• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, May 11, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Sport

“Në ndeshjen ndaj përfaqësueses helene në 76-ën, ku ai shkëlqeu me klasin e tij, nisur nga mbiemri, shtypi vendas e etiketoi me prejardhje greke…”/ Historia e panjohur e legjendës së koshit shqiptar

“Në ndeshjen ndaj përfaqësueses helene në 76-ën, ku ai shkëlqeu me klasin e tij, nisur nga mbiemri, shtypi vendas e etiketoi me prejardhje greke…”/ Historia e panjohur e legjendës së koshit shqiptar
“Në ndeshjen ndaj përfaqësueses helene në 76-ën, ku ai shkëlqeu me klasin e tij, nisur nga mbiemri, shtypi vendas e etiketoi me prejardhje greke…”/ Historia e panjohur e legjendës së koshit shqiptar
“Në ndeshjen ndaj përfaqësueses helene në 76-ën, ku ai shkëlqeu me klasin e tij, nisur nga mbiemri, shtypi vendas e etiketoi me prejardhje greke…”/ Historia e panjohur e legjendës së koshit shqiptar
“Në ndeshjen ndaj përfaqësueses helene në 76-ën, ku ai shkëlqeu me klasin e tij, nisur nga mbiemri, shtypi vendas e etiketoi me prejardhje greke…”/ Historia e panjohur e legjendës së koshit shqiptar
“Në ndeshjen ndaj përfaqësueses helene në 76-ën, ku ai shkëlqeu me klasin e tij, nisur nga mbiemri, shtypi vendas e etiketoi me prejardhje greke…”/ Historia e panjohur e legjendës së koshit shqiptar
“Në ndeshjen ndaj përfaqësueses helene në 76-ën, ku ai shkëlqeu me klasin e tij, nisur nga mbiemri, shtypi vendas e etiketoi me prejardhje greke…”/ Historia e panjohur e legjendës së koshit shqiptar

Nga Moisi Dalipi

Memorie.al / Viktor Papavangjeli, edhe pse ka lënë pas 73 vite të jetës tij dhe ka  afro 33 vjet që është larguar nga fusha e lojës të basketbollit, përsëri kushdo që e takon në Vlorë, e përshëndet me shumë kënaqësi dhe përzemërsi. Dhe ndodh kështu, sepse gjithçka që ai formoi në karrierën e tij sportive, në kornizën e viteve 1965-1985, ishte me të vërtetë një diçka e veçantë që çdokush, kur lëviz moshën dhe mendimet nga vendi, krijon shumë shpejt portretin e një gjiganti të vërtetë në fushën e lojës, që shumë herë basketbollin e kohës, e ktheu në një art më vete. Shumë epitete, vlerë sime dhe nofka sportive, janë përdoruar nga specialistë dhe njerëz të medias shkruar dhe elektronike, për të sjellë një përqasje të talentit tij, me këtë lojë të topit me dorë, por në mendimin tonë, në përmbledhjen e gjithçkaje që do thotë vlerësim, zgjodhëm si më të përshtatshme dhe për titull të shkrimit fjalët: “Artisti” i koshit, Viktor Papavangjeli.

Vërtetë ishte i tillë ky basketbollist, që për kohën që luajti ishte shumë hapa përpara të tjerëve. Dhe këtë progres, nuk ia jepte epërsia me të tjerët, ku shtat lartësia e tij ishte 1.93 cm., por dhe ajo energji që ai derdhte në fushën lojës, mënyra se si shënonte nga çdo distancë dhe pozicion, gjithë ai kolazh artistik, se si i bindej topi basketit dëshirave të tij gjatë lojës dhe deri tek ajo qytetari që tregonte në marrëdhënie me shokët e skuadrës, kundërshtarët dhe tifozët. Të gjitha këto e vendosin në një kornizë shumë tërheqëse, ‘profin’ e basketbollit, trajnerin dhe qytetarin Viktor Papavangjeli.

