Nga Viron Prodani
Memorie.al / Disa vite më parë, në një emision televiziv, ku diskutohej mbi politikat absurde të Enver Hoxhes z. Artur Zheji midis të tjerave ka thënë se: “Enver Hoxha donte të vendoste në të gjithë botën, rolin hegjemon të ideollogjise Marksiste-Leniniste”! Po z. Zheji, në gazetën “MAPO”, në datën 25 maj të atij viti, e konkretizonte thënien e tij, me një artikull mbi ‘Fondin e Solidaritetit’. Kjo më nxiti që të bëj disa saktësime, duke dhënë një tablo më të qartë të këtij fondi, në U.S.D. dhe Lek. Them edhe në lek, sepse këto shpenzime, kanë qenë me dhjetëra miliona dhe të konvertuara me kursin e atëhershëm, bënin edhe këto disa milion dollarë.
Mbi fondin e solidaritetit 1964-1991
Sekretariati i Komitetit Qendror të P.P.SH-së, me Vendimin Nr. 190, dt. 10/06/1964, vendosi në dispozicion të K.Q., një fond prej 700.000 USD, për t’i përdorur në interes të punës, për lëvizjen komuniste ndërkombëtare, për luftën kundër imperializmit dhe revizionizmit, për propagandën në botën e jashtme dhe mbrojtjen e Marksizëm-Leninizmit. Vendimi është firmosur nga Enver Hoxha. Vendimi Nr. 190, dt. 10/06/1964, parashikon që fondi të shpenzohet për disa qëllime:
– Ndihmë Partive Komuniste M-L dhe grupeve M-L: = 165 000 USD.
– Organizim seminaresh me komunistë nga Evropa Perëndimore dhe Amerika Latine, si dhe me sindikalistë nga vendet e Afrikës të Zezë: = 42.000 U.S.D
– Punë propagandistike me botën e jashtme si botimet ideologjike e propagandiste dhe shpërndarjen e tyre, letër shkrimi, makina shkrimi dhe një pjesë të rrogës së korektesëve të huaj: = 80.000 U.S.D.
– Për të dërguar jashtë shtetit delegacione partie, për bisedime me partitë motra dhe grupet M–L ose kongreset dhe konferencat e tyre.2.000 U.S.D.
– Shtesa në organizimet e ditëve përfaqësuese diplomatike për çeljen e ndonjë përfaqësie të re për të mbajtur kontakte pune me partitë M-L dhe grupe komuniste: = 100.000 U.S.D
– Organizim konferencash, ku të shprehet solidariteti i P.P.SH. dhe popullit tonë në luftën për pavarësi Kombëtare të popujve të Azisë, Afrikës e Amerikës Latine duke ftuar për këtë qëllim delegacione. = 8.000 U.S.D
– Akordim bursash për studentë të këtyre vendeve: = 10.000 U.S.D
– Ardhjen e miqve të huaj, për vizitë e pushime në vendin tonë. Të ftohen 200 miq për pushime dhe njohjen e vendit tonë: = 105. 000 U.S.D.
– Në dispozicion të Byrosë Politike e K.Q. P.P.SH: = 150.000 U.S.D.
Dokument tjetër që vërteton financime të shtetit për ketë fond, është Vendimi i Sekretariatit të K.Q. nr. 19, datë 27.1.1967, për 700.000 dollarë.
FONDI I SOLIDARITETIT 1964 – 1991 TË ARDHURAT. U.S.D.
Derdhje në bankë (1964 – 1976) 500.000
Interesa Bankare (1968 – 1991) 970.000
Johanson New York 84.000
Kuota të anëtarëve të Partisë në Ambasada 101.000
TOTALI: 11.655.000
Nga K.Q.P.P.SH-së, ishte hapur në bankë një llogari, depozitë në dollarë e quajtur “Fondi i Solidaritetit”. Për periudhën 1964-1976 janë derdhur dorazi në bankë nga persona të caktuar 6.500.000 U.S.D.
Në mandat arkëtimet, për arsye të sekretit, nuk tregohet nga çfarë burimi kanë ardhur. Vetëm në disa raste janë shënuar personat ose inicialet e atyre që kanë bërë derdhjet. Vetë personat, nuk e dinin origjinën e kësaj valute, mbasi përbente sekret. Këtë valutë, ata e merrnin në zyrën e Drejtorisë së Jashtme të ambalazhuara.
