 shtator 1970, që do rrënonte bardhe-blutë!

Nga Uvil ZAJMI

Pjesa e parë

– Gazeta “Sporti Popullor”, ironizonte holandezët që erdhën në Tiranë me gazetare me minifunde dhe me ushqime me vete, por Mihal Kanini, shefi i kuzhinës, i hotel “Dajti”, nuk pranoi t’ua gatuante! –

Memorie.al / Dy ndeshje me histori të rralla brenda e jashtë saj. Nga barazimi historik me të cilin bardheblutë, shtangën gjigantët e Europës, tek futbollistët e marrë “borxh”, dhe kur Hotel “Dajti” i refuzoi ushqimin që kishin sjellë me vete. Si e komentoi shtypi i kohës, kur në kryeqytet, u panë gazetare me minifunde, te Ali Pazari dhe pse Krujf qëndroi në stol? Pse Kazanxhiu u aktivizua në pjesën e dytë, duke shënuar golin që befasoi kundërshtarët, të cilët nuk e dinin motivin e vërtetë? Ka qenë 16 shtator 1970, Kur “Voetball totaal”, do të startonte nga “Qemal Stafa”, me sfidën “17 Nëntori” – “Ajaks” 2-2!

Gjithashtu mund të lexoni

“Trajneri i shquar i R.F. Gjermane, Shen, pas ndeshjes me kombëtaren tonë, më 1967 në stadiumin ‘Qemal Stafa’, i dha dorën Teodor Vasos, sepse…”/ Dëshmitë e kolegëve, për futbollistin e famshëm korçar

“Gazeta franceze ‘Sud West’, ripublikoi historinë e fshehtë të Gerd Mylerit, me bukuroshen shqiptare të Hotel ‘Dajtit’…”/ Kur shtypi europian “ziente” për dashurinë fluide të legjendës gjermane të futbollit botëror!

Goglat në Nion, “17 Nëntori” në plazh te “Iliria”!

Qershor 1970, futbollistët janë në plazh, në kabinat te zona e “Ilirisë” në Durrës, duke kaluar pushimet verore. Nga lajmet e orës 15.00, në Radio-Tirana, janë informuar për shortin i cili u prit me entuziazëm. Skuadra u grumbullua në hotel “Donika” në Tiranë, paradite vrap te liqeni, në mesditë, stërvitje në “Qytetin e Nxënësve”. Dy javët e fundit stërvitja e mesditës, u zhvillua në stadiumin “Dinamo”, për arsye se ishte fushë më bar, jo tokë të thatë.

Disa ditë para ndeshjes u organizuan tre analiza, me drejtues partie, i pranishëm edhe anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, zv/kryeministri Manush Myftiu, që zhvilloi një bisedë normale, pa vënë kushte me direktiva partie, aktuale për kohën, ndërsa në stërvitjen e ditës së hënë, në stadiumin “Dinamo” asiston edhe Beqir Balluku, Ministër i Mbrojtjes. Ai takoi skuadrën dhe i thotë: “Kam besim tek ju, do të nxirrni një ndeshje të mire, e me rezultat pozitiv”. Ditën e ndeshjes, trajneri Lym Alla, nuk bëri analizë të veçantë.

Duke mos patur shumë informacion për “Ajaksin”, ai e ndërtoi analizën tekniko-taktike të takimit, duke u bazuar tek forca e ekipit të tij, aftësitë individuale të lojtarëve, loja kolektive, tradita, sakrifica, etj. Ndërkohë flitej për një të ri, me emrin Johan Krojf, por atë e panë vetëm në stërvitjen e Ajaksit, duke kapur topat pas portës, pasi nuk kishte fëmijë. Për këtë takim “17 Nëntori”, ka marrë si përforcim, tre futbollistë: Iljaz Çeco e Gani Xhafa nga “Dinamo” dhe Din Zhegën e Vllaznisë.

