• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Pashko Vasa, i cili ka shërbyer si sekretar i Bib Dodës, shkruan se; ‘mirditorët e kanë prejardhjen nga Pashtriku’ dhe…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka

“Kapidan Preng Bib Doda, i derës së Gjonmarkajve, mori përsipër shkrirjen e autonomisë mirditore, në kuadër të shtetit të ri shqiptar, një fakt me rëndësi…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Kapidan Preng Bib Doda, i derës së Gjonmarkajve, mori përsipër shkrirjen e autonomisë mirditore, në kuadër të shtetit të ri shqiptar, një fakt me rëndësi…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Pashko Vasa, i cili ka shërbyer si sekretar i Bib Dodës, shkruan se; ‘mirditorët e kanë prejardhjen nga Pashtriku’ dhe…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Pashko Vasa, i cili ka shërbyer si sekretar i Bib Dodës, shkruan se; ‘mirditorët e kanë prejardhjen nga Pashtriku’ dhe…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Pashko Vasa, i cili ka shërbyer si sekretar i Bib Dodës, shkruan se; ‘mirditorët e kanë prejardhjen nga Pashtriku’ dhe…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Pashko Vasa, i cili ka shërbyer si sekretar i Bib Dodës, shkruan se; ‘mirditorët e kanë prejardhjen nga Pashtriku’ dhe…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Kapidan Preng Bib Doda, i derës së Gjonmarkajve, mori përsipër shkrirjen e autonomisë mirditore, në kuadër të shtetit të ri shqiptar, një fakt me rëndësi…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Pashko Vasa, i cili ka shërbyer si sekretar i Bib Dodës, shkruan se; ‘mirditorët e kanë prejardhjen nga Pashtriku’ dhe…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Pashko Vasa, i cili ka shërbyer si sekretar i Bib Dodës, shkruan se; ‘mirditorët e kanë prejardhjen nga Pashtriku’ dhe…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Kapidan Preng Bib Doda, i derës së Gjonmarkajve, mori përsipër shkrirjen e autonomisë mirditore, në kuadër të shtetit të ri shqiptar, një fakt me rëndësi…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Pashko Vasa, i cili ka shërbyer si sekretar i Bib Dodës, shkruan se; ‘mirditorët e kanë prejardhjen nga Pashtriku’ dhe…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Pashko Vasa, i cili ka shërbyer si sekretar i Bib Dodës, shkruan se; ‘mirditorët e kanë prejardhjen nga Pashtriku’ dhe…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka

Nga Nikoll Loka  

Pjesa e dytë

“PRENGË BIBË DODA, DRITËHIJET E NJË BURRËSHTETASI”     

Memorie.al / Libri më i ri “Prengë Bibë Doda, një fenomen në jetën politike shqiptare”, i studiuesit Nikollë Loka, jo vetëm zgjeron fushën e studimeve historike mbi Mirditën, Derën e Gjonmarkajve dhe fgurën e Princit mirditor, Prengë Bibë Doda, por është edhe një kontribut, në historiografinë kombëtare. Lënda shumë e pasur arkivore, literatura e shfrytëzuar apo e konsultuar, gojëdhënat etj, e bëjnë këtë libër, një thesar të vërtetë studimor, duke i dhënë shkencës së historisë një monografi shkencore, që pasuron njohuritë tona mbi Mirditën, kapedanët e saj, traditën, historinë etj. Të studiosh një figurë sa të rëndësishme dhe komplekse, siç është figura e Prengë Bibë Dodës, është përgjegjësi e lartë shkencore që, jo çdokush e merr përsipër. Nikollë Loka, ka bërë një punë të madhe hulumtuese dhe trajtim prej studiuesi profesionist, duke na e dhënë portretin e Princit dhe gjeneralit mirditor, me konturet e vërteta. Loka i është përmbajtur fund e krye hapësirës dhe kohës, në të cilën janë zhvilluar ngjarjet shumëdimensionale dhe protagonistët e tyre. 