Përveç shumës prej 6.500.000 U.S.D., K.Q., ka marrë nga Banka e Shqipërisë për periudhën 1968-1991 dhe 4.970.000 U.S.D., nga llogaritja e interesave. Fillimisht interesi bankar ka qenë 2% dhe është llogaritur deri në vitin 1977. Në vitin 1978, përqindja e interesit me V.K.M., nr 11, datë
2. 3. 1978, është aplikuar në masën 4%, që ka vazhduar deri në vitin 1991. Interesat e përfituara, kanë qenë të kundërligjshmesh, mbasi sipas vendimeve dhe udhëzimeve në fuqi, interesat i përfitonin vetëm individët dhe jo entet apo subjektet shtetërore e politike.
Një mike e vendit tonë në SH.B.A-ës, Imogrena Johonson, ka lënë me testament në një bankë të New Yorkut, në vitin 1990, shumën prej 84.000 U.S.D
— Kuota të anëtarëve të Partisë etj., llogariten në shumën 101.000 U.S.D.
Fondet e derdhura në bankë sipas viteve, për periudhën 1964 – 1976.
Vitet U.S.D.
1967 300.000
1967 250.000
1967 250.000
1968 250.000
1968 250.000
1969 500.000
1970 500.000
1971 500.000
1972 500.000
1973 500.000
1974 500.000
1975 500.000
1976 500. 000
Shuma e Fondeve derdhur në bankë (1964-1976) 6.500.000
Shpenzimet për Fondin e Solidaritetit 1964-1991. U.S.D
- Ndihma financiare e Partive e grupeve M-L, 2.290.000
- Ndihma e personave të ndryshëm të Partive, 150.000
- Përgatitje Politike – Ushtarake, 200.000
- Propagandë – Botime – Përkthime – Media, 140.000
- Zhvillimi i Kongreseve – Konferencave të vendeve të tjera në Shqipëri, 70.000
- Në dispozicion të Byros Politike e K.Q.të P.P.Sh-së për delegacione të Partive në Kongreset e P.P.SH, Rinisë dhe Gruas 220.000.
- Materiale e paisje Partive 80.000
- Shpenzime udhëtimi për miqtë – Përfaqësueses Diplomatë, etj. 1.815.000
- Delegacione Partie dhe Organizata të masave jashtë shtetit 40.000
TOTALI: 5.005.000
- Pallati i Kongreseve (200+500+730) 1.430.000
- ‘Zëri i Popullit’ për blerjen e një shtypëshkronjë 400.000
- Fondi Rezervë 2.570.000
- Ministria e Tregtisë së Jashtme 407.000
TOTALI: 4.807.000
Gjendja më 1991 1.843.000
________________
TOTALI: 11.655.000
NDIHMA PARTIVE (MARKSISTE – LENINISTE) DHE GRUPEVE (M – L)
- P.K. (M-L) Itali 380.000
- P.K. Franceze 244.000
- P.K. Austriake 144.500
- P.K. (M-L) Spanjë 297.800
- P.K. Belgjikë 54.400
- P.K. Australiane 42.200
- P.K. Polake 205.800
- P.K. Brazil 300.500
- P.K. Kolumbisë 79.000
- P.K Zeland e Re 44.500
- P.K. Peru 75.800
- P.K. “Çekan-Çelik” SHBA 8.000
- P.K. Malgash 2.500
- P.K. Irak 1.300
- P.K. Revolucionare, Uruguaj 23.000
- P.K. Filipine 5.000
- P.K. Punës Domenikane 25.000
- P.K. Puntëore – Fshatare Iranit 5.000
- Organizata Kombëtare Zvicër 15.000
- Qëndra M-L Holandë 44.500
- P.K. Ekuadorit 93.200
- P.K. Libanit 2.000
- P.K. Ceilonit 30.000
- P.K. Sudanit 10.000
- P.K .(M-L) Bolivi 26.500
- P.K. Kongo 5.000
- P.K. Revolucionare Kili 52.000
- Komiteti M-L Portugeze 15.000
- Grupi M-L Angli 5.000
- Keshilli Suprem Kongo – Lepovil 4.000
- Lëvizja Popullore Domenikane 2.500
- M.I.R. Venezuelë 2.000
- Bashkimi PAN Afrikan Profesional 2.000
- Fronti i Çlirimit Somalis Franceze 1.000
- Grupi M-L Grek “GUSHAS” 1.000
- Vangaria Komuniste Argjentinë 37.000
TOTALI: 2.290.000
NDIHMA E PERSONAVE TË NDRYSHËM TË PARTIVE 150.000 U.S.D.
