Memorie.al publikon dy foto të rralla që i përkasin datës 6 prill të vitit 1946, kur kryeministri i qeverisë shqiptare të asaj kohe, gjeneral-kolonel, Enver Hoxha, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, gjeneral-leitnant, Koci Xoxe dhe Drejtori i Drejtorisë Politike në Ministrinë e Mbrojtjes, gjeneral-major, Kristo Themelko, i japin “bekimin” kapitenit të ekipit të futbollit “Partizani”, Rexhep Spahiu, në ndeshjen e parë që ata do të luanin në Kampionatin Kombëtar me uniformën dhe emrin e ri, pasi deri në atë kohë ai ekip quhej “Ushtria”. Fotot janë bërë në një tribunë të improvizuar përballë ndërtesës së korpusit qendror të Universitetit të Tiranës, që asokohe ishte godina e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, ku u zhvillua ceremonia e themelimit të Futboll-Klub “Partizani”.
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016