Gjithashtu mund të lexoni

“Prej robit burra, apo prej zotit’? – thirri Katrina, kur pa Markun të vdekun, rrethue prej shokëve të burgut. Kthimi në qeli, një fejesë e shkretë dhe farsa e Sigurimit, që Shkodrën e…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Nga Serreqi, Sokoli, Saraçi e Suma, te Derguti, Pali, Prela, etj., rezistenca dhe vuajtjet e familjeve fisnike shkodrane, në burgjet e regjimit komunist…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik Ahmet Bushati

MONOGRAFIA “PRENGË BIBË DODA, NJË FENOMEN NË JETËN POLITIKE SHQIPTARE”, NJË STUDIM SHKENCOR ME VLERË QË PASURON FONDIN E STUDIMEVE TONA HISTORIKE

(Nga Mr. Sc. Murat Ajvazi, mars 2017, Zvicër) 

                                          Vijon nga numri i kaluar

Gojëdhëna e prejardhjes nuk na çon te themeluesi i atij që dikur është quajtur Prijësi i Mirditës. Nuk dihet emri i të parit të vet e as i themeluesve të tre vëllaznive (Orosh, Spaç e Kuzh nen) dhe është i vetmi fis, që nuk tregon breza. 6 Ka gojëdhëna që Mirditën, e lidhin me një fis të vjetër që në Kosovë vazhdon të quhet Morinë, i cili ka jetuar në trevën e Pashtrikut të Hasit, ku edhe sot gjendet fshati me të njëjtin emër dhe, prej andej, është shpërndarë në disa treva të Kosovës. Në librin “E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët”, Pashko Vasa, shkruan se; “mirditorët e kanë prejardhjen nga Pashtriku”7. Pashko Vasës i kujtohej se kishte parë një dokument të Bibë Dodës, i shkruar nga Kadiu i Zadrimës, në shekullin XV-të, ku shënohej se Llesh Gega, Dodë Gega dhe Tanush Gega dhe një tjetër, kishin lënë malet e Pashtrikut dhe ishin vendosur në Mirditë 8.

Në të vërtetë, edhe pas kaq vitesh dallohet një lidhje në mes të hasjanëve pashtrikas dhe mirditorëve. Kështu, kishat e reja të ngritura në Orosh, Spaç e Kuzhnen në shekujt XVI-XVII kanë të njëjtët emra shenjtorësh si të kishave të vjetra në Has të Gjakovës: Shën Gjoni, Shën Nikolli, Shën Gjergji, Shëlbuemi, e kështu me radhë. Ndoshta popullsia e re që erdhi prej andej pruri me vete festat e të kremtet….Me interes është fakti se në disa fshatra të krishterë, por edhe myslimanë te Hasit të Gjakovës kremtohet festa e Shën Nikollës, ashtu siç bëhet në Orosh, Kuzhnen, Fanë, etj. 9

Po në zonën e Pashtrikut ka fshatra të afërta me njëri-tjetrin që janë të një vëllazërie, që emërtohen Bardhaj e Letaj, siç emërtohen edhe dy vëllazëri të Blinishtit të Mirditës, çfarë tregon se; ato vinin nga i njëjti vend. Si dokument historik që dëshmon ardhjen e popullsive nga Pashtriku, është ‘ilami’ (vendim gjyqi), që lëshoi më 1443-in Kadiu i Zadrimës, me rastin e vendosjes në Ndërfanë, të disa familjeve të shpërngulura nga fshati Pashtraq i Gjakovës 10.

Me burime të ndryshme e me zhbirime krahasuese, vërtetohet ardhja e një sasie jo të vogël popullsie nga Kosova e, si pikë e kujtesës, shënohet Pashtriku. Kushtet e ardhjes shpjegohen me rrethanat e pasigurisë, me trusni të pushtimit osman, po natyrisht këto trusni duhet të jenë më të hershme, që nga koha e pushtimeve sllave në shekujt XIII-XV 11.