- Nils Andesron, 1968 -1986 SUEDI 17.500
- Madalena Gripes, 3 raste 1965 BELGJIK 22.000
- Fransua Marting, (4 raste) 1967 FRANCË 39.000
- Fosko Di Nuci, (në 9 raste) 1967 ITALI 25.000
- Maria Oliveida, 1967 BRAZIL 20.000
- Ron Tayler, Sigurim Jete 1972 ZELANDA E RE 21.500
- Vllado Dapçev, Ndihmë Finaciare në vit 2.400
- Daniel Blonjë, 1972 1.500
- Boeve Peterson, 1973 SUEDI 6.000
PREGATITJE IDEO – POLITIKE USHTARAKE
Dok. Data.
- 248 05/12/1964, 5 Indonezianë, Shkolla “V. I Lenin”.
- 347 05/12/1964, 4 Malgashë, Shkolla “V. I Lenin”.
- 305 13/12/1965, 3 Portugezë, Shkolla “V. I Lenin”.
- 220 24/08/1965, 10 Indonezianë, Shkolla “Politiko Ushtarake”.
- 106 6/6/1966, 2 Leopolvild, Shkolla “Politiko Ushtarake”.
- 4 20/01/1967, 6-8 Brazilian, Shkolla “Politiko Ushtarake”.
- 5 Kolumbianë, 5 Kilian, 10 Ekuador, 3- 4 Bolivianë, 3 Haitiane, 5 Indonezianë.
- 22 10/02/1967, 6 Kongolezë, Shkolla “Politiko Ushtarake”, 5-6 muaj.
- 99 21/07/1967, 15 Sudanezë, Shkolla “Politiko Ushtarake”, çdo vit.
- 124 07/09/1967, 10 Indonezianë “Akademia Ushtarake”, për 3 vjet
- 9 Indonezianë “Kurs Ushtarak” 1 vjeçar 4 Indonezianë “Akademi Ushtarake”.
- 305 13/12/1967, 3 Spanjollë, Shkolla “Politiko Ushtarake”,
- 90 31/07/ 1968, 6 Ceilonez, Shkolla “Politiko Ushtarake”, kursantë 3-4 muaj.
- 136 15/12/1969, 5 Peruane shkolla “Politiko Ushtarake”,
- 5 Ekuadoriane shkolla “Politiko Ushtarake”.
Viti 1972. Nga Ambasada jonë në Paris, vijnë në Shqipëri për kurse Politike – Ushtarake, disa kursantë si: 6 francezë, 4 belgë, 9 italianë, 25/07/1975. Disa kursantë nga Sudani(Sekret).
PROPAGANDË – BOTIME – PËRKTHIME – MEDIA- 140.000 U.S.D.
– 26/02/1972. Nils Anderson, propagandën e veprave të E. Hoxhës. 15.000
– Nëntor 1974, Janar 1975, Nils Anderson, redaktim të veprave të E. Hoxhës në Frëngj. 1.000.
– 1977. Nils Anderson, propagandimin e vendit tonë 1.000.
– 11/05/1997. Patric Kasel (Francë) publicist propagandim 20.000.
– 7/04/1977. Fosko Di Nuci (Itali), botimi i raportit të Kongresit të VII-të 3.000 P.P.SH.-së në Itali.
– 12/06/1972. Nils Holemberg, botim në suedisht të Historisë së P.P.SH.-së, 6.000.
– 22/09/1981. Qëllime Propagandistike 3 Partive (pa adresë) 15.000.
– 12/03/1979 Ambasadës Egjipt. Ka botuar në Liban 600 kopje të librit të Enver Hoxhës, “Pikëpamjet kineze para gjyqit të historisë”. 2.000.
– 21/03/1979. P.K. Portugeze, botimi i veprës Enver Hoxhës, “Imperializmi dhe Revolucioni”. 5.000.
– 1976. Tre partive M-L. Botimi i veprës 19 të E. Hoxhës, në 3000 kopje, 9.000.
– 30/11/1970. Shpenzimi i udhëtimeve – Dietë për 2 muaj 3 vetë, “Për redaktimin e Historisë së P.P.SH- në gjuhë të huaja.
– 1965. Korrespondentët e “Zërit të Popullit” – Australi 2.500.
– Austri 2.500.
– SHBA. Rrogat per Organin “Çekan-Çelik” 2.000.
– 17/08/1974. Bileta e çiftit spanjoll në Radio (Itali) 1.000.
– 1965. Korrespondentë të Gazetës ‘Puna’ në “Nuova Unita” Itali 25.000.
