• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime Kalvari i nje intelektuali

“Kur po kalonin pranë tribunës së udhëheqjes, i rrëfen shokut të tij, se e kish ëndërr të vriste Enver Hoxhën, por me të mbaruar parakalimi, ai shkoi te Dega e Brendshme…”/ Kujtimet e Petraq Xhaçkës

Dëshmia e Bashkim Shehut: “Kur isha në hetuesi, më kanë pyetur edhe për letrën e Mehmetit dërguar Ivanovit, ku për Enverin, ai shkruante…”/ Reagimi pas librit të Nexhmije Hoxhës
“Nurien nga Vlora, një spiune e rekrutuar nga Sigurimi, ish-pjesëtare e ‘Ballit Kombëtar’, e mori me vete drejtori burgut, Metani…”/ Rrëfimi tronditës i ish-shoqes së qelisë, së Musine Kokalarit
“Pasi më godiste me majat e këpucëve te gjunjët, krye hetuesi i Fierit, më tha; kemi arrestuar edhe antarë të Byrosë, Prokopin dhe Palin, kurse Muhos…”/ Dëshmitë tronditëse të inxhinierit të naftës, Petraq Xhaçka
“Pasi më godiste me majat e këpucëve te gjunjët, krye hetuesi i Fierit, më tha; kemi arrestuar edhe antarë të Byrosë, Prokopin dhe Palin, kurse Muhos…”/ Dëshmitë tronditëse të inxhinierit të naftës, Petraq Xhaçka
“Peti Shamblli, më tha; ti, shoku Xhaçka, duhet ta prishësh fejesën, sepse ajo vjen nga një familje borgjeze dhe babai i saj, i diplomuar në Oksford…”/ Kujtimet e inxhinierit të naftës
“Kolën nga Malësia e Shkodrës, kishte një javë që e kishte zënë galeria dhe komanda s’i tregoi familjes që i erdhi në takim, por kur e nxorëm pas dy javësh…”/ Rrëfimi tronditës për burgun e Spaçit
“Skënder Daja, që do të pushkatohej pak ditë më pas, ditën e parë të revoltës, bisedoi fshehtas me një ushtar të vend-rojeve, me të cilin…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit për Revoltën e Spaçit

Nga Petraq Xhaçka

Pjesa e tridhjetë e katër

Memorie.al/ Qëllimi i këtij libri, është të bashkojë ndihmesën në përpjekjet që bëhen, për të paraqitur të vërtetat dhe tmerret e diktaturës komuniste në Shqipëri. Qëllimi kryesor i librit, nuk është t’i tregojë popullit tonë e kujtdo tjetër, se ne naftëtarët kemi qenë të pafajshëm, sepse kjo është bërë e njohur nga botime në shtypin tonë, nga televizionet e huaja, si dhe nga takimet direkt me Forumin Ndërkombëtar dhe atij shqiptar të të Drejtave të Njeriut. Dëshira e autorit, është që nëpërmjet kësaj historie, së bashku me tregime të tjera, të luftohet çdo shfaqje në çfarëdo forme, qoftë dhe të moderuar, që ai mund të ketë për të krijuar një shoqëri komuniste. Mendoj se edhe nëpërmjet kësaj historie të hidhur personale, do të shfaqet fytyra mizore e pabesë dhe prepotente e enverizmit, që për një gjysëm shekulli, ja mbajti thikën me majën në gjoks popullit shqiptar, me syrin pishë, duke përgjuar lëvizjet për shpëtim nga jashtë, apo rebelim të vetë popullit, i gatshëm ta shtynte thikën drejt zemrës, në lëvizjen më të parë. Ngjarjet janë vënë në fushat ekonomike ku ajo është shfaqur më me forcë, siç ka qenë industria e naftës dhe e qazit, ku pata fatin të derdh energjitë e mia, për një jetë të tërë dhe të bëhem në ato ngjarje pjesëtar dhe dëshmitar. Të gjitha ngjarjet që shkruhen në këtë libër kujtimesh, janë të vërteta, jo vetëm pa asnjë për zmadhim apo zbukurim të tyre, por ndofta, nuk di sa kam mundur të paraqes forcën tmerruese të ngjarjeve që ndodhnin në atë sistem dekadent të socializmit, ku nuk ekzistonte asnjë ndjenjë humane.