Fillimet dhe shpërthimi i talentit Papavangjeli

Gjithashtu mund të lexoni

“Trajneri i shquar i R.F. Gjermane, Shen, pas ndeshjes me kombëtaren tonë, më 1967 në stadiumin ‘Qemal Stafa’, i dha dorën Teodor Vasos, sepse…”/ Dëshmitë e kolegëve, për futbollistin e famshëm korçar

“Gazeta franceze ‘Sud West’, ripublikoi historinë e fshehtë të Gerd Mylerit, me bukuroshen shqiptare të Hotel ‘Dajtit’…”/ Kur shtypi europian “ziente” për dashurinë fluide të legjendës gjermane të futbollit botëror!

Si shumë të tjerë dhe Viktori fillimet në sport në vitet e fëmijërisë tij, i ka në rrugët dhe sheshet e lagjes vet, edhe pse i ati, një mekanik i njohur me orgjinë gjirokastrite në Vlorë, dëshironte t’i jepte vëllait të dy motrave, një zanat pak ndryshe. Atletika, noti dhe volejbolli, ishin sportet që e tërhiqnin më shumë në ato vite. Dhe do ishte ai grup me djem të dashuruar me basketbollin, tek gjimnazi “Halim Xhelo” të Vlorës në ato vite, që do ta bënte pjesë të tij, djaloshin shtatlartë, Viktor Papavangjeli.

Trajnerët vlonjatë në ato vite, Elmaz Agalliu, Agron Kosova dhe Ilo Taska, duke parë aftësitë e tij fizike, e orientojnë tek sporti basketbollit. Vetëm 16 vjeç, në vitin 1965, dhe ky djalosh, do të jetë pjesë e ekipit të rinjve të ‘Flamurtarit’. Edhe pse ishte më shtatlarti se shokët, shpejtësia në veprime do t’i jepnin vendin e titullarit në skuadër. Mos dalja e studimeve të larta, e detyrojnë që një vit të punojë edhe si xhenerik në Parkun Automobilistik të Mallrave në Vlorë. Për më shumë se dy sezone, do jetë pjesë e kësaj skuadre të të rinjve e, sepse në vjeshtën e vitit 1967, do të “shtegtojë” drejt kryeqytetit, Tiranës.

Studenti vlonjat i Institutit të Lartë të Kulturës Fizike  “Vojo Kushi”, në mjediset sportive, nuk njihej shumë dhe që në sezonin e pare, luan me “Dinamon”, një skuadër kjo që në atë periudhë, ishte e përbërë nga studentë të përkushtuar ndaj sportit të basketbollit. Trajneri i “Dinamos” në atë periudhë kohe, Muhamet Përmeti, do ta bëjë Papavangjelin, pjesë të asaj skuadre me të talentuarit; Doda, Rusi, Shano, Llazani, Peja, Trabicka, etj., duke formuar kështu një skuadër, shumë simpatike për kohën, që do të rivalizonte të mëdhatë e traditës “Partizanin” “17 Nëntorin”, “Vllazninë” dhe “Lokomotivën” e Durrësit.

Edhe pse specialistët, e kishin jashtë vëmendjes në fillim, basketbollisti me shumë të ardhme, Papavangjeli, ka një progres të shpejtë, madje të jashtëzakonshëm dhe në vitin 1968, karriera e tij, starton në mënyrën më mirë të mundshme. Kjo bëri që paraqitja e tij, i tërheq vëmendjen të gjithëve, si një talent i madh, por i pazbuluar më pare, nga atë që bënin “ligjin” edhe në sport, për të marrë këdo dhe në çdo kohë. “Dinamo”, jo vetëm që nuk e lëshonte “xhevahirin” e tij, por i beson në çdo ndeshje, vendin e lojtarit protagonist në skuadër, me fanellën e titullarit me nëmurin dhjetë.