ZHVILLIMI I KONGRESEVE – KONFERENCAVE TË VENDEVE TË TJERA NË SHQIPËRI 70.000 U.S.D.
Veçojmë:
21/11/1964. 15 iranianë për të bërë kongresin e tyre në vendin tonë. 15.000 USD.
17/01/1978. P.K. Brazilit, shpenzim udhëtimi dietë delegatëve të Koferencës së tyre, që do të zhvillonin në Shqipëri. 40.000 USD
NË DISOPZICION TË BYROSË POLITIKE E K.Q. PËR KONGRESET E P.P.SH.-së ETJ. 220.000 U.S.D.
Veçojme:
- KONGRESI 6 1971 20.000
- KONGRESI 7 1976 63.000
- KONGRESI 8 1981 66.000
- KONGRESI 9 1986 47.000
MATERIALE E PAJISJE PËR PARTITË 80.000 U.S.D.
Veçojmë:
- 2/10/1967. P.K. Franceze, sallë çmontimi ku do të zhvillohej kongresi i saj, 14.000.
- 7/10/1967. P.K. Ceilonit, makinë shtypi etj., 15.000.
- 12/06/1970 P.K. Polake, makinë shumëfishimi shkrimi, 10.000.
- 23/11/1964 P.K. Polake, materiale të ndryshme, letër.
- 18/02/1967 P.K. Polake, materiale të ndryshme, letër.
- 6/03/1969 P.K. Polake, materiale të ndryshme, letër.
- 14/02/1968 P.K. Polake, materiale të ndryshme, letër.
- 20/03/1967 P.K. Sudan, materiale.
- 27/01/1969 P.K. Zelandë e Re, materiale letër.
- 1965 Serbo-Kroatëve, makinë shkrimi, me germa Sërbo–Kroate.
- 14/06/1969 P.K. Greke, makinë shkrimi.
SHPENZIME UDHËTIMI PËR MIQTË
Për periudhën 1964-1991, janë shpenzuar për bileta udhëtimi – Përfaqësitë Diplomatike, etj., 1.815.000 U.S.D.
Kanë udhëtuar drejt Shqipërisë dhe kthim në vendet e tyre, 4.000 -4.500 vetë.
Përmendim:
– V. 190 dt. 10/06/1964 200 miq
– V. 343 dt. 21/11/1964, 15 iraniane bileta vajtje ardhje.
– V. 42 dt. 13/02/1965 188 miq
– V. 48 dt. 14/03/1966 158 miq
– V. 96 dt. 15/09/1969 Turistë
– V. 4 dt. 20.011967 200 miq
– V. 100 dt. 12/09/1969, delegacione të 25 vjetorit të Çlirimit
– V.4 dt. 16/01/1970, delegacione të vitit 1970.
Ne të gjitha Kongreset e tjera te P.P.SH.-së, ka patur qindra pjesëmarrës.
DELEGACIONE PARTIE DHE TË ORGANIZATAVE TË MASAVE JASHTË SHTETIT 40.000 U.S.D.
Veçojme:
– Për periudhën 1964-1965 delegacione 18.400
– Në nëntor 1970, delegacioni B.R.P.SH.-së në Norvegji e Suedi, për 20 ditë, 20.000
Sekreti për derdhjen – Tërheqjen – Shpërndarjen e Fondeve
Në Promemorien e dt. 09/06/1964, të Ministrisë së Financave, pra një ditë para daljes së Vendimit Nr. 190, 10/06/1964, të firmosur nga Enver Hoxha, thuhet: Autorizimet e lëshuara nga sekretarët e Komitetit Qendror ose vendimet e Sekretariatit të K.Q. të P.P.Sh.-së, të mos kalojnë për protokollim, por direkt të ngarkuarve me këtë punë.
Dokumenti i Ministrise së Jashtme dt.04/01/1965: “Nuk duhet të merrni asnjë dokument për dhënien e të hollave”. “Shkresat të mos dërgohen me shkresë përcjellëse, e Nr.- Protokolli”
NË ZBATIM TË KËTYRE UDHËZIMEVE:
Fondet janë derdhur në bankë, pa adresën e burimit të tyre, por vetëm shumën dhe emrat ose inicialet e atyre që kanë bërë derdhjet.
Dollarët e tërhequr në bankë, kanë qarkulluar nga disa persona me dëftesa ose pusulla të veçanta.