Prag sfida, vapë e madhe, vetëm pak fjalë në dhomat e zhveshjes, Lym Alla u tregua shumë indiferent. Asnjë koment, bisedë, por pa harruar momentin e daljes në fushë, i afrohet portierit, duke i thënë: “Dëgjo Konom, edhe sikur 20 gola të pësosh, mos e çaj kokën”- tregon Konomi. “Pastaj vjen kontrolli i këpucëve, ku Xhuxh Kazanxhiu që nuk e lanë të luante, i kishim thuajse të gjithë të tjerët (pak futbollistë kishin këpucët me taka plastike), me taka sholle, dikush edhe mundi t’i shpëtojë kontrollit, duke u përfshirë tek spektatorët që ishin në pistë”.            

Hotel “Dajti” refuzon ushqimet holandeze!

Dukë qenë se “Ajax” vinte për herë të parë në Shqipëri, ashtu si shumë skuadra kur shkojnë në vende të panjohura, siç ishte për to Tirana e viteve ‘70-të, skuadra kishte marrë me vete një sasi të konsiderueshme me ushqime. Por, një veprim i tillë, iu refuzua nga Mihal Kanini, shefi i kuzhinës, i hotel “Dajtit”, një mjeshtër i njohur në këtë profesion, që kundërshtoi përdorimin e ushqimeve të sjellë nga holandezët, kryesisht sallame. Pati një reagim nga ana e tyre, por duke u ndeshur në qëndrimin e prerë të tij, ata nuk e zgjatën. Madje, kur u larguan, të gjitha ushqimet, ja shpërndanë personelit të hotelit. Vetëm Mihalit nuk i dhanë asgjë, si personi që kishte urdhëruar e ndaluar përdorimin e tyre.

Drejt “Qemal Stafës”, reagon “Sporti Popullor”, por ka edhe një tjetër start historik!

Për ndeshjen “17 Nëntori” – “Ajaks”, në gazetën “Sporti Popullor”, Prokop Kureta, do të shkruante: “Ajaksi’ (një emër i një heroi të mitologjisë greke), erdhi për t’u ndeshur me ‘17 Nëntorin’, i sigurt se fitoren e kishte në xhep. Korteu ajaksian, i përbërë nga drejtues, lojtarë e gazetarë me flokë të gjata, mjekra të dendura, aparate të shumta, e larmi kostumesh me ngjyra ndezëse (ku nuk mungonin as minifundet), zbret rëndë rëndë, plot pompozitet, tamam si në teatër, shkallët e hotelit dhe i hipën autobusit, që do t’i çojë në Stadiumin Kombëtar ‘Qemal Stafa’.

Shumë kalimtarë ngrenë supet e pyesin njëri-tjetrin: ‘Po këta, nga na mbinë? Ç’të jenë vallë? Po në futboll si do jenë”?!  Ndërkohë, skuadra vinte në Tiranë me pretendime dhe trajneri-gjeneral, Mishels, i kishte marrë të gjithë, Krujfin e ri, Hulshof, Surbier, Neskens, etj. Por, ajo nuk ka qenë vetëm një ndeshje, rezultati surprizë, emocionet deri në fund lojë. Nga ai takim, kanë kaluar pesë dhjetëvjeçarë, askush nuk e kishte menduar, se; “hapin triumfues, ajo skuadër, me futboll total, do të niste nga Tirana” – siç e përshkruan R. La Monica, te “Coppa Campioni Story”.

Ka qenë një mesditë e nxehtë, në “Qemal Stafën” e tejmbushur, ai 16-shtator i vitit 1970, e mërkurë, një ‘90-të minutësh që i atakon shekullit të kaluar, nga do të merrte udhë një stil i ri loje, do të startonte ndoshta sistemi më i famshëm në historinë e futbollit botëror, i përfaqësuar nga “Ajaksi” e Hollanda. Një futboll i madh, modern, krejt ndryshe, “Futbolli Total” do të quhej, dominues në vite, i jashtëzakonshëm, i pa imitueshëm me “Ajaksin” e vitet ‘70-të, me trajnerin Mishels, ish-lojtar që edhe e ideoi. Kur Mishels në vitin 1971, kaloi te “Barcelona”, stafetën e pasoi te trajneri rumun, Stefan Kovaç.

Roja i biçikletave, Ali Pazari, që habiti holandezët!