Viktor Papavangjeli, është i pari basketbollist, që ka mundur të fusë me dy duar topin në kosh, duke aplikuar një stil shumë të preferuar dhe karakteristik për lojtarë kalibri, model i atyre amerikanë të NBA-së. Në rolin e një qendre anësore, i fortë në tabelë, në sulm e mbrojtje, Papavangjeli, zotëronte një gjuajtje shumë të bukur, me një stil perfekt dhe një kërcim të jashtëzakonshëm, gati fluturues, kur kërcyeshmëria e kapjes objektit në lartësi ishte 3.56 cm.

Shumë elegant, një trup i bukur, ka luajtur dhe është përballur me kundërshtarë gjigantë. Një veprim të tillë që ishte spektakolar, atij ia kushtëzonte kërcimi potent, që kryente në veprimet me topin. Në vitet 1967-1970, që Viktor Papavangjeli ka qenë pjesë e “Dinamos”, rivaliteti në basketbollin e meshkujve ka qenë tepër serioz. “Partizani” e “17 Nëntori”, “Vllaznia”, “Lokomotiva”, “Studenti”, për çdo ndeshje midis tyre, ishte një betejë sportive deri në sekondat e fundit.

Papavangjelit tek “Dinamo”, i jep gjallëri kampionatit, në veçanti derbit kryeqytetas, që, si në asnjë vend tjetër të botës, kishte pesë skuadra, bashkë me “Dajtin”, që luanin në kategorinë e parë. Por sapo kishte filluar të luante e të ishte protagonist i këtyre sfidave të mëdha, pikërisht kur shpërthimi tij ishte në rritje, si një personazh shumë i njohur me të ardhme, vjen rikthimi tij në Vlorë. Tek “Flamurtari tij i dashur, por s’harron asnjë here, të rikthehet në Tiranë, kur e grumbullonte “Partizani” për kupat e Europës dhe ndeshjet me ekipin kombëtar.

Rikthimi tek ‘Flamurtari’ dhe ‘rekordi’ i pikëve të shënuara

Në vjeshtën e vitit 1970, skuadra e basketbollit të meshkujve të “Flamurtrit”, do të ngjitet në Kategorinë e Parë. Ndërkohë që Viktor Papavangjeli, e ka lënë kryeqytetin dhe është në Vlorë, në shërbim të skuadrës të qytetit tij. Bashkë me Papavangjelin, në skuadër janë dhe: Pajtim Resuli, Eqrem Muharremi, Gaqo Angjeli, Edmond Luzi, Vladimir Birçe, Imer Yzeri, Shefqet Veliu dhe më vonë Astrit Birçe, Agim Dalipi, Spiro Vjero, Arben Golemi, Viron Toska e, të tjerë që e bëjnë skuadrën vlonjate, rivale të “Labinotit”, “Lokomotivës” “Skënderbeut”,“Studentit” dhe pse jo, dhe të “Vllaznisë’ e “Dinamos”.

Shembujt janë të shumtë në ndeshje dhe ballafaqime interesante, ku tifozeria vlonjate, do të shkonte në ndeshje vetëm për të parë spektaklin sportiv, që do jepte në fushën e lojës “artisti” koshit, Viktor Papavangjeli. Elegancë, finesë dhe pjellë e një fantazie të hollë me topin, në çdo moment të lojës. Pikë të shënuara në ato momente që i duhen skuadrës dhe duartrokitje pa limit nga tifozeria e pranishme. Një lojtar i kalibrit gjerë, Viktor Papavangjeli, që ndihet në formë sportive në çdo fushë ku luan edhe jashtë Vlorës, dhe përball çdo kundërshtari.

Edhe pse e kishte shumë të qartë se “Flamurtari” tij e kishte të vështirë të fitonte ndaj “Partizanit” të Agim Fagut dhe “17 Nëndorit” të Vaso Shakës dhe “Vllaznizsë” të Zef Gjonit, por kjo nuk do thoshte aspak që Papavangjeli, mos të bënte mirë dhe bukur detyrën e tij, duke shënuar sa më shumë pikë. Dhe nuk është e tepërt të themi se, ka pasur ndeshje të veçanta, ku Viktor Papavangjeli, shënonte deri gjysëm e shumës të pikëve që shënonte në ndeshje skuadra e tij.