Kështu: Në ambasadën polake, më 04/11/1964, “10.000 U.S.D., për shokët komunist revolucionarë polakë, dorëzuar Sh. Rushi”
– Në ambasadën Franceze: më 01/08/1965, “9000 U.S.D ja dhashë Roberto Sato Venera nga Peruja, i cili erdhi me parullën “Vango de Parte de Andrea”.
– Më 04/11/1965 “E nënshkruara XH.K., dëftoi se mori nga sh. N.K., një zarf më 7/000. tepër sekret, për ta dërguar me anë të korrierëve diplomatikë, në ambasadën e R.P.SH.-së Paris.
Shënimi: “Numri 7/1000 ka kuptimin që mori në dorëzim 7000 U.S.D
Ambasada Vjenë, më 1970, Tepër sekret
I dorëzojnë Doktorit, 5.000 U.S.D 13.3.70 DH.T.
I dorëzojnë Doktorit, 5.000 U.S.D 15.6.70 DH.T.
I dorëzojnë Doktorit, 2.000 U.S.D 28/11/70
Ambasada Kajro 1976, Përfaqësuesit nga Sudani, do t’i jepen 5.000 U.S.D. Ai do të japë parullën në gjuhë shqipe “Faleminderit” edhe në arabisht “Unë erdha nga ana e Fatimesë”. Këtij njeriu, të mos i kërkoni asnjë lloj dëftese ose dokumenti tjetër, me të cilin të vërtetojë që mori në dorëzim shumën e mësipërme”.
Sasi të konsiderueshme dollarë kanë shkuar ne disa ambasada, si: Paris, Romë, Vjenë, Varshave dhe prej këndej, janë shpërndarë me dëftesa dore. Në një letër që dërgon Ambasada jonë në Francë thuhet: “Pas hapjes së kasafortës, për ne është e vështirë të nxjerrim llogaritë, sepse nga shënimet e atij që ka mbajtur kasafortën, nuk mund të bëhet një gjë e tillë”!
Ambasadori Ksenofon Nushi në Romë, në datën 1.7.1967, lëshon një dëftesë ku thotë se i dorëzova sh. Fosco Dinuccit, shumën prej 3.000.000 lireta, nga fondi për ndihmë lëvizjes marksiste- leniniste. Fosco Dinucci, kishte marëë në këtë ambasadë me 9 dëftesa 15.620.000 lireta, që me kursin 1 me 624, i takonte 25.000 dollarë.
Nos Qosja, në ambasadën Paris, me 31 korrik 1967, me anë të një dëftesë i ka dhënë shokut Francois Marty, shumën prej 10.000 dollarë që përbënte pjesën e fundit nga ndihma që i ishte caktuar për vitin 1967. Francois Marty, kishte marrë edhe me parë, me 14.7.1967, 14.000 dollarë, me 15.7.1967, 6.000 dollarë, me 24.7.1967, 9.000 dollarë. Gjithsej, 39.000 dollarë.
SHPENZIMET QË JANË BËRË BRENDA VENDIT NË LEK:
Në shpenzimet e mësipërme në dollar, që janë bërë për miqtë dhe të ftuarit, nuk janë përfshirë shpenzimet në lek për trajtimin e tyre për periudhën që kanë qëndruar në Shqipëri, si ushqim, fjetje, veshmbathje, etj., të cilat kapën shuma të konsiderueshme.
Përveç pjesëmarrjes në Kongrese, festat etj., kanë ardhur edhe për pushime e kurime në vendin tonë. Në një informacion që bëhet nga Drejtoria për Marrëdhëniet me Jashtë, në vitin 1967, për shpenzimet që duhen për të përballuar pritjen e delegacioneve, personave të ndryshëm, kurseve etj, duhen dhjetra milion lekë.
Duke u nisur nga numri i miqve të ftuar në Kongrese, kurse disa mujore, vizita, studentë, pushime etj., me dieta e përcaktuara për ushqim e fjetje dhe shpenzime të tjera, për transport, perkthyesa etj., për periudhën 1964-1990, përveç fondit në U.S.D., janë shpenzuar dhjetra milion lekë, që me kursin e atëhershëm, bëjnë disa miliona dollar. (mbi 2 milion dollarë)
Nga dokumentet e kësaj periudhe, del se në Shqipëri kanë ardhur 4.000 – 4.500 persona.
-Pjesa më e madhe e tyre qëndronin deri 10 ditë, të cilët përveçse ndiqnin Kongreset që zhvilloheshin, festat e Nëntorit, etj., vizitonin vendet historike e turistike.