Këto të dhëna janë të mjaftueshme, ndërkohë ka edhe të dhëna të tjera, që e lidhin trevën e Pashtrikut me Oroshin dhe me Spaçin 12. Kështu, pleq të fillimit të shekullit të njëzetë, tregonin me shumë bindje se; pararadhësit e familjes së Prengë Bibë Dodës së Oroshit, kanë pasur pronat e tyre në Pashtrik e në Rrafsh të Hasit, të trashëguara që kur kanë ardhur prej andej dhe merrnin qira për kullosë, në mal të Pashtrikut e në tokat e tyre në Has të Rrafshit, qira që me kohë ishte ndërprerë. Tregonin gjithashtu se edhe në fillim të këtij shekulli, nga të familjes së Gjomarkajve, shkonin e vinin me familjen Maroshi në anë të Gjakovës, duke u njohur si të njëri-tjetrit. “Në Pashtrik, Gjomarkajt kanë fisin e vet që thirret Marosh e, asht nji familje e pasun, krejt muhamedane. Gjindt e atij fisi, kanë kenë tash vonë në shpi të Gjomarkajve në Orosh, qi i ka pritë e qitë për shokë fisi, edhe Gjomarkajt kanë ndejtë nja tri ditë në shpi t’Maroshëve, ma si ke Sherif Maroshi, si tu gjaku i vet, n’vjetë 1921. 13

Gojëdhënat, ruajnë Oroshin si vend të parë ku u vendosën mirditasit. Sipas Kolë Shtjefnit, i cili ka mbledhur me kujdes traditën gojore të prejardhjes së banorëve të Mirditës, që në vitet pesëdhjetë të shekullit të kaluar, ”tre vllazën, kanë ardhë prej Gjakove, ktu në Orosh, ku ka kenë pyllë. Mbas do kohe, janë nda. Njani ka ngelë në Orosh, tjetri në Spaç, e tjetri në Kuzhne. Këta tre bajrakë, nuk marrin as nuk napin me shoqi shojn, pse e njehin vedin për vllazën”.14

Vetëm këta tre bajrakë, janë quejt dikur Mirditë e, qi duhet besue se janë Mirditë, mbasi këtë vllazni, e kanë ruajt prej qindra vjetësh e deri në ditët tona, pa e prishë. Nuk janë martue kurrë në mes tyne, kanë të njajtat doke e zakone, veshje e çdo gja tjetër dhe mbahen vllazni për çdo rast. Tregojnë se; Bibë Dodë Pasha, prijsi i Mirditës, kishte dashtë me e prishë këtë vllazni, tue u martue me nji cucë shumë të bukur, e quejtun Bale, e bija e Marka Pjetër Vorfit, prej katundit Dom të Spaçit, por i duhej pëlqimi i tre bajrakëve.

Për këtë qëllim, u mblodhën burrë për shpi në kuvend te lisi i Shpalit në Blinisht dhe aty Bibë Dodë Pasha, e shfaqi qëllimin e mbledhjes dhe kërkoi që t’i jepej pëlqimi i kësaj martese, tu e prishë vllazninë shekullore. Mbledhjen e mbuloi heshtja dhe të gjithë kishin ra në mendime, se nji propozim i tillë, që u bahej prej prijësit të tyne, nuk u dukej i drejtë me prishë vllazninë…! Në këtë kohë, rrugës afër kalon nji grue me fëmijë në shpinë, bijë e Permargjetajve në Spaç dhe e martueme në bajrakun e Dibrrit, që po shkonte në pasha, te prindët e saj.

Tue kalue aty afër, u përshëndet me mbledhjen me këto fjalë: “Kuvendi i marrë mor vllaznit e mi”. Mbledhja iu përgjigj: “Mirësevjen motër”! Fjala e kësaj gruaje; “vllaznit e mi, i tronditi shumë, kjoft pjesëtarët e mbledhjes, kjoftë dhe vetë Bibë Dodën, prandaj kuvendi, krejt i një mendimi tha: “Pastë mbet e pa prishun edhe sot e mbrapa, vllaznija jonë, si e kena pasë gjithmonë dhe mbledhja u shpërnda. Bibë Pasha, hoqi dorë nga ai mendim dhe atëherë e mbrapa, nuk i shkoi kuj as ndërmend me e diskutue prishjen e vllaznisë”. 15

Si vendbanim të mirditasve, tradita jep Kodër Koliken apo Kodrën e Mashtërkorëve, si i thonë sot, ku në fillim “ka xanë vend i mirditasi, në mes të një pylli të shpeshtë me brej e me pisha. Janë gjetë aty shpija e Lulit dhe e Skanës. Lulit nuk i dihet prejardhja, kurse Skana, thonë se ashtë i ardhun prej Kruje. 16