Nuk e kishin ndeshur në asnjë vend tjetër, faktin që një njeri të sistemonte e ruante në një mënyrë tejet origjinale, biçikletat e tifozëve, gjatë një ndeshje futbolli. Sapo kanë mbërritur në “Qemal Stafa”, kuriozë për të parë mjediset e tij rrethuese, atmosferën, kanë vënë re se në stadium, njerëzit vinin me biçikleta.

Madje grupi i gazetarëve hollandezë, kanë parë se në një kënd, në pjesën veriore (Sot “Pallati i Kongreseve”) një person simpatik, i hollë, modern në veshje, me një kapele tipike, i qeshur, komunikues e shumë popullor, me një radio dore të varur në qafë, njerëzit i dorëzonin biçikletën dhe ai i vendoste njëra pas tjetrës, me një shpejtësi e siguri të rrallë. Madje duke e kapur në “ajër”, me një mjeshtëri të paparë, monedhën metalike, që ata ja hidhnin nga largësia, si çmim për ruajtjen e saj. Një fakt që i ka shtyrë të nxjerrin aparatet, ta fotografojnë e filmojnë Ali Pazarin e famshëm, i cili me mënyrën e tij, ka komunikuar me to, pasi fliste disa fjalë në gjuhë të huaj.

I dëmtuar, Johan Krujf e ndjek ndeshjen nga stoli

“Ajaksi” erdhi një ditë para takimit dhe si zakonisht i gjithë delegacioni, përfshirë edhe 30 gazetarë, telekronistë televizivë, midis tyre edhe femra, u sistemua në Hotel “Dajti”. Veshur bukur me kostume zyrtare, flokë të gjata, trupa shtatlartë, imponues, një imitim kohor i grupit të famshëm muzikor “Beatles”. Në mesditën e të martës, një seancë njohëse në “Qemal Stafa”, e cila u ndoq nga tifozë, kuriozë, por dhe nga futbollistët e “17 Nëntorit”. Të nesërmen ndeshja, nën një diell e vapë sfilitëse, jo shumë komode për hollandezët, në një stadium të tejmbushur si rrallë herë.

Johan Krujf, doli në stërvitje një ditë më parë, e ndërsa pritej të luante, ai qëndroi në stol, me gjurin e këmbës së majtë të fashuar dhe për ta ruajtur, stafi kishte menduar të mos aktivizohej. Nga të paktit që kishte informacion për të dhe e njihte, ishte trajneri Myslym Alla. “Vështrojeni atë djalë, shumë shpejt do ta shihni sa futbollist i madh do bëhet” – iu drejtua Lymi disa miqve që kishte pranë. Edhe Harie Haan, ka qenë pjesë e skuadrës, por edhe ai nuk u aktivizua.

Gani Xhafa, përforcim i preferuar i trajnerit Alla!

“Trajneri Myslym Alla e pëlqente mënyrën si luaja, dhe ishin disa takime që ‘17 Nëntori’ më merrte si përforcim. Në Liezh ndaj ‘Standartit’, jam aktivizuar si mbrojtës i djathtë, dhe atje kam luajtur me emrin e Osman Memës. Kur erdhi ‘Ajaksi’, një ditë përpara në stërvitje, shkuam për ti parë, qëndruam në tribunë. Në Shqipëri në ato vite, luanim me topa kinezë, ndërsa në atë takim, u luajt me topat e tyre, Adidas, dhe topin e e ndeshjes, e mbante arbitri” – rrëfen Gani Xhafa.

Nga fotoja, te fanellat, ndryshe nga tradita!

Vetëm një foto e skuadrës së “17 Nëntorit” ekziston nga ajo ndeshje, madje jo ajo që bëhet zakonisht para takimit, por një tjetër, e fiksuar kur lojtarët tiranas, kanë dalë për të bërë nxemjen. Por, ajo ka një përmbajtje të rrallë: Në formacionin që doli në fushë, nuk është Kazanxhi, i cili figuron në foton historike. Duke qenë se arbitri, gjatë kontrollit rutinë të uniformës të lojtarëve para ndeshjes, konstatoi parregullsi në këpucët e tij, duke mos e lejuar të futet në lojë.