                                                  Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

Ai na njoftoi se dhe ne do të punonim në atë dhomë të kampit, dhe na shpjegoi se do të na paguanin, në bazë të faqeve dhe rreshtave që do të përkthenim. Natyrisht pagesa ishte shumë herë më e vogël, nga ajo që u jepej përkthyesve të jashtëm. Ne ishim të kënaqur, jo vetëm për këto të ardhura sado të vogla, që na plotësonin deri diku nevojat, por edhe sepse, kishim shpëtuar nga ato programet e kamp-burgjeve të mëparshme. Veç kësaj, këtu ushqimi ishte më i mirë, meqenëse ne, përfitonim normat e atyre që punonin për llogari të administratës së burgjeve, që me kohë gëzonin një ushqim, pak më të mirë se të tjerët.

Ishim tani një ekip i vogël dhe nuk kishim shqetësime të ndryshme, apo probleme që shpesh lindnin mes të burgosurve. Nuk u nënshtroheshim leximeve politike kolektive dhe programeve të tjera rutinë, por kishim detyrën e vetme, që përkthimin ta përfundonim në afatin që e kërkonte ministria. Ne ishim të interesuar të punonim me kohëzgjatje, që nga njëra anë të siguronim më shumë të ardhura, kurse në anën tjetër, tërhiqeshim nga puna dhe përmirësonim dijet në gjuhët e huaja. Që ditën e parë, ne mësuam se pas një afati të shkurtër, të burgosurit që gjetëm aty, ishin në prag të plotësimit të afateve dhe do të liroheshin. Ne të dy, na kishin sjellë për të përgatitur terrenin, për zëvendësimin e tyre.

Punonim të gjithë kokë ulur dhe të përqendruar. Ditët e para nuk shkëmbyem asnjë opinion me karakter politik, sepse reciprokisht nuk njiheshim. Pas disa ditësh, në bisedat e lira, kur dilnim në oborr gjatë pushimit të mbrëmjes, arsimtari dhe inxhinieri i minierave, na treguan shumë hollësira nga jeta e burgut, dhe ato shërbyen që ne të kuptonim, se kishim të bënim me njerëz mjaft të mirë dhe të hapur. Me kalimin e kohës, u zgjerua gradualisht sfera e bisedimeve dhe ne me lehtësi u treguam, edhe historinë e grupit tonë. Shëtitjet e mbrëmjes, pas një farë kohe, u bënë shumë të këndshme, sepse Dauti, arsimtari, ishte një talent i veçantë në imitimin e të folmes së Enver Hoxhës. Dauti mbante mend në mënyrë të shkëlqyer, shprehje nga fjalimet dhe ditarët e diktatorit, dhe na zbaviste ne, duke përdorur po atë ton, e po atë ritëm karakteristik, po atë theks bombastik, që kishte tirani shqiptar.

Ne qeshnim me lot, me tregimet plot zgjuarsi të këtij të burgosuri të vjetër. Ai zotëronte shumë mirë anglishten dhe frëngjishten. Ai imitonte dhe shumë të tjerë nga kukullat e Byrosë Politike dhe ne na pëlqenin aq shumë shfaqjet e tij, sa që na u bë zakon, t’ia kërkonim ato çdo darkë, si program argëtimi i domosdoshëm. Dauti na mbushte me optimizëm, kur na thosh i bindur, se ne nuk do të qëndronim në burg aq gjatë sa ishim dënuar, por do të arrinim të ktheheshim shpejt pranë familjeve tona dhe se historia, do të nxirrte në shesh të vërtetat e tragjedisë sonë.