Në dokumentet historike

Po të dhënat historike çfarë japin? Në atë që quhet Mirditë, në kuptimin më të gjerë, në Mesjetë, ka ekzistuar një popullsi e vjetër arbërore vendëse, e këtë e vërtetojnë varrezat e shumta, si varrime të përbashkëta në një vend, frutikulturë e zhvilluar me vreshta dhe pemë, mullinj bloje, ç’ka flet për popullsi sedentare. Dëshmi tjetër me rëndësi, është prania e kishave të shumta dhe disa manastireve, që i kanë rrënjët në Mesjetën e hershme dhe trupin në Mesjetën e Midisë. 17

Tek katundi Mirditë, prej njëmbëdhjetë shtëpish, në vitin 1529 shihet tharmi i atij fisi. Në vitin 1671, Mirdita përbëhet prej nëntëdhjetë e shtatë shtëpish, me tetëqind e njëzet e pesë banorë dhe përfshinte vendbanimet: Orosh, Lagje, Mashtërkorë e Tumerisht. Në të dhënat e para historike, hyn edhe një dokument venedikas, në fund të vitit 1500, i botuar në “Starine të Zagrebit”, në të cilin thuhet: “Në malet e Lezhës, gjenden fshatra të quajtura mirditase, të populluara nga katolikë, me 12 mijë burra nën armë, të gatshëm për komandë”. 18

Për herë të parë në harta, Mirditën e vendos Koroneli me emërtimin “Merediti” dhe si vend të saj, përcakton luginën e sipërme të Fandit të Vogël. 19 Prej andej, Mirdita ka filluar procesin e zgjerimit. Franc Nopça shkruan:…”Historinë e Mirditës e përshkon tej e mbanë, tendenca që të asimilojë tokat kufitare. Në veri, kohë më parë kufiri i saj nuk arrinte as deri në Kalivare. Sot Gojani dhe territoret në veri të Kalivares, i përkasin Mirditës, madje edhe Fusha e Arstit dhe Qafa e Malit, ndodhen në sferën e interesave të Mirditës. Ajo ka mundur të shtrihet edhe nga ana e Lurës, duke pushtuar Gurin e Kuq. 20

Ky ndikim asimilimi, shkon kaq larg, sa Mirdita mund të mbyllte në çdo çast rrugën Prizren – Shkodër, herë në Qafën e Malit dhe herë në Kçirë, që dikur as që i takonte Mirditës. Fshati i vogël mirditas, Troz, në veri të Dushit, është njëri nga postet më të shtyra në thellësi të veriperëndimit. 21

Sipas Prend Doçit, Mirdita e dymbëdhjetë bajrakëve, si krahinë autonome, në mesin e shekullit XIX-të, shtrihej në një territor prej rreth 800 km. dhe kishte 83 katunde, 2.400 shtëpi dhe rreth 25 mijë banorë. Lidhja e dymbëdhjetë bajrakëve të Mirditës, nuk ishte një bashkim mekanik i dhunshëm. Ajo e kishte bazën tek ai koncepti i përbashkët, që buronte natyrshëm nga trashëgimia dhe toka, në të cilën gjallonin të pacenuara lidhjet e vjetra materiale dhe shpirtërore, në mes kulturës, besimit dhe dheut të të parëve, që në thelb për mirditorët, ishin dhe mbetën të patjetërsueshme. 22

                                                VETËQEVERISJA

Me pushtimin Osman, u shkatërrua klasa feudale vendase edhe në Malësi, ndërsa struktura e organizimit të vjetër shoqëror, i përballoi të gjitha provat e vështira të kohës. Krerët, mbetën në udhëheqje të qëndresës së fshatarësisë së lirë malësore. Ata drejtuan lëvizjen kryengritëse, nënshkruan në emër të krahinave ose i përfaqësuan ato, në kuvende të ndryshme. Fran Bardhi, në relacionin e dhënë për krahinën e Pukës, më 1637, flet gjerësisht për krerët vendas, që thirreshin qefalinj.