Në pamundësi për të gjetur të tjera, ose rregulluar ato, u aktivizua Çeço, aktivizimi i të cilit, krijoi një situatë të paqartë tek gazetarët, kronistët e tifozët, pasi edhe nuk figuronte në listat paraprake të protokollit. Në atë foto nuk është as Pavllo Bukoviku, jo i përfshirë në formacion, edhe ky një tjetër fakt që habiti të pranishmit, kur ai kishte qenë titullar dhe lojtar kyç në shumë ndeshje kampionati, si dhe kapiteni i skuadrës, kundër “Standard” të Liezhit, një vit më parë. Pastaj fotot me Konomin, portierin gjigant, kur para fillimit të lojës, disa pre tyre i janë afruar duke e fotografuar, ndërsa ai qëndronte i mbështetur me duart në mes, në njërën nga shtyllat e portës.

Ndërkohë, “17 Nëntorit”, ndryshe nga uniforma tradicionale, nuk luajti me fanellat me vijat vertikale bardhë e blu, por me të tjera ngjyrë blu, edhe kjo një surprizë e paparashikuar, për atë takim. Pse dhe cili ishte motivi, askush nuk kishte informacion të saktë! Ndonëse drejtues nostalgjikë të Klubit, orientuan ngjyrën blu, si atë tradicionale ndër vite. Ishin fanella që u nxorën nga magazinat e që vinin erë myk nga vjetërsia dhe mos përdorimi! Po kështu edhe “Ajaks”, doli në fushë me fanellë ngjyrë vishnje.

Nuk pranohen dhuratat; “Janë firma, prodhim kapitalist”!

Para takimit, skuadra, drejtues të “Ajaksit”, i kanë dhuruar futbollistëve të “17 Nëntorit”, diçka simbolike, një flamur të Klubit dhe një minitop futbolli të vogël, “Adidas”, por me urdhër absurd, disa nga lojtarët, nuk i pranuan, pasi ato ishin prodhuar në një vend kapitalist, si Hong- Kongu, ndonëse disa të tjerë i mbajtën! Ndërsa portieri Konomi, kujton: “Dorezat i porosita në peliçeri, pastaj mora dy raketa pingpongu, ja hoqa llastikun poroz dhe ja ngjita dorezave, me të cilat luajta”.  Ndeshja u transmetua nga Radio Televizoni Shqiptar, ende eksperimental, nën komentin e Ismet Bellovës dhe Skifter Këlliçit, që alternoheshin nga një pjesë loje, në radio e televizion.

Takat e këpucëve, që shkruan historinë…!

Nën drejtimin e arbitrit, skuadrat janë gati për fillimin e lojës, por te “17 Nëntori”, nuk luan Xhuxh Kazanxhi dhe në vend të tij, është Iljaz Çeço. Çfarë ka ngjarë në tunelin e stadiumit para fillimit të takimit? Në kontrollin rutinë, arbitrat kanë konstatuar se këpucët e Kazanxhiut, janë me taka sholle të zbuluara, që përbëjnë rrezik për lojtarët në fushën e lojës dhe nuk e lejojnë të aktivizohet. Kështu trajneri Myslym Alla në atë moment shpejtësie, e zëvendëson me Iljaz Çeçon.

Një mungesë e papritur e Kazanxhiut, i ulur në stol, duke krijuar dyshim të madh, pasi ai ishte lojtar formacioni, madje edhe i kombëtares në atë barazim historik 0-0, me Gjermaninë Perëndimore dhe askush nuk u informua me motivin e vërtetë, të paktën deri në pushim të pjesës së parë, pasi informacioni ishte konfuz dhe vetëm pas ndeshjes, diçka u sqarua për mos aktivizimin e tij.

Iljaz Çeço, nga stoli në fushë!

“Çeço, do të aktivizojmë në të dytën. ‘Ajaksi’ është skuadër e fortë e, në duhen forca te reja dhe kështu kemi menduar të luash në pjesën e dytë” -më thotë Lymi para ndeshjes. “Por, papritur, kur skuadrat ishin ende në korridor gati për të dalë, vjen Enver Shehu: ‘Zhvishu shpejt’ – më thotë – do luash në vend të Xuxit, pasi atë nuk e lejon arbitri të futet në lojë’. I zënë në befasi, nuk jam gati-i përgjigjem. ‘Vish getat, merr fanellën me Nr. 14 dhe dil në fushë’.

