1942 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Operacionin Antropoid, Reinhard Heydrich plagoset rëndë gjatë një atentati në Pragë. Ai vdes nga plagët e tij të marra, tetë ditë më vonë. Ky operacion u krye nga dy luftëtarë çekë të stërvitur nga britanikët të cilët, pas këtij aksioni u eliminuan gjatë një dyluftimi në një kishë. Reinhard Heydrich, ishte një nga njerëzit më afërt të Hitlerit dhe Himlerit.
1960 – Në Turqi, një grusht shteti ushtarak largon nga detyra Presidentin Celal Bayar dhe pjesën tjetër të qeverisë demokratike. Grushti shteti u organizua nga një grup prej 40 oficerësh të rinj ushtarakë turq, që vepronin jashtë zinxhirit të komandave të Shefave të Shtabit. Pas këtij grushti shteti, Kryeministri, dhe një sërë ministrash të kabinetit të tij, arrestohen, gjykohen, dhe disa ekzekutohen.
1964 – Vdes në moshën 74 vjeçare, Jawaharlal Nehru. Nehru, ishte një aktivist indipendent i pavarësisë, dhe më pas, Kryeministri i parë i Indisë dhe një figurë qendrore në politikën indiane para dhe pas pavarësisë. Ai doli si një udhëheqës i shquar i lëvizjes indipendenciale indiane dhe i shërbeu Indisë si Kryeministër nga themelimi i saj si një komb i pavarur në 1947 deri në vdekjen e tij në 1964.
1970 – Lind në Salisbury, Joseph Fiennes. Fiennes, është një aktor britanik. Ai është i njohur për portretizimet e tij të William Shakespeare në Shakespeare in Love, për të cilin u nominua në çmimin BAFTA për Aktorin më të Mirë në një rol kryesor. Roli i tij në serialin dramatik në TV 2017 The Handmaid’s Tale u nominua në çmimin Primetime Emmy për Aktorin Mbështetës i shkëlqyeshëm në një seri Dramë.
1996 – Gjatë Luftës së Parë Çeçene, Presidenti Rus Boris Yeltsin takohet me rebelët çeçenë për herë të parë dhe negocion një armëpushim. Lufta e parë ruso-çeçene, ishte një nga konfliktet më të rënda të armatosura, të zhvilluara të territorin e shtetit rus. Gjatë këtij konflikti afro 2 vjeçar, do të humbnin jetën me mijëra ushtarë dhe civilë rusë dhe çeçenë. Një vit më vonë do të firmosej traktati i paqes midis Moskës dhe Groznyt.
1997 – Ndërron jetë Azem Shkrelí një poet e kritik letrar shqiptar. Ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit. Me krijimtari letrare u shfaq në vitet ’50 dhe me poezinë e tij vendosi kulme poetike në letërsinë shqipe. Në fund të viteve ‘50, do të shfaqet brezi i “të nëntëve” i prirë nga Shkreli, i cili vendosi kulme poetike në letërsinë shqipe.Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezisë shqipe të Pasluftës. Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim “Zogj dhe gurë”, botuar më 1997. Vdiq në pranverën e vitit 1997. Azem Shkreli u ngjit në maje të letrave shqipe.
2016 – Barack Obama bëhet Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që vizitoin Parkun Memorial të Paqes në Hiroshima dhe takon një Hibakusha (një të mbijetuar të sulmit atomik). Parku Memorial i Paqes Hiroshima, është një park përkujtimor në qendër të Hiroshima, Japoni. Ajo i është kushtuar trashëgimisë së Hiroshima si qyteti i parë në botë që pësoi një sulm bërthamor, dhe kujtimet e viktimave direkte dhe indirekte të bombës.