Pozitën e tyre shoqërore nga ana e jashtme, e tregonin duke mbajtur në mbërtheckën e grykës së këmishës, një sumbull argjendi të punuar në madhësinë e një molle mesatare, kurse më të fuqishmit, e më të pasurit, kishin dy deri në tri sumbulla të tilla. Këta qefalinjë, kur shkonin në kuvende, festa e panaire, e lidhnin kokën me rubë mëndafshi, për t’u dalluar nga të tjerët. Sipas një letre të shkruar në gjuhën shqipe, në Gash të Malësisë së Gjakovës, më 30 maj 1609, mësojmë se; “ishin krerët që interesoheshin edhe për çështjet fetare të popullsisë”. 23

Por dhe midis tyre, kishte dallim, pasi ndaheshin në krerë të thjeshtë, të vegjël (capi apo vechi) dhe kryeparë (principali capi). “Noi capi et principali, di tutto il popolo d’Albania”. 24

Qëndresa e vazhdueshme e Mirditës dhe e krahinave fqinje të saj, kundër dhunës osmane, i detyroi turqit të ndryshojnë politikën e tyre ndaj këtyre krahinave. Në gjysmën e dytë të shekullit XVII-të, turqit hynë në bisedime, me krerët e malësive për të arritur marrëveshje me ta, në përpjekje për të futur në dorë, kuvendet e malësorëve, si një formë e depërtimit të tyre, në malësitë kryengritëse.

Me krijimin e bajrakut, u krijuan disa elemente të reja administrative dhe ndonjë ndryshim në procedurën pleqnore, më tepër si një zëvëndësim i atyre, që rregullonin marrëdhëniet  feudale, para pushtimit osman. Mirdita, për një kohë të gjatë u var nga Sanxhaku i Dukagjinit, me qendër në Pejë. Me ardhjen e Bushatllinjëve, u përfshi në Pashallëkun e Shkodrës, por shumicën e kohës, nuk i përfshiu të dymbëdhjetë bajrakët. Ndonëse ishte formuar uniteti krahinor dhe për çështjet më të rëndësishme, funksiononte Kuvendi i Dymbëdhjetë Bajrakëve, pushtuesit osmanë, e mbajtën pothuajse vazhdimisht të coptuar Krahinën, nga ana administrative, për ta dobësuar faktorin e Mirditës, që ishte bërë kërcënues.

Formimi i Mirditës, lidhet drejtpërdrejt me rolin e familjes së Gjomarkajve. Nga shtëpia e Gjomarkut e Prijsit Markolaj, dilnin sundimtarë me të drejtë trashëgimie. Veziri i Shkodrës, Mustafa Pashë Bushati, me 25 nëntor të vitit 1815, iu drejtua me anën e një shpallje pleqve, bajraktarëve e vegjëlisë së Mirditës: “Ju njoftoj ta dini se; shtëpia e Gjon Markut, ka qenë e njohur e çmuar gjithmonë e para, në të gjithë Mirditën e, kështu është dhe do të jetë edhe në të ardhmen, e ju lajmëroj që ta njihni të gjithë ju që jeni përmendur këtu. Kështu ka qenë e njohur prej të parëve të mi, Vezirave të Divanit tonë”. 25

Mirditasit e ruajtën aleancën me Bushatllinjtë. Mehmet Pashë Plaku, që dhe vetë mbahej mirditas, në vitin 1756, kërkoi ndihmën e tyre dhe në Kuvendin e Podgoricës, forcat mirditase, qenë një faktor i gjallë në mbështetje të Bushatasve. Njohje zyrtare të parësisë së Gjomarkajve, mbi Mirditë, kanë bërë edhe zyrtarë të tjerë osmanë. Në vitin 1837, u dërgohet bajraktarëve të Mirditës një bujurulldi, nga Divani i Armatës Mbretërore dhe një letër e Ismet Pashës, sundimtar i Dugagjinit, që pohonte privilegjet e Mirditës dhe njihte Bibë Dodën, si Kapidan. 26

Po kështu, më 1840-ën, Valiu i Rumelisë, u bëri të ditur sanxhakëve të Prizrenit, Dukagjinit, Elbasanit e Shkodrës, njohjen e Bibë Dodës. 27

Pavarësisht nga njohja formale, autoritetet osmane, herë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe herë të tërthortë, janë përpjekur të ndërhyjnë në vetëqeverisjen e Mirditës, duke ua dubluar krerëve tradicionalë, funksionet kanunore me ofiqe shtetërore. Kështu, Kapidani quhej edhe Kajmekam dhe paguhej me rrogë nga shteti. Ndërsa, në vitin 1865, autoritetet osmane, e bënë edhe zyrtarisht Mirditën kajmekamllëk dhe Kapidanit, i paguhej një rrogë mujore, prej 600 groshësh.

