• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Të Ndryshme

“Doktor Shpëtimi nga Erseka, në Spitalin ‘Poliambulatorio Citta di Parma’, që na bën të ndihemi krenar si shqiptarë…”/ Historia e panjohur e mjekut që shëron edhe shpirtrat e pacientëve!

“Doktor Shpëtimi nga Erseka, në Spitalin ‘Poliambulatorio Citta di Parma’, që na bën të ndihemi krenar si shqiptarë…”/ Historia e panjohur e mjekut që shëron edhe shpirtrat e pacientëve!
“Doktor Shpëtimi nga Erseka, në Spitalin ‘Poliambulatorio Citta di Parma’, që na bën të ndihemi krenar si shqiptarë…”/ Historia e panjohur e mjekut që shëron edhe shpirtrat e pacientëve!
“Doktor Shpëtimi nga Erseka, në Spitalin ‘Poliambulatorio Citta di Parma’, që na bën të ndihemi krenar si shqiptarë…”/ Historia e panjohur e mjekut që shëron edhe shpirtrat e pacientëve!
“Doktor Shpëtimi nga Erseka, në Spitalin ‘Poliambulatorio Citta di Parma’, që na bën të ndihemi krenar si shqiptarë…”/ Historia e panjohur e mjekut që shëron edhe shpirtrat e pacientëve!

Nga Dodë Mëlyshi

Memorie.al / “Doktor mirëmëngjesi, po e nis nanën me një farë urgjence tek ndihma e shpejtë në “Ospedale Maggiore”, sepse nuk ndihet mirë me këmbën e majtë. Do kisha pas dëshirë, ta shtroja tek klinika juaj, por duke qenë se nuk kam kohë mjaftueshëm, të marr kërkesën shoqëruese të mjekes së familjes, nuk e di a është e mundur?!” – Mesazhi që i nisa në WhatsApp, doktor Shpëtimit ishte zanor. Mund të ishte kohë e humbur, me ndalu me shkru me fjalë. Nana, kishte afërsisht një ditë e gjysëm, që e kishte këmbën si të bllokuar. Ditën e pare, e çuam tek mjekja e familjes. Na tha se; ndoshta është vetëm reumatizëm, por njëkohësisht na rekomandoi, t’i bëjmë një radiografi sa më shpejt, sepse nuk i dihej.

Përgjithësisht edhe ne shqiptarët, i zgjidhim hallet mjekësore vetëm me aspirina, dhe çdo dhimbje kocke, e lidhim vetëm me reumatizëm. Të nesërmen e asaj dite, duke qenë se s’ndihej fare e përmirësuar, bazuar në instiktin e familjarit që shpesh herë tejkalon edhe atë të mjekëve, ani pse pata prenotuar radiografinë, e morëm dhe e nisëm në urgjencë në Spitalin Shtetëror të Parmës, të cilin këta e thërrasin, Spitali i Madh (‘Ospedale Maggiore’).

Rrugës, i nis një sms doktor Shpëtimit, me të cilin njihem prej kohësh, dhe që është shef reparti, në një spital privat po këtu në Parma. Spital privat, i ndërlidhur me nevojat e shtetërorit. Ai mu përgjigj që; thuaj ne “pronto soccorso”, se kemi folur bashkë, dhe se e ke krevatin, e rezervuar tek “Città di Parma”(emri i spitalit).

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 2 Dhjetor 2024

Kalendari Historik 20 Nëntor 2024

Aty në urgjencë, mbas vizitave të para, nanës i përcaktuan diagnozën; frakturë femorale. Mbas disa analizave, duhej programuar ndërhyrja kirurgjike.

“Ma…è bravissima” – u shpreh një infermiere, me theks të pa fshehur napolitan, duke parë se pacientes, s’i lëvizi as qerpiku, ndërsa po i shponte enët e gjakut për analiza, e gjithashtu, ndërhyrjet për tampon anti Covid. Mësuar me “uf, of, ah” – et, e moshave të vjetra, shprehu një habi në formë pasthirrme, pozitive të sinqertë. Ndërkohë që, i fërkoi shpatullat dashamirësisht nanës.

“Është një brez që ka jetuar pa naze (una generazione vissuto senza vizi) e plot dinjitet”, – i shpjegova italisht, infermieres” – e kështu e kanë mendjen e ndarë edhe për vazhdimësinë…”!

Atë natë, na mbajtën në hapësirat e “Ndihmës së Shpejtë”. Të nesërmen, duke iu përgjigjur kërkesës tonë (conosco un medico madrelingua), na vunë në një autoambulancë, e na nisën tek “Città di Parma”, që gjendet në anën tjetër të qytetit.

Ishte pak para dreke. Katër ditë para Pashkësh. “Keni ardhur t’i kaloni Pashkët këtu” – na foli një paciente tjetër, me të cilën do ndanim dhomën dy ditë deri sa të bëhej operacioni, me një notë dashamirësie e humori. Nuk ia përktheva nanës, batutën e bashkëmoshatares së vet italiane, duke ditur fare mire, se çfarë rëndësie kanë Pashkët për të.

