• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Relacioni sekret i ministrit Reiz Malile: “Ftesën e Shoqatës Bamirëse ‘Nënë Tereza’ nga Gjermania, për Ismail Kadarenë, ta lëmë në heshtje dhe…”/ Letra dërguar Sofokli Lazrit

Takimi i Ramiz Alia me Nene Terezen Tirane
Aspekte nga vizita e Nene Terezes ne Shqiperi . Ne Aeroportin e Rinasit
Takimi i Ramiz Alia me Nene Terezen Tirane
Relacioni sekret i ministrit Reiz Malile: “Ftesën e Shoqatës Bamirëse ‘Nënë Tereza’ nga Gjermania, për Ismail Kadarenë, ta lëmë në heshtje dhe…”/ Letra dërguar Sofokli Lazrit
Takimi i Ramiz Alia me Nene Terezen Tirane
Relacioni sekret i ministrit Reiz Malile: “Ftesën e Shoqatës Bamirëse ‘Nënë Tereza’ nga Gjermania, për Ismail Kadarenë, ta lëmë në heshtje dhe…”/ Letra dërguar Sofokli Lazrit
Takimi i Ramiz Alia me Nene Terezen Tirane
Relacioni sekret i ministrit Reiz Malile: “Ftesën e Shoqatës Bamirëse ‘Nënë Tereza’ nga Gjermania, për Ismail Kadarenë, ta lëmë në heshtje dhe…”/ Letra dërguar Sofokli Lazrit
Nene Tereza me Nexhmijen dhe Pranvera Hoxhen
Relacioni sekret i ministrit Reiz Malile: “Ftesën e Shoqatës Bamirëse ‘Nënë Tereza’ nga Gjermania, për Ismail Kadarenë, ta lëmë në heshtje dhe…”/ Letra dërguar Sofokli Lazrit
Relacioni sekret i ministrit Reiz Malile: “Ftesën e Shoqatës Bamirëse ‘Nënë Tereza’ nga Gjermania, për Ismail Kadarenë, ta lëmë në heshtje dhe…”/ Letra dërguar Sofokli Lazrit
Relacioni sekret i ministrit Reiz Malile: “Ftesën e Shoqatës Bamirëse ‘Nënë Tereza’ nga Gjermania, për Ismail Kadarenë, ta lëmë në heshtje dhe…”/ Letra dërguar Sofokli Lazrit
Relacioni sekret i ministrit Reiz Malile: “Ftesën e Shoqatës Bamirëse ‘Nënë Tereza’ nga Gjermania, për Ismail Kadarenë, ta lëmë në heshtje dhe…”/ Letra dërguar Sofokli Lazrit
Relacioni sekret i ministrit Reiz Malile: “Ftesën e Shoqatës Bamirëse ‘Nënë Tereza’ nga Gjermania, për Ismail Kadarenë, ta lëmë në heshtje dhe…”/ Letra dërguar Sofokli Lazrit

Dashnor Kaloçi

Pjesa e njëmbëdhjetë

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore me siglën “Tepër sekret” të nxjerra së fundmi nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë dhe Arkivi Qendror i Shtetit, të cilat i përkasin një periudhe kohe nga (1969-1991), ku ndodhet një korrespondencë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, me Komitetin Qendror të PPSH-së dhe disa prej përfaqësive diplomatike shqiptare, të akredituara në Perëndim, si Romë, Paris, etj., me telegrame, relacione, raporte, informacione, urdhëresa, nota diplomatike, ftesa, artikuj gazetash të shtypit botëror, flet-palosje, fotografi, etj., ku bëhet fjalë për Nënë Terezën e Kalkutës, Shenjtoren e famshme me origjinë shqiptare, Gonxhe Bojaxhi, fituese e çmimit ‘Nobel’ për Paqen, në 1979-ën, e cila që nga viti 1969, nëpërmjet kanaleve diplomatike franceze dhe italiane, i kërkoi Tiranës zyrtare, që ajo të vinte në Shqipëri, në atdheun e saj, për të vizituar nënën, Roza Bojaxhi, që në atë kohë ishte në moshën 86 vjeçare dhe e sëmurë, si dhe motrën e saj, Age, të cilat banonin në Tiranë. Dokumentacioni i plotë, (tashmë i de-klasifikuar), i nxjerrë nga arkivat e shtetit shqiptar, bëhet publike për herë të parë nga Memorie.al, ku hidhet dritë mbi të gjithë aktivitetin bamirës së Shenjtores së famshme, në ndihmë të të varfërve në të gjithë botën dhe dëshirën e saj të jashtëzakonshme për të ndihmuar bashkatdhetarët e saj në Shqipërinë komuniste, si dhe heshtjen totale të Tiranës zyrtare dhe udhëheqjes së lartë komuniste të asaj kohe, me në krye Ramiz Alinë e Nexhmije Hoxhën, të cilët me pretekste të ndryshme, penguan ardhjen e saj në Shqipëri dhe e lejuan atë vetëm në vitin 1989, në sajë të presionit të madh ndërkombëtar!

                                                  Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Relacioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme për pritjen që do t’i bëhej Nënë Terezës në Rinas, si dhe programin e vizitave e takimeve të saj gjatë vizitës disa ditore në Shqipëri në maj të vitit 1990

                                                               P R O G R A M

E mërkurë 2 maj 1990

Ora 15.35

Pritja e Nënë Terezës në Rinas. Dalin për ta pritur sh. Ciril Pistoli, Maria Kraja, dhe Adelina Mazreku. (Këta i njofton sh. K. Çifligu)

Nëse Nënë Tereza, do të kërkojë të vizitojë varrezat, atëherë të organizohet kjo:

  1. Më parë të jenë vendosur bustet e Shën Maries në varrin e familjes së saj.
  2. Të jetë gati në Rinas, një veturë.

Për këto dy çështje të ngarkohet shoku Jorgo Melica.

Sh. Adelina Mazreku, do t’i japë Nënë Terezës, kopjen e letrës që i ka dërguar asaj sh. Ramiz Alia, si dhe kopjen e letrës së sh. Nexhmije Hoxha.

Kopjet e këtyre dy letrave do t’ja japi Adelina Mazrekut, Kostaq Çifligu.

Relacioni i ambasadës shqiptare në Romë për Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, lidhur me letrën e prof. Kaptano për Nënë Terezën

 R. P. S. SH.

MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME

AMBASADA ROMË

Lënda: Letra e prof. Kapatanos për Nënë Terezën.

                                           MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME

                                                     (Drejtorisë së Parë)

                                                          TIRANË

Bashkëlidhur, është një letër që na ka dërguar me postë prof. Xhusepe Kapatano, me anë të së cilës, lutet që të pritet në Shqipëri, bashkë me motrat, Nënë Tereza për të kaluar atje vitet e fundit të jetës së saj.

                              Për dijeni.

                           AMBASADORI

                        (Dashnor Dervishi)