Në atë shoqëri, të përkthyesve të burgut, pata rastin të njoh shumë afër një djalë të ri nga Tirana. Ai ishte në atë kohë, rreth tridhjetë e tre vjeç dhe kishte shumë vjet në burg! Kur ishte në moshë miturake, i patën arrestuar të atin, me akuzën e tradhtisë në favor të shtetit Jugosllav. Babai mbante gradën e kolonelit, në strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Goxha post! Natyrisht ky djalë, nuk dinte asgjë mbi motivet e arrestimit, por dashuria dhe respekti për babanë, jeta e ngrohtë familjare, nuk i jepnin aspak arsye që të besonte akuzën.

Pasi ia kishin dënuar babanë, djaloshit nuk ia lëkundte dot askush bindjen e plotë, të pafajësisë të njeriut të tij më të shtrenjtë. Atë e pushtoi urrejtja për policinë, qeverinë dhe Enver Hoxhën. Kështu në një ditë feste, kur po organizohej parakalimi para ndërtesës së Kryeministrisë, ku zinin vend udhëheqësit e Partisë e të shtetit, djali, nxënës i shkollës së mesme, tok me një shokun e tij, u hodh nga ana e pasme e ndërtesës së Kryeministrisë, për ta ndjekur qe andej parakalimin. Kur po kalonin afër tribunës, djali në atë pezmin e tij, i rrëfen shokut, se e kish ëndërr të vriste Enver Hoxhën. Me të mbaruar parakalimi, shoku i tij i klasës, shkoi e raportoi në Degën e Brendshme.

Fëmija u arrestua menjëherë dhe si përfundim ,u dënua me plot njëzetë e dy vjet burgim politik! Ai çunak i gjorë, nuk kishte patur as armë, e asgjë tjetër, që të mund të realizonte ëndrrën e tij, e as që do të mundte, sepse diktatori ruhej me masa të jashtëzakonshme të policisë sekrete dhe me njësi të Gardës së Republikës

Kur e njoha unë, djaloshi kishte shlyer afro dy dekada burg dhe ishte në ditët e fundit, të shlyerjes së dënimit. Prej vitesh, ai punonte në këtë zyrë përkthimesh. Gjuhët e huaja, anglishten, frëngjishten dhe italishten, djali i pat mësuar në burg, në mënyrë autodidakte, por në një nivel shumë të mirë. Këto gjuhë i mësoi ashtu, pa kurse e, pa librat përkatës, sepse ato në burg, ishin tërësisht të ndaluara. Në qoftë se një të burgosuri, i gjendej ndonjë fije letër, ku të ishin të shkruara fjalë të huaja, ai dënohej si minimum, me një muaj regjim të rëndë biruce.

Shumica e të burgosurve që mësuan gjuhë të huaja e arritën këtë, duke i mësuar fjalët në kohën e pushimeve, gjatë shëtitjeve apo qëndrimeve në oborr, me persona të cilët i dinin profesionalisht këto gjuhë. Këta lloj studentësh, hiqeshin mënjanë e përsërisnin me vete me zë të ulët, fjalët e mësuara. Ose shpesh, këtë e bënin gjatë kohës që pinin kafenë, të cilën e përgatisnin në zjarrin e opingave, që komanda u jepte të burgosurve, për t’i veshur. Kështu opingat, ishin gjithnjë objekt grabitjesh gjatë natës, kur të burgosurit flinin, sepse merreshin për të bërë zjarr për kafenë, ose për të zierë gjellën.

Ky djalë i ri, u poq në burg. Ishte i mençur mjaft dhe sillej me urtësi. Nuk kish lënë, për vite të tëra, organizma dhe drejtues shteti, pa i shkruar, si në kohën e Enver Hoxhës, ashtu dhe të Ramiz Alisë. Kërkonte thjeshtë, që t’i jepej të paktën mundësia të bashkëjetonte me të atin, i cili tani ishte shndërruar në një kujtim vegjëlie. Kërkonte që të dy ata, t’i mbyllnin në të njëjtin repart burgu, por asnjëherë administrata komuniste, nuk ia mori në shqyrtim kërkesën. Asnjëherë nuk iu plotësua dëshira minimale, që të takonte së paku një herë babanë, me të cilin ishin në të njëjtin sistem burgjesh, e nën të njëjtin regjim politik.