Doktor Shpëtimi, erdhi me gjithë stafin e vet, vetëm dy minuta pasi qemë sistemuar në dhomë. Quhet Shpëtim Baci. Është nga Erseka. Aty e thërrasin “dottor Timi”. Ose edhe “dottor Baci”. Ose thjeshtë “doct”, sikundër bënin ndihmësit e tij, që edhe në moshë, ishin më të rinj.

Na përshëndeti, i vuri dorën nanës mbi sup, mbasi i kishte përkëdhelur dashamirësisht kokën, e filloi ta pyesi për gjendjen shëndetësore. Mbi të gjitha, për dhimbjen e kockave.

“Po na kemi punue nëpër kooperativa, me vaditje verave, pra kambët në ujë gjithë kohën, e kështu që reumatizma…” – filloi nana të flasi, tue përcaktue diagnozën sipas idesë së vet.

“Se s’di, si me t’i shpjegu kooperativat, o doktor”!- vazhdoi.

“I di o nënë, i di, se në kooperativë, kam punuar dhe jam rritur edhe vetë. Po rri e qetë, do të mbajnë disa ditë këtu, e do të dërgojmë në shtëpi me këmbën shëndoshur” – foli thjeshtë, i përkore e me buzëqeshje e theks kolonjari, doktori. Ndërsa ndihmësit e tij, ndiqnin bashkëbisedimin në shqip, pa kuptuar asnjë fjalë.

Doktor Shpëtimi, është shef i atij reparti. Herë tjetër, shumë vite më pare, ma kishte shpjeguar historinë e tij. E kishte kaluar detin, çerek shekulli më parë, si gjithë shqiptarët, pas një eksperience pune si mjek, në Spitalin e Vlorës. Kishte filluar punë në këtë spital, në Parma, si “sanitar” (d.m.th punëtor pastrimesh). Pastaj, kishte gjetur mënyrën t’u shprehte drejtuesve të spitalit, diplomimin.

Kjo gjë, u ka tërhequr vëmendjen sa duket. E kështu i kanë dhënë, ose më mirë ka fituar, shanset e tija. Doktori, ka vazhduar pastaj studimet në italisht, për njësim diplome dhe specializime. E ka filluar nga hiçi, nga zero dhe është doktori më i vyer i asaj strukture. Edhe në këto minuta që po shkruaj, ai duhet të jetë duke studiuar. Nuk ka shqiptar që nuk e njeh. Nuk ka mjek në gjithë provincën, me rreth 500 mijë banor, që nuk e njeh.

Kujtoj një mjeke, vite më pare, kur më tha për të: “Është i shkëlqyer, meriton të jetë ‘primar’ në spitalin ku punon”!

Ato njëzet ditë, që na u desh të qëndronim korridoreve të spitalit, pjesën më të madhe, edhe ditë natë, jo se mungonte shërbimi, por ngërçi i gjuhës, na e kërkonte, pata mundësinë, edhe pa dashur me zbulu “botën” e doktorit. Dhe simpatinë e madhe, e gjithashtu respektin e madh, që gëzonin për të, si kolegët, si vartësit ashtu dhe pacientët.

Sa jo aq fjalëshumë, në raport me profesionin (“mos bej aq shumë pyetje Dodë, atë që ti duhet të dish, sapo ta shpjegova”, “mirë mirë doktor, ti pretendon në dy minuta, të fusësh në kokën time, terma e terminologji, që ke mësuar në tridhjet vite shkolle, e tridhjetë të tjera, eksperience pune”), por thellësisht sintetizues, tmerrësisht efiçent, maksimalisht profesional, aq edhe gurgullues e, me një sinqeritet të një pastërtie gati fëmijërore, në raport me rrëfimet e jetës, bashkë bisedat dhe me gjithçka tjetër, në përgjithësi. Me tipare nordike në profesion. Me tipare ballkanase në shoqëri.

Një shqiptar i mire, një shqiptar me vlerë

“Ka shpëtuar edhe jetë njerëzish” – më foli një ditë një infermiere, për të, kur mori vesh se, vinim nga i njëjti vend, (“ah, jeni shqiptarë si doktori” – kuriozonin shpesh punonjësit në strukturë). Doktorët, janë aty në fakt, për të shpëtuar jetë njerëzish. Por e thënë kështu, nënkupton flagrancën e veprimit, tempizmin, gjestin instiktiv, dallues nga të tjerët, qe e rënd doktorin hero, para pacientit. Në fakt, një gjest i tillë, ishte përmendur asokohe edhe në të përditshmen më të vjetër italiane: “Gazzetta di Parma”. E njëjta gazetë, që kishte ka shkruar më shumë se një here, për të.

Nuk mbaj mend nëse, i shpjegova infermieres kuptimin dhe koincidencën e emrit “Shpëtim”, që mund të përshtatej në italisht, si “Salvatore”, pra “Shpëtues-shpëtimtar”…!

“Sono proprio lieta di conoscerla, ho tanto sentito parlare di lei” – dëgjova në një moment, zërin e një familjareje të një pacienteje të vjetër, që i drejtohej doktorit, ndërsa ky i shpjegonte, kartelën përmbyllëse. Në atë frazë, shprehje krejt mirënjohja dhe simpatia që doktori, kishte “mbjellur”.