Ai kishte njerëzit me të cilët qeveriste, që në popull njiheshin si krerët e mëdha, nga një për çdo bajrak, që përbënin Këshillin Administrative të Kazasë. Krerët e mëdha të Mirditës, sipas bajrakëve, ishin: në Orosh, Marpepajt; në Spaç, Përmargjegjajt, në Kushnen, Baca, në Fanë, Dodëgegajt, në Dibërr, Paluca. Kapidani, kishte në administratën e tij edhe një sekretar, që paguhej nga shteti. Sekretari (qatipi) i kazazë, mbante korrespodencën në gjuhën osmane.

Sipas dokumenteve origjinale, që gjenden në AQSH, del se sekretarë të Bib Dodës, kanë qenë Pashko Vasa; Gjon Melgushi; Loro Gurakuqi. Në vitin 1895, sekretar i Marka Gjonit, kishte qenë një hoxhë. 28

Nën urdhrat e Kapidanit, ishin edhe njëzet djem. Ami Bue, shkruan se; kapidani Preng Nikolla (duhet të jetë Bibë Doda, N.L.) i paguante djem, me anën e të cilëve çonte në vend urdhrat e tij. Këta kryenin detyrën e xhandarëve, ishin vendës dhe mbanin veshur rroba kombëtare. Ata përgjigjeshin për ruajtjen e rendit dhe shoqërimin e Kapidanit. Këta xhandarë, qëndruan nën komandën e Bibë Dodës, por nuk u pranuan më në Mirditë, pas vdekjes së tij. Vetëm me pushtimin e Mirditës, në vitin 1877, u dërgua në Orosh një batalion zaptijesh, me Komandant Dodë Gegën, në fillim me gradën e Kapitenit dhe pastaj atë të Majorit. Memorie.al

  1. Kahreman Ulqini, Struktura e shoqërisë tradicionale shqiptare, botimet “Idromeno”, Shkodër 2003, f.52-53
  2. Pashko Vasa, “E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët”, shtëpia botuese: Argeta – LMG, Tiranë 2010
  3. Vassa Efendi, E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, përkthyer nga Mehdi Frashëri, Tiranë 1935, f.87
  4. Mark Tirta, Mirdita e moçme e migrime të popullsisë së saj, Mirdita, Tiranë 2002, f.18-19
  5. AQSH, F.130, dosja 368
  6. Mark Tirta, Mirdita e moçme e migrime të popullsisë së saj, shih Mirdita në histori, f. 15-16
  7. Mark Tirta, Mirdita e moçme e migrime të popullsisë së saj, Mirdita në histori, f.18-19
  8. Zef Mark Harapi, Mirdita në histori e gojëdhëna deri n’vjetë 1929, Hylli i Dritës, Vjeti VII, Nr.1, Shkodër 1931, f.41
  9. AQSH, F.586, D.41, viti 1928, F.9615. Kolë Shtjefni, Mirdita etnike, … f, 13-1416. Kolë Shtjefni, Mirdita etnike … f, 59-63
  10. Kolë Shtjefni, Mirdita etnike, … f, 13-14
  11. Kolë Shtjefni, Mirdita etnike … f, 59-63
  12. Mark Tirta, Mirdita e moçme e migrime… f.15
  13. Luigj Martini, Bibë Doda (1820-1868), botimet “Geer”, Tiranë 2012, f. 2
  14. Ermano Armao “Vende, kisha, lumej, male dhe toponime të ndryshme në një hartë të lashtë të Shqipërisë veriore” Korbi, Tiranë, 2006. f. 22
  15. Baron Franz Nopcha, “Das catholische nordalbanien” Vjenë, 1908, f. .254 56
  16. Franc Nopça, Fiset e Malësisë së Shqipërisë Veriore dhe e drejta zakonore e tyre, përkthyer nga Dr. Jur. Mihallaq Zallari, Shtëpia botuese “Eneas”, Tiranë, 2013, f. 242
  17. Dr. Luigj Martini, Bibë Doda… f. 57
  18. “Zeischrift fur balkanologle” (Wiesbaden), Helt 1, 1967.
  19. L.L.Ugolini, Pagine di storia veneta, “Studi Albanesi”;III-IV, 1933-1934, f . 21-23
  20. AQSH, F.79, dosja 21, f.13 
  21. AQSH, Fondi 10, dosja 1,f.1; dosja 2, f. 1-3
  22. AQSH, Fondi 121, dosja 73, f.6
  23. Teodor Ippen, Udhëtime në Shqipëri (1897- 1903), f.12 (AIH)