Për njëzetë vjet, babë e bir, jetuan në të njëjtat ndërtesa, në të njëjtat fjetore, shëtitën rreth e qark Shqipërisë, nëpër të njëjtët kampe, por kurrë në të njëjtën kohë. Jo, nuk ua dhanë mundësinë, qoftë të shiheshin një here, e të ndjenin në sytë e njëri tjetrit, dashurinë e pakufishme që i mundonte të dy. E ëma, që bridhte sa në një kamp në tjetrin, qoshe më qoshe Shqipërisë, i sillte djalit fjalët e babait dhe sigurinë se plaku e deshte shumë të birin, dhe po këtë zjarr, nëna ia transmetonte të shoqit, nga i biri, tashmë i bërë burrë.

Mbas disa muaj pune, në zyrën e përkthimeve të këtij reparti, gradualisht u liruan të pesë personat që ne gjetëm aty. Nuk di se ku ndodhet tani djali, historinë e të cilit sapo tregova, por e përfytyroj se me sa mall e lot, janë takuar të dy, at e bir?! Dhe jam i bindur, që brenga e atit për birin, ka qenë më e madhe, sidomos nën çekanët e mendimit, se djali e pagoi me moshën më të bukur të jetës, dashurinë ndaj babait të tij. Tani mbetëm aty, vetëm ne të dy naftëtarët e vjetër, Enrikoja dhe unë. Por vetëm për pak kohë. Drejtoria e Burgjeve, në prag të Vitit të Ri 1990, na transferoi në një repart tjetër, tek Burgu i Ri i Tiranës.

Përpara se të rifillonim nga puna, ne ndenjëm disa javë në katin e parë të burgut, në një dhomë të posaçme për të burgosurit politikë, si një vend i përkohshëm, për ata që transferoheshin nga një kamp në tjetrin. Aty ishin ndërtuar shtresa dërrase, në tre kate, kështu që flinim tre veta, njëri mbi tjetrin, ndërsa anash, i burgosuri nga i burgosuri, nuk kish asnjë ndarje. Në atë dhomë të vogël, me kalimin e kohës, arritëm të ngjisheshim rreth tridhjetë frymë, e të dukej sikur do të asfiksoheshe nga çasti në çast.

Në kohën që vajtëm ne, bëheshim vetëm dymbëdhjetë të burgosur. Aty kalonim natën, aty kalonim ditën. Kishim vetëm një orë ajrosje, nga njëzetë e katër që ka dita, me të drejtën e shëtitjes në oborrin e burgut. Ishim njëlloj si në birucë. Ditët kalonin në vështirësi. Ne filluam të shqetësoheshim, përse u krijua kjo ndërprerje e gjatë, e nuk po rifillonim nga puna. Mos vallë shefat, kishin ndërruar mendje dhe e kishin asgjësuar celulën e vogël të përkthyesve?!

Nga mesi i janarit 1990, na sollën në dhomën hangar edhe trembëdhjetë të burgosur të rinj. Mysafirët e rinj, ishin nga ata guximtarët e parë, që tentuan të rrëzonin bustin e Stalinit në Shkodër dhe që u arrestuan menjëherë, brenda natës. Këta ishin shkëndija e pare, e shpërthimit të asaj lëvizje popullore, që më vonë ngriti gjithë popullin në këmbë dhe rrëzoi diktaturën komuniste. Ne u njohëm dhe u afruam shpejt, me këto “dallëndyshe të para” të lirisë.

Fjala dallëndyshe, të jep një përfytyrim të ri, por disa prej tyre, ishin dhe të moshuar. Na afroi sidomos humori i tyre, ai humori i mirënjohur shkodran, por dhe optimizmi që na sollën aty. Akti i tyre historik për përmbysjen e komunizmit, na rriti pa masë respektin për ta. Në atë dhomë, ku nuk depërtonte asnjë lajm, e asnjë njoftim i ri, ne mësuam gjerësisht, për këtë ngjarje madhore, të qytetit të njohur, për njerëzit e saj entuziastë e liridashës.