U vonova pak, dhe jam gjendur në fushë, sapo Din Zhega, Aali Mema dhe Skënder Hyka, luajnë topin e parë për fillimin e ndeshjes. I them lojtarëve, mos më pasoni topin, jam pa nxemje, sa të marr pak veten. Pa ditur motivin dhe tërësisht i papërgatitur edhe psikologjikisht, në ato pak minuta, nuk kam ditur ku kam qenë. Jo vetëm për mua, por edhe për opinionin, aktivizimi im ishte i papritur. Sidoqoftë me kalimin e kohës u orientova, kam luajtur gjithë takimin, madje i kam pasuar Zhegës, topin në golin e barazimit” – kujton Iljza Çeço.

Dy herë Surbier…!

Topin e parë nga qendra e luajnë Hyka, Zhega dhe Mema. Tiranasit kanë emocion, shfaqen të kujdesshëm, emri i madh i “Ajaksit”, i frikëson. Ndeshja pati pati dy pamje. E para, kur të gjithë ishin të mpirë, presing në mesfushë nga holandezët, vjen goli i parë: Hulshof-Neskens, rrethojnë Kasmin, i rrëmbejnë topin dhe mbrojtësi Surbier, mjaft inteligjent, që merr pjesë në aksionin e nisur nga krahu i djathtë, pas një vrapimi 50 metra, papritur është ndodhur para portës, godet tokazi, Konomi e ka prekur, por pa mundur ta devijojë. Pjesa e dytë ka tjetër paraqitje, ndonëse hollandezët si fotokopje e të parit, realizojnë përsëri: ‘58-të, pasi  kanë kanë marrë topin në mesfushë I janë lëshuar portës dhe sërish me Surbier kanë shënuar pas një gjuajtje të kalibruar jashtë zone. 2-0, duket se nuk ka më lojë dhe gjithçka është e përfunduar….

“Xux” Kazanxhi, sa “dyshime”?

Kazanxhi del ne nxemje, këpucët tashmë nuk janë problem, pasi në harkun e 45 minutave të para, në një dhomë të stadiumit, me mjete rrethanore, Met Hyka, ka riparuar çfarë mund të riparonte. “Xuxi” është futur në fushë rreth minutës së 57-të, i pa kontrolluar tashmë nga arbitrar, kur vetëm pak çaste më parë, hollandzët kanë dyfishuar shifrat. Minuta 58, ende pa e prekur topin, në një një sulm pa pretendime nga porta veriore e “Qemal Stafës”, Kazanxhi ndjek me guxim një top të harkuar nga Ben Çela në brendësi të zonës së “Ajaksit”, shmang ndërhyrjen e kapitenit, jugosllavit Velibor Vasoviç, fiton duelin ndaj Berri Hulshof dhe me kokë, e përcjell topin në rrjetën e Stuy-it, duke i befasuar të gjithë.

Shifrat ndryshojnë në 1-2, rikthehen shpresat për një tjetër rezultat. Hollandezët janë hutuar. Në dhjetë minutat e fundit të takimit, dy lojtarët mbrojtës të “17 Nëntorit”, Fatmir Frashëri e Perikli Dhales, pësuan dëmtime e ndonëse iu dha mjekimi i mundshëm nga stafi mjekësor tiranas, (në kushte dhe me instrumente primitive), në pamundësi zëvendësimi, pasi ishte kryer ai që lejonte rregullorja, ata kanë qëndruar në fushë. Pikërisht në atë periudhë, shifrat janë barazuar, pas atij kombinimi Zhega-Çeço-Zhega. 2-2, një rezultat i madh, befasues, surprizë për median europiane, tejet historike edhe për Klubin shqiptar.

“17 Nëntori” – “Ajaks”, do të regjistrojë kështu ndeshjen e parë zyrtare, me të cilën futbolli total do të niste ciklin epokal, të papërsëritshëm. Ndonëse Krujf do të mungojë në dy takimet, ky është formacioni i parë historik i “Ajaksit”, në atë start me futbollin “Total”, në fillim të viteve ‘70-të, me trajnerin Mishels, që edhe e ideoi atë sistem loje. Kur Mishels më 1971, kaloi te Barcelona, stafetën e pasoi te rumuni Stefan Kovaç. Pa harruar Johan Krujfin, interpretuesin unikal të atij futbolli të paimitueshëm, spektakolar.