Por në disa ndeshje kuota e pikëve të shënuara nga ana e tij, arrinte edhe 45 pikë. Edhe pse nuk ka një regjistër të saktë për pikët që janë shënuar në karrierën e tyre basketbollistë të ndryshëm, nga përllogaritjet që bëhen, rezulton se; Viktor Papavangjeli, në karrierën e tij në vitet 1965-1981, rezulton të ketë shënuar më shumë se 10 mijë pikë.

“Fakti që në vitet 1970-1980, ky basketbollist është pjesë e pikë shënuesve më të mirë të kampionateve, është një arsye më shumë për të besuar se, steka e pikëve të shënuara nga Viktor Papavangjeli, mund të jenë ndoshta dhe më shumë, por më pak, në asnjë mënyrë”, – shprehet ish-gjyqtari njohur i basketbollit, Virgjil Karaj.

Një llogaritje e detajuar, ka shumë mundësi që Viktor Papavangjelit, t’i jepet me të drejtë rekordi e pikëve të shënuara në historinë e basketbollit shqiptar. Për disa vite, luan si lojtar dhe drejton edhe si trajner skuadrën. Por pasi e mbyll me basketbollin e luajtur, në moshën 36-vjeçare, në vitet 1985-1990, ai drejton ekipin e meshkujve të “Flamurtarit”, duke nxjerrë shumë elementë cilësorë dhe pak më vonë, inspektor pranë Klubit shumësportësh “Flamurtari” të Vlorës.

Arshiva e pasur me ndeshje ndërkombëtare

Në harkun e viteve 1970-1980, Viktor Papavangjeli, ka qenë lojtar i padiskutueshëm në skuadrën kombëtare dhe një titullar i veçantë, në të gjitha aktivitetet që ajo ka marrë pjesë, duke qenë njëkohësisht dhe nga shënuesit kryesorë të saj. Kështu në Kampionatin Europian të vitit 1969, që është zhvilluar në Hungari dhe ku Shqipëria që luan në një grup të fortë bashkë me Turqinë, Francën, Hungarinë e Poloninë., me 44 pikët e shënuara, Viktor Papavangjeli, renditet i pesti në listën e pikë shënuesve.

Paraqitje e mirë e tij, është dhe Lojërat Universitare të Torinos, edicioni 18-të, në gusht të 1970-ës, ku veçohet rivaliteti në takimin Shqipëri – Jugosllavi 72-74, ku ai së bashku me Agim Fagun, ishin absolut. Plotë mbresa për këtë basketbollist, është me turneu miqësor në Kinë, apo ai Sardenjës në Itali.

Protagonist edhe në turneun olimpik, në Harlem të Hollandës, me takimet Shqipëri-Belgjikë 82-83, Shqipëri-Çekosllovaki 69-88 dhe Shqipëri-Holandë 81-84, ku Fagu, Kushtrim Zaçe, Bujar Shehu, Papavangjeli dhe Vaso Shaka, kanë bërë një figurë të jashtëzakonshme.

E jashtëzakonshme paraqitja e tij në vitin 1976, në ndeshjen me përfaqësuesen greke, ku shtypi vendas, nisur nga mbiemri e ka etiketuar me prejardhje greke, por, e pa pranuar nga vetë lojtari. Për “Partizanin”, në pjesëmarrjet në Kupat e Europës, vlonjati Viktor Papavangjeli, ka qenë lojtari më i preferuar si përforcim në ndeshjet ndërkombëtare. Dhe debutimin me skuadrën ushtarake, e ka në vitin 1969, në Shkodër, ku “Partizani”, luan me “Dinamon” e Bukureshtit, për Kupën e Kampioneve.