Dhe shkodranët, nga ana e tyre, u interesuan e mësuan, në vija të përgjithshme, të vërtetën e tragjedisë sonë, të cilën e kishin dëgjuar nga radiot e televizorët dhe e kishin lexuar në gazeta, por krejtësisht me ngjyra të tjera, me shtrembërimin e zakonshëm punist, të realitetit. Ata, na shprehën keqardhjen për fatkeqësinë tonë, si dhe urrejtjen për sistemin dhe komunistët e Enverit, që i kishin shkaktuar aq mynxyra popullit dhe vendit. Guximtarët nga Shkodra, e mbanin lart moralin dhe nuk rrinin pa treguar historira apo barcaleta të bukura, gjithë llojesh, të humori të krahinës. Tani, dhoma e errët e atij burgu të urryer, zhurmëronte nga të bërtiturat, nga të qeshurat, aq sa nuk na besohej, se ne ishim akoma në burg, ose na dukej se ja, ish pjekur lirimi ynë, ajo ëndërr që nuk na largohej, asnjë minutë nga mendja.

Na krye të këtyre mysafirëve të rinj, ishte Dede Kasneci, i cili do të mbetet i paharruar në kujtesën time, për gjithë jetën. Ai flinte ngjitur me mua dhe me Enrikon. Si shtresa poshtë, kishim nga një batanije, sepse në burg, nuk gjendeshin dyshekë. Në bisedat me Dedën dhe me shokët e tij, ne pamë vendosmërinë e tyre, për të vazhduar rrugën që kishin nisur. Ata e ndjenin për nder, që ishin arrestuar. Me një bindje të madhe, Deda na thoshte, se komunizmi i kish ditët e numëruara.

Të them të drejtën, në ato çaste ne ende na dukej kjo si një ëndërr e largët dhe besimi i tyre, krejtësisht i tepruar. Por ata kishin patur plotësisht të drejtë. Ngjarjet në Lindje, po rrokulliseshin shumë shpejt, drejt orës historike të shembjes së sistemit komunist. Ata na prunë në burg një frymë të re, që ne nuk e kishim provuar më parë; protestën e zhurmshme. Sa herë ata kërkonin ndonjë të drejtë, e bombardonin me shqelma derën e hekurt të birucës. Nga shqelmat e tyre, ne përfituam dy të drejta ajrosje në ditë dhe të dyja, për një kohë më të gjatë.

Një ditë kur kishim dalë në oborr, ata sajuan një top prej lecke, e ne nisëm të luanim futboll. E pastaj kjo u fut në programin tonë dhe ne vraponim çdo ditë, prapa topit prej lecke. Kjo ishte një pamje e re, e jashtëzakonshme për burgjet e Shqipërisë, por drejtuesit e vendit, bënin një vesh shurdh, e një sy qorr, para këtyre “rrugaçërive” të vogla, në oborrin e ndërtesës së tyre. Ditët e kaluara bashkë me shkodranët, që rrëzuan Stalinin, janë të paharruara.

Ata sollën jetë të bukur, na bënë edhe ne të rinj, na bënë optimist, e aq sa nuk kishim qenë kurrë ndonjë herë. Qeshnim me të madhe, e bërtisnim si fëmijë, kur loznim futboll dhe sidomos kur rrëzoheshim përdhe, meqenëse këmbët tona, nuk mbanin më nga lodhja. Truproja, i cili qëndronte prapa mitralozit, atje lart në kullën e ngritur mbi mur, na vinte vetvetiu tek ne, nga ato pak rreze drite, që po përhapeshin mbi vendin tonë, për një të ardhme të re, për një të ardhme me demokraci, liri fjalë e shtypi, për një të ardhme me drejtësi, për një vend ku të drejtat e njeriut, do të njiheshin e do të zbatoheshin dhe ligjet, nuk do t’i bënin njerëzit e Sigurimit, hetuesisë, prokurorisë, e të gjykatave formale.