“Doktor…filan pacient të kërkon vetëm ty” – e thërret një infermiere, një herë tjetër. Kërkonte vetëm atë, sepse ai kishte përvetësuar artin e shërimit të shpirtit, para se atë të fizikut.

“S’ka dal akoma nga salla e operimit. U kam thënë që ta shtrojnë në një dhomë teke” – më foli ditën e operimit të nanës, kalimthi në korridor. Unë po i drejtohesha dhomës, duke pritur daljen nga salla, ai po nxitonte tek pacientet e tij. S’më la as kohën ta falenderoj.

Të kalosh nga një dhomë katërshe, në një dhomë teke spitali, është sikur të kalosh, nga një hotel pa asnjë yll, në atë me pesë yje…!

Nana, ndejti rreth njëzet ditë në spital. Ditën që doli, ishte “shend e verë”…(“Kur do dalim nga spitali or bir” – na e përsëriste. “Kur të na thonë mjekët. Por shumë shpejt” – ishte përgjigja. “S’kam hall tjetër, por më këputi malli për ato kalamaj” – vazhdonte. E kishte fjalën për nipat e mbesat.

Nuk zgjatesha. Kishin kaluar vetëm pak ditë. Malli me sa duket si njësi matëse, nuk njeh gjatësinë, por thellësinë.)…ishte shend e verë, pra, ani pse sistemimin në makinë, e bamë jo pa vështirësi. E po mendoja se, në fund të fundit, jeta gjithsesi sintetizohet mire, në filozofinë japoneze: “me u rrëzue nëntë here, e me u çue dhjetë të tjera”.

E ndërsa avash avash po largoheshim me makinë, në pasqyrën e pasme, i hodhe një sy godinës 7-8 katëshe të spitalit. Në mesin e Europës moderne. Në një repart të së cilës “zhdoganonte” aftësi, dije, njohje, profesionalitet, qytetari, mirësi e gjithashtu artin e etikës dhe të estetikës, një doktor me emrin “Timi”. Ardhur nga Erseka. Një shqiptar me vlera, për të cilin se fsheh, provoja krenari…!

Me një dilemë të madhe në vetvete: sa mirë shprehet individualisht shqiptari. Individualisht shqiptari, shpesh herë është i pashoq. Kur do ndodhë një gjë e tillë, edhe si komunitet, edhe si shoqëri?! Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Fotografi nga aktiviteti i personelit të Kryqit të Kuq Amerikan, në Shqipëri në vitet 1920-1929

Next Post

Kalendari Historik 04 Maj 2023

Artikuj të ngjashëm

“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Të Ndryshme

Kalendari Historik 2 Dhjetor 2024

December 1, 2024
Kalendari Historik 1 Nëntor 2024
Kalendari historik

Kalendari Historik 20 Nëntor 2024

November 19, 2024
Kantina “Binjakët” në Tiranë, një atraksion turistik, që po mahnit vizitorët vëndas e të huaj, të cilët e krahasojnë me “Cabernet” të Napa-s, apo “Shtëpitë e Shampanjës” së Francës e, Portugalisë
Të Ndryshme

Kantina “Binjakët” në Tiranë, një atraksion turistik, që po mahnit vizitorët vëndas e të huaj, të cilët e krahasojnë me “Cabernet” të Napa-s, apo “Shtëpitë e Shampanjës” së Francës e, Portugalisë

September 1, 2024
Pamje nga paradat ushtarake të organizuara në Tiranë me pjesëmarrjen e president Ahmet Zogu dhe autoriteteve të kohës në vitet 1926-1927
Të Ndryshme

Riorganizimi i mbretërorëve – domodoshmëri historike

May 22, 2024
‘Integral Albania’ vjen në ndihmë të familjeve shqiptare duke sjellë në Tiranë shkollat më të mira të mesme në të gjithë botën, nga Anglia në Spanjë, Gjermani, Francë e deri në SHBA-ës.
Të Ndryshme

‘Integral Albania’ vjen në ndihmë të familjeve shqiptare duke sjellë në Tiranë shkollat më të mira të mesme në të gjithë botën, nga Anglia në Spanjë, Gjermani, Francë e deri në SHBA-ës.

April 17, 2024
Panairi Ndërkombëtar i Arsimit, në bashkëpunim me ‘Integral Albania’ rikthehet në Shqipëri, në datën 2 mars, në Hotel ‘Rogner’ në Tiranë dhe “Rozafa’ në Shkodër
Të Ndryshme

Panairi Ndërkombëtar i Arsimit, në bashkëpunim me ‘Integral Albania’ rikthehet në Shqipëri, në datën 2 mars, në Hotel ‘Rogner’ në Tiranë dhe “Rozafa’ në Shkodër

February 28, 2024
Next Post
“Selfatët, e strehuan dhe e mbajtën me para Enverin, duke dhënë edhe flori për Luftën, por ai i masakroi, burgosi e pushkatoi, pasi…”/ Historia tronditëse e familjes së pasur gjirokastrite

Kalendari Historik 04 Maj 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!