-Disa persona që ishin më të preferuar, qëndronin vetë dhe me familjet e tyre, një muaj me pushime.
-Mbi 250 vetë për disa muaj bënin përgatitje politiko-ushtarake.
-Ishte një numër i madh gazetarësh “Kolonia e gazetarëve”, që banonin në Tiranë dhe punonin në Radio-Tirana, me muaj ose vite të tërë.
-Disa gazetarë që bënin përgatitje politike-ushtarake, kishin me vete edhe familjen.
-Në dispozicion të tyre, ishte Parku i Delegacioneve me auto-veture e autobuzë, si dhe shumë përkthyes e shoqërues që trajtoheshin me dietë.
DIETAT QË ISHIN NË FUQI PËR KËTË TRAJTIM
– Numri 6889, 25/10/1976, kuota e ushqimit ditor është përcaktuar 110 lekë. Dietat për delegacionin, shpenzimet ditore për ushqim e fjetje, kategoria e pare, 20 – 25 U.S.D. dhe kategoria e II-të, 15 – 20 U.S.D.
JA DISA RASTE QË FLASIN PËR KËTO SHPENZIME NE LEK
Vendimi 190, 10/01/1964, 200 miq për pushime dhe njohjen e vendit tonë.
Vendimi 42, 13/02/1965, 188 miq organizimin, pritjen dhe trajtimin e tyre.
Vendimi 48, 14/03/1966, 158 vetë për pushime dhe vizita me organizatat e masave.
Vendimi 49, 14/03/1966, 155 vetë për pushime e vizita në K.Q.
Vendimi 4, 20/01/1967, 200 vete delegacione, pushime, vizita etj.
Vendimi 124, 07/09/1967, 23 indonezianë, banim, ushqim veshmbathje, 200 lekë në muaj për shpenzime të vogla, 1 – 3 vjet, 6 indonezianë, 1000 lekë në muaj, për 1 – 3 vjet.
Nga viti 1968–1986, pothuajse çdo vit, jo vetëm me punë partie por edhe pushime, Nils Anderson, ka qenë i pranishëm në Shqipëri me gruan dhe fëmijët. Në këto vite, Z.Peter Boeve me pseudonimin “Chris Petersen”, si kryetar i P.K. Hollandeze, ka ardhur në Shqipëri 20 herë.
Vendimi 22, 10.02.1967, 6 kongolezë për 5-6 muaj përgatitje politiko-ushtarake, 8 fëmijë dhe 2 gra.
Vendimi 90, 31.07.1968, 6 kursant nga Ceiloni, për 3-4 muaj, përgatitje politike-ushtarake.
Komisari i repartit të Zall Herrit, z. Muhamet Hoxha, më datën 27.12.2009, publikisht në shtypin e përditshëm tregon:
“Për javë dhe muaj me radhë, repartet e ushtrisë u kthyen në qendër stërvitje, për dhjetëra e qindra ilegale nga vende të ndryshme, duke filluar nga Amerika Latine e deri në Indonezi.
QËLLIMI I FONDIT TË SOLIDARITETIT
Të vendosë rolin hegjemon në botë në aspektin politik, ideollogjik të P.P.SH.-së dhe Enver Hoxhës.
Partitë që kanë përfituar nga fondi i solidaritetit, janë në shumë shtete, që nga shtrirja gjeografikë zënë të 5 kontinentet.
Nga Japonia në SHBA-ës, nga Zelanda e Re, në Argjentinë, nga Gadishulli Skadinav, në Jug të Afrikës.
SIPAS KONTINENTEVE
Kontinenti Amerikan: Brazil, Peru, Kolumbi, SHBA-ës, Ekuador, Bolivi, Venezuele, Kili, Argjentinë, Uruguaj, Republika Domenikane, Haiti.
Kontinenti Afrikan: Sudan, Somali, Kongo, Kongolo Leo Pold Vil, Malgash, Mozambik, Namibi, Zambabve, Angola, Togo, Volta e Sipërme, Gaboni, Egjypti.
Kontinenti Aziatik: Irak, Liban, Iran, Ceilon, Japoni, Indi, Laos, Jordani, Siri.
Kontinenti Australisë – Oqeani: Australi, Zelanda e Re, Filipine, Indonezi.
Kontinenti Europian: Francë, Itali, Poloni, Belgjikë, Austri, Spanjë, Zvicër, Holandë, Portugali, Angli, Greqi, Suedi, Norvegji, Finlandë, Danimarkë, Rumani, Gjermani, Jugosllavi. Memorie.al