Çudia hollandeze…!

I panjohur dhe shumë enigmatik për hollandezët, që një futbollist me një fizik të tillë, shtatlartë, tipik i stilit të tyre, që nuk u aktivizua në fillim të lojës, i ka bërë të mendojnë, se ka qenë një zgjedhje taktike e trajnerit Myslym Alla. Kjo u përforcua më shumë, kur Kazanxhi realizoi kokë golin e parë i sapo futur në lojë. I freskët fizikisht, lojtar taktik, për ta ka krijuar një farë shqetësimi, duke i kushtuar më pas vëmendje duke e markuar me 2-3 lojtarë. Vetëm më vonë pas një informacioni të marrë nga gazetarët që shoqëronin skuadrën, janë informuar për shkakun e vërtetë të mos aktivizimit të Kazanxhiut në fillim të lojës, për këpucët me taka sholle, të pa lejuara nga arbitri austriak!

E mërkurë, 16 Shtator 1970, ora 14.00, stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”

            17 Nëntori Ajaks 2-2 (0-2)

17 Nëntori: Konomi (Habibi 61), Frashëri, Dhales, Kasmi, Xhafa, A. Mema, Çeço, Xhaçka (Kazanxhi 58’), Çela, Hyka, Zhega. Tr. M. Alla. (Zëvendësimet: ’57 Kazanxhi për Niko Xhaçkën 57’; Durim Hatibi për M. Konomin ’61).

Ajaks: Stuy, Hulshoff, Krol, Surrbier, Vasovic, Muhren, Rijnders, Nesskens, Van Dijk, Keizer, Stëart. Tr. Michels.

Shënues: Suurbier ‘19, ’58, Kazanxhi ‘59, Zhega ’85.

Arbitër: P. Schiller, Uxa, Mayer (Austri).

Largimi, menjëherë pas ndeshjes!

Pas ndeshjes të tërbuar, në dhomat e zhveshjes së “Ajaksit”, dëgjohej ulërima e trajnerit Rinus Mishels, ndaj lojtarëve të tij. Ndërsa autobusi “Robur” me futbollistët tiranas, i është dashur një orë, për t’u rikthyer te hotel “Donika”, (Bulevardi kryesor, afër redaksisë së gazetës Zëri i Popullit”), pasi rruga ishte e mbushur nga njerëzit e entuziazmuar, që kishin bllokuar bulevardin qendror. Ndërsa në faqet e “Sportit Popullor”, lexojmë: “Klani amstërdamas, u largua nga Tirana pa bujë e pa zhurmë, kokë ulur.

Bile në stadium, trajneri nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, ndërsa në Rinas ndërroi mendim, duke pranuar se i habiti loja e ‘17 Nëntorit’ dhe nuk u shkonte kurrë në mend, se do të gjenin në Tiranë, një kundërshtar të tillë. Por nuk pati kurajën të thonte, se me tjetër mendim erdhi nga Hollanda dhe me tjetër po largohet nga vendi ynë”. Ka qenë Tirana, ai 90-të minutash në “Qemal Stafa”, ai barazim, ai sezon nga nga ku “Ajaks” do të nisë ciklin e madh europian, ndërsa për “17 Nëntorin” fillon rrënimi, deri në “kërcënimin” për të rënë në Kategorinë e Dytë. Por, le të vijojmë me sfidën e kthimit…! Memorie.al

                                                          Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Një grup prej pesë gjermanësh me një mitraloz, disa herë, zmbrapsnin një grup prej qindra partizanësh, me dhjetëra mitraloza të lehtë...”! / Raporti oficerit britanik, për çlirimin e Tiranë, nëntor ‘44

Next Post

“Para se të arratisej me 59 vllehë, 900 bagëti dhe 40 mushka, Foto thirri për darkë, kryetarin e Degës, sekretarin e Komitetit të Partisë dhe...”/ Dokumentet e Sigurimit, për Kolonjën dhe Lezhën