Ne mendonim, se këto ishin ato rreze të atij ndriçimi të madh, që do të vinte e do të largonte përgjithmonë retë e zeza, të cilat prej dekadash, kishin pllakosur mbi vendin tonë. Më pas, ne na kaluan në katin e dytë, aty ku kishte qenë hetuesia special, që kam përshkruar në ca kapituj më parë. Ish një dhomë e zakonshme, ku na kishin vendosur dy tavolina pune dhe një televizor, që na e kishin instaluar në qoshe. Komanda i kish marrë masat, për të sjellë të paketuara të gjithë librat dhe dorëshkrimet tona të përkthimeve, që patëm nisur në kampin “Ali Demi”. Edhe pse e veshur me rrjet hekurash të trashë, ne na pëlqente dritarja e madhe, që shikonte nga ana e Repartit Special 326, për ndërhyrje të shpejta.

Ngjitur me dhomën e pare, ishte një dhomë tjetër, ku patën vendosur një krevat dërrase dykatësh, e që do të shërbente si dhomë fjetje për mua dhe Enrikon. Krevati ishte i pajisur këtë here, me dy dyshekë prej kashte, me çarçafë dhe batanije. Në vazhdim, ishte edhe një dhomë e tretë, e boshatisur, e cila tërë kohën qëndroi e hapur. Në këtë kat, në anën tonë, rreshtoheshin edhe dhoma të tjera, por që mbaheshin të mbyllura me kyç, ndërsa në anën tjetër të korridorit, ishin dhomat e birucave të hetuesisë speciale, te mbyllura gjithashtu.

Kushedi sa vetë kishin kaluar aty ditë të tmerrshme në pritje të ekzekutimit. Aty nuk hynte e dilte njeri, përveç rojeve e njerëzve të komandës, që na vinin për kontroll. Korridori ishte i gjatë, rreth njëzetë e pesë metra, i pa trazuar fare dhe ne e përdornim atë, për të bërë shëtitje, më tepër për ushtrime gjimnastikore. Ne bënim në të, rreth njëqind e pesëdhjetë vajtje e ardhje në ditë, nga kreu në fund. Meqenëse Enrikos i filluan disa shqetësime në zemër, ai bënte më shumë ecejake se unë, për të mos lejuar përparimin e sëmundjes.

Ngjarjet e Shkodrës dhe ato të qyteteve të tjera, që ndodhën më vonë, na dhanë forca, gjallëri e besim, për të ardhmen tonë. Megjithëse ishim në katin e dytë, ne i kërkuam komandës, që pushimin të na lejonin të shkonim e ta bënim, së bashku me të arrestuarit nga Shkodra. Komanda na lejoi, e ne e shtuam zullumin e nisëm të qëndronim gjatë në dhomën e tyre. Ajo dhomë e vogël, e errët dhe e pistë, mua dhe Enrikos, tani na dukej e këndshme dhe prehëse.

Plotëso një kërkesë, e bëj një tjetër; ne mundëm të merrnim disa prej shkodranëve edhe lart në katin tonë, për të parë televizorin aty tek ne. Policët tani, kishin filluar të bënin lëshime, e nuk ishin më ata të parët, që nga frika e shefave, tregoheshin shumë të ngurtë. Për të ardhur nga kati i parë, ku ishin Deda me shokë, deri në katin e dytë, ku ishim ne, policët duhet të hapnin, dy palë dyer të hekurta. E ata nuk kundërshtonin më, i hapnin!