Pastaj vijnë sfidat ndaj “Cervena Zvezdës” (“Ylli i Kuq” i Beogradit) dhe në dy kualifikimet historike në Kupën e Kampioneve, ndaj hungarezëve të “Çepel”, ku shënon 11 pikë dhe “Sparta Bertranzh” – (Luksemburg), në përbërje me amerikanë, ku vlonjati Papavangjeli, realizon 17 pikë, ndërsa në ndeshjen e kthimit, ai shquhet në mbulimin e francezit shtatlartë, Mutter, më gjatësi 2.04 cm. Duke mos harruar gjithashtu duelet në Kupën e Kampioneve, me sfidat e dyfishta ndaj “Vinerberg” – Austri, në të cilat Papavangjeli, realizon 18 pikë.

E paharruar do mbetet ndeshja për Kupën e Kupave, përballja me “Aspo – Tours” të Francës, ku Fagu, Papavangjeli, Mushi, Zaçe, dalin fitues në tabelë dhe ndaj gjigantëve si; Meniard 2.08 cm. dhe Boven 2.06 cm.

Në takimin e Tiranës, Papavangjeli realizon koshin e fitores 83-80, por që “Partizani” eliminohet pasi humbet 101-76, në sfidën e kthimit. Vitet 1970-1980, janë vitet kur “Partizani” është ndeshur me “Oransodën”, “Zadarin”, “Jugoplastikën”, “Cervena Zvezdën”, “Partizanin –Beograd”, “Sparta”, “Çepel,” apo “Banco- Romën’ dhe “Sinudine”, që kishin në përbërje lojtarë gjigantë, të famshëm e të suksesshëm, që bënin emër në basketbollin botëror dhe atë europian.

Dhe në këtë listë, mes shumë skuadrave, do të veçonim përballjet “Partizani” – Tirana  me “Crvena Zvezda” – Beograd, në vitin 1972, një skuadër kundërshtare e përbërë me shtatlartë dhe shënues të tillë si: Kapiçiç, Sllavniç dhe Simonoviç. Nga shtypi sportive, mësojmë se; “Partizani e filloi ndeshjen me Fagun, Papavangjelin, Zaçen, Palin, Mushin. Dhe në fund: “Partizani” humbet 78-89, dhe pas Agim Fagut, është Viktor Papavangjeli që shënon 16 pikë”.

Gjithsesi, në këto ndeshje dhe shumë të tjera si këto që konturojnë karrierën e tij sportive, shkëlqen fortë dhe bukur forca, talenti dhe teknika e lartë e Viktor Papavangjelit që ka ditur ta kthejë sportin e basketbollit në një art më vete.

Skeda e Viktor Papavangjelit

Lindur: në Vlorë, më 25.11.1949

Lloji sportit të ushtuar: Basketboll

Karriera si sportist: Ekipi të rinjve të “Flamurtarit” në vitet

1965-1967, “Dinamo” në vitet 1967-1970 dhe “Flamurtari” 1970-1985, si dhe pjesë e ekipit kombëtar dhe me ekipin e “Partizanit” në Kupat e Europës në vitet 1969-1980.

Numri në fanellë: 10

Ndeshje të zhvilluara: rreth 450 ndeshje

Pikë të shënuara: rreth 12 mijë pikë

Karriera si trajner: Në vitet 1985-1990 me ekipin e “Flamurtarit”

Vlerësimet: Me Medaljet: “Mjeshtër Sporti” , “Personalitet i shquar në Sport”, “Mjeshtër i Madh” dhe “Qytetar Nderi i Vlorës” ./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 30 Maj 2023

Next Post

Relacioni sekret: “Studentët dolën në ballkon, duke kënduar me kitarë dy këngë dashurie sentimentale, me tekste të rëndomta ordinere dhe...”! / Ngjarja te konvikti i Institutit të Arteve, në ’89-ën

Artikuj të ngjashëm

“Trajneri i shquar i R.F. Gjermane, Shen, pas ndeshjes me kombëtaren tonë, më 1967 në stadiumin ‘Qemal Stafa’, i dha dorën Teodor Vasos, sepse…”/ Dëshmitë e kolegëve, për futbollistin e famshëm korçar
Sport