Artikuj të ngjashëm

“Trajneri i shquar i R.F. Gjermane, Shen, pas ndeshjes me kombëtaren tonë, më 1967 në stadiumin ‘Qemal Stafa’, i dha dorën Teodor Vasos, sepse…”/ Dëshmitë e kolegëve, për futbollistin e famshëm korçar
Sport

“Trajneri i shquar i R.F. Gjermane, Shen, pas ndeshjes me kombëtaren tonë, më 1967 në stadiumin ‘Qemal Stafa’, i dha dorën Teodor Vasos, sepse…”/ Dëshmitë e kolegëve, për futbollistin e famshëm korçar

January 23, 2025
“Gazeta franceze ‘Sud West’, ripublikoi historinë e fshehtë të Gerd Mylerit, me bukuroshen shqiptare të Hotel ‘Dajtit’…”/ Kur shtypi europian “ziente” për dashurinë fluide të legjendës gjermane të futbollit botëror!
Sport

“Gazeta franceze ‘Sud West’, ripublikoi historinë e fshehtë të Gerd Mylerit, me bukuroshen shqiptare të Hotel ‘Dajtit’…”/ Kur shtypi europian “ziente” për dashurinë fluide të legjendës gjermane të futbollit botëror!

January 12, 2025
“Makinacionet e Federatës Shqiptare të Mundjes, që e detyruan sportistin e talentuar shkodran të ekipit ‘Vallaznia’, që të braktiste përfundimisht sportin dhe…”/ Historia e trishtë e Halil Gëlqeres
Sport

“Makinacionet e Federatës Shqiptare të Mundjes, që e detyruan sportistin e talentuar shkodran të ekipit ‘Vallaznia’, që të braktiste përfundimisht sportin dhe…”/ Historia e trishtë e Halil Gëlqeres

December 11, 2024
“Një nga heronjtë e vërtetë të ndeshjes me ‘Austrinë’ e Vjenës, ishte edhe Taq Eksarko, i cili sot po ‘lufton’ përsëri, por, një ‘ndeshje’ tjetër, atë me…”/ Mirënjohje për ish-futbollistin e “Partizanit” dhe kombëtares
Sport

“Një nga heronjtë e vërtetë të ndeshjes me ‘Austrinë’ e Vjenës, ishte edhe Taq Eksarko, i cili sot po ‘lufton’ përsëri, por, një ‘ndeshje’ tjetër, atë me…”/ Mirënjohje për ish-futbollistin e “Partizanit” dhe kombëtares

November 22, 2024
“Nga Hoxha, Gjoni e Sulaj, te Zëri, Gurma, Bajaziti, Hafizi, etj., që aplikuan lojën hollandeze dhe…”/ “Djemtë e artë’ të “Shkëndisë”, që shkëlqyen në elitën e futbollit shqiptar dhe kupat ballkanike
Sport

“Djemtë e talentuar të ‘Shkëndijës’ së viteve ’70-’80-të, që shkëlqyen deri në ekipin Kombëtar dhe ‘Shpresa’, një model edhe për sot, por fatkeqësisht Federata e Futbollit…”! / Refleksionet e specialistit të njohur

October 29, 2024
“Kur disa tifozë, i dolën përpara Hysni Kapos dhe i thanë se; Papavangjelin na e ka marrë ‘Dinamo’, nuk e kthejnë në Vlorë, ai…”/ Historia e panjohur e legjendës së basketbollit vlonjat dhe atij kombëtar
Sport

“Kur disa tifozë, i dolën përpara Hysni Kapos dhe i thanë se; Papavangjelin na e ka marrë ‘Dinamo’, nuk e kthejnë në Vlorë, ai…”/ Historia e panjohur e legjendës së basketbollit vlonjat dhe atij kombëtar

October 13, 2024
Next Post
“Para se të arratisej me 59 vllehë, 900 bagëti dhe 40 mushka, Foto thirri për darkë, kryetarin e Degës, sekretarin e Komitetit të Partisë dhe…”/ Dokumentet e Sigurimit, për Kolonjën dhe Lezhën

“Para se të arratisej me 59 vllehë, 900 bagëti dhe 40 mushka, Foto thirri për darkë, kryetarin e Degës, sekretarin e Komitetit të Partisë dhe...”/ Dokumentet e Sigurimit, për Kolonjën dhe Lezhën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!