Mbas katër vitesh hetuesie e burgu, për herë të pare, ne na u dha mundësia të shikonim në televizor, programin e Italisë, që, ritransmetonte Tirana, nga repetitori i malit të Dajit. Por shpesh here, televizori ynë e merrte Italinë edhe drejtpërdrejt, me një copë antenë dhome. Kjo natyrisht, ishte akoma e ndaluar, por sapo dëgjonim hapa policësh, ne e ndryshonim kanalin. Periudhën e fundit, edhe disa policë u afruan me ne, dhe kërkonin edhe ata, të vinin në dhomën tonë, të shikonim tok emisionet televizive italiane, megjithëse këtë, e bënin me frikë të madhe, se mos i gjente aty ndonjë nga eprorët. E ndara jonë, ish bërë si një oaz i lumtur, brenda asaj ndërtese të madhe, që pat prodhuar vetëm frikë dhe vuajtje. Ne tani, kishim të drejtë të dilnim për ajrosje, një herë në ditë, me nga një orë, në oborrin e burgut.

Gjatë atyre ditëve të punës në zyrën e përkthimeve, tok me Enrikon, filluam të kërkojmë të drejtën tonë. Drejtorit të burgut dhe drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, kur ata vinin rrallë për të parë punën që po kryenim, ne u bëmë disa herë kërkesa, që të na dërgonin përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme, që t’i parashtronim të gjitha të vërtetën e proçesit tonë dhe t’u kërkonim ribërjen e gjyqit.

Kërkesave tona të shumta, nuk iu përgjigj njeri. Heshtja e plotë! Por ne këmbëngulëm gjatë dhe më në fund, ata u detyruan të sjellin një prokuror nga dega e Tiranës. Ne harxhuam disa orë, që t’i parashtronim atij gjithë të vërtetën, se si u zhvillua hetuesia jonë në Fier, se si ishte përdorur dhuna ndaj nesh, se si ishin koordinuar e sistemuar të gjitha deponimet e ndryshme, që bënim veç e veç, ne anëtarët e të ashtuquajturit “grup armiqësor të naftës” dhe se si ishin shkelur ligjet e rregullat e zhvillimit të hetuesisë, ku nuk pat marrë pjesë në asnjë seancë të vetme, asnjë përfaqësues i prokurorisë. I treguam se si, nuk u mbajtën e, si nuk u ruajtën, sipas rregullave, protokollet që ne firmosnim çdo ditë. Prokurori na dëgjoi, bëri disa pyetje sqaruese dhe u largua. Pritëm gjatë, por përsëri, nuk na dhanë asnjë përgjigje.

Ishte e qartë, që ribërja e një gjyqi të hapur para popullit, siç po e kërkonim ne, do të ishte një diskreditim i jashtëzakonshëm, për udhëheqjen e Partisë e, për organet e diktaturës. Këtë radhë, ne ishim të vendosur, të mos tërhiqeshim përpara asnjë presioni, për të thënë të vërtetën. Tani, në vend ishte një situatë shumë më e favorshme politike, për të bërë një hap të tillë. Por pushteti ishte i qelbur në krye, siç edhe peshku qelbet nga koka, sepse ata ishin vetë organizatorët e kësaj tragjedie dhe nuk mund ta pranonin një lëshim të tillë.

Tani, ata ishin më të kujdesshëm, për të na izoluar. Ne nuk merrnim asnjë lajm të vërtetë, mbi ngjarjet në vend. Televizori vazhdonte politikën e mashtrimit dhe gënjeshtrave. Ne kishim takime me familjarët, por në këto takime, tani, mbi kokë na qëndronin vigjilentë, vetë oficerët e komandës së burgut dhe nuk na lejonin, të nisnim asnjë bisedë politike. Memorie.al

                                                 Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 2 Tetor 2023

Next Post

“Nga Beqir Valteri, Qazim Mulleti e Zai Fundo, te Noli e qeveritarët e tjerë, që një ditë para largimit, morën franga ari nga arka e shtetit dhe...”/ Studiuesi i njohur, publikon emrat dhe dokumentet

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
Viti 1946, kur regjimi komunist me alibinë e “ndërrimit të monedhës”, zhvati tregtarët dhe pasanikët shqiptarë

“Nga Beqir Valteri, Qazim Mulleti e Zai Fundo, te Noli e qeveritarët e tjerë, që një ditë para largimit, morën franga ari nga arka e shtetit dhe...”/ Studiuesi i njohur, publikon emrat dhe dokumentet

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!