“Trajneri i shquar i R.F. Gjermane, Shen, pas ndeshjes me kombëtaren tonë, më 1967 në stadiumin ‘Qemal Stafa’, i dha dorën Teodor Vasos, sepse…”/ Dëshmitë e kolegëve, për futbollistin e famshëm korçar

January 23, 2025
“Gazeta franceze ‘Sud West’, ripublikoi historinë e fshehtë të Gerd Mylerit, me bukuroshen shqiptare të Hotel ‘Dajtit’…”/ Kur shtypi europian “ziente” për dashurinë fluide të legjendës gjermane të futbollit botëror!
Sport

“Gazeta franceze ‘Sud West’, ripublikoi historinë e fshehtë të Gerd Mylerit, me bukuroshen shqiptare të Hotel ‘Dajtit’…”/ Kur shtypi europian “ziente” për dashurinë fluide të legjendës gjermane të futbollit botëror!

January 12, 2025
“Makinacionet e Federatës Shqiptare të Mundjes, që e detyruan sportistin e talentuar shkodran të ekipit ‘Vallaznia’, që të braktiste përfundimisht sportin dhe…”/ Historia e trishtë e Halil Gëlqeres
Sport

“Makinacionet e Federatës Shqiptare të Mundjes, që e detyruan sportistin e talentuar shkodran të ekipit ‘Vallaznia’, që të braktiste përfundimisht sportin dhe…”/ Historia e trishtë e Halil Gëlqeres

December 11, 2024
“Një nga heronjtë e vërtetë të ndeshjes me ‘Austrinë’ e Vjenës, ishte edhe Taq Eksarko, i cili sot po ‘lufton’ përsëri, por, një ‘ndeshje’ tjetër, atë me…”/ Mirënjohje për ish-futbollistin e “Partizanit” dhe kombëtares
Sport

“Një nga heronjtë e vërtetë të ndeshjes me ‘Austrinë’ e Vjenës, ishte edhe Taq Eksarko, i cili sot po ‘lufton’ përsëri, por, një ‘ndeshje’ tjetër, atë me…”/ Mirënjohje për ish-futbollistin e “Partizanit” dhe kombëtares

November 22, 2024
“Nga Hoxha, Gjoni e Sulaj, te Zëri, Gurma, Bajaziti, Hafizi, etj., që aplikuan lojën hollandeze dhe…”/ “Djemtë e artë’ të “Shkëndisë”, që shkëlqyen në elitën e futbollit shqiptar dhe kupat ballkanike
Sport

“Djemtë e talentuar të ‘Shkëndijës’ së viteve ’70-’80-të, që shkëlqyen deri në ekipin Kombëtar dhe ‘Shpresa’, një model edhe për sot, por fatkeqësisht Federata e Futbollit…”! / Refleksionet e specialistit të njohur

October 29, 2024
“Kur disa tifozë, i dolën përpara Hysni Kapos dhe i thanë se; Papavangjelin na e ka marrë ‘Dinamo’, nuk e kthejnë në Vlorë, ai…”/ Historia e panjohur e legjendës së basketbollit vlonjat dhe atij kombëtar
Sport

“Kur disa tifozë, i dolën përpara Hysni Kapos dhe i thanë se; Papavangjelin na e ka marrë ‘Dinamo’, nuk e kthejnë në Vlorë, ai…”/ Historia e panjohur e legjendës së basketbollit vlonjat dhe atij kombëtar

October 13, 2024
Next Post
Dokumentet sekrete të ngjarjes së 20 marsit 1989, në konviktin e vajzave të Institutit të Arteve në Qytetin “Studenti”, që alarmoi udhëheqjen dhe u përjashtuan pesë studente nga shkolla

Relacioni sekret: “Studentët dolën në ballkon, duke kënduar me kitarë dy këngë dashurie sentimentale, me tekste të rëndomta ordinere dhe...”! / Ngjarja te konvikti i Institutit të Arteve, në ’89-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!