                                            Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 08 Qershor 2023

Next Post

“Halim Xhelo më tha; kjo që bëhet në Shqipëri, ndodh vetëm me zezakët në SHBA-ës. Më vrisni, varmëni, ashtu siç keni varur të tjerët, dhe thoni se...”/ Dëshmia e rrallë e ish-gardianit

Artikuj të ngjashëm

“Prej robit burra, apo prej zotit’? – thirri Katrina, kur pa Markun të vdekun, rrethue prej shokëve të burgut. Kthimi në qeli, një fejesë e shkretë dhe farsa e Sigurimit, që Shkodrën e…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Prej robit burra, apo prej zotit’? – thirri Katrina, kur pa Markun të vdekun, rrethue prej shokëve të burgut. Kthimi në qeli, një fejesë e shkretë dhe farsa e Sigurimit, që Shkodrën e…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 1, 2025
“Tonin, e sa net kemi kaluar te ajo dhomë e dashur, ku ti me Justin, këndonit gjer në të dalë të diellit, o Zot, çfarë kënaqësie…”!/ Kujtimet e ish-prokurorit liberal, miku i artistëve shkodran
Kujtime

“Nga Serreqi, Sokoli, Saraçi e Suma, te Derguti, Pali, Prela, etj., rezistenca dhe vuajtjet e familjeve fisnike shkodrane, në burgjet e regjimit komunist…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik Ahmet Bushati

April 28, 2025
“Premtimi i rrejshëm i Sigurimit: Ruzhdi Rroji dhe dënimi i pashmangshëm i tij…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosuri politik, për tradhtinë e Qamil Gavoçit e Lilo Zenelit dhe ndërhyrjen e Abaz Bekteshit!
Kujtime

“Premtimi i rrejshëm i Sigurimit: Ruzhdi Rroji dhe dënimi i pashmangshëm i tij…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosuri politik, për tradhtinë e Qamil Gavoçit e Lilo Zenelit dhe ndërhyrjen e Abaz Bekteshit!

April 28, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës

April 28, 2025
“Kazazët e Shkodrës: Tragjedia e një familjeje fisnike në duart e komunizmit – Nderi, trimëria e sakrifica për Shqipërinë, për të cilën ata…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik Ahmet Bushati
Kujtime

“Kazazët e Shkodrës: Tragjedia e një familjeje fisnike në duart e komunizmit – Nderi, trimëria e sakrifica për Shqipërinë, për të cilën ata…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik Ahmet Bushati

April 28, 2025
“Postrribasit e filluen kryengritjen me shpresën dhe besimin se pushkës së tyre fshatrat përreth e Shkodra do t’u përgjigjej me pushkë, por kishin gabue, pasi…”! / Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Postrribasit e filluen kryengritjen me shpresën dhe besimin se pushkës së tyre fshatrat përreth e Shkodra do t’u përgjigjej me pushkë, por kishin gabue, pasi…”! / Kujtimet e ish-të burgosurit politik

April 28, 2025
Next Post
“Populli po vuan për bukën e gojës dhe kur të na sulmojë greku apo serbi, dilni ju dhe mbrojeni atdheun, se ne…”/ Zbulohet dosja e gjeneralit disident që, akuzoi Enver Hoxhën, në ’66-ën

“Halim Xhelo më tha; kjo që bëhet në Shqipëri, ndodh vetëm me zezakët në SHBA-ës. Më vrisni, varmëni, ashtu siç keni varur të tjerët, dhe thoni se...”/ Dëshmia e rrallë e ish-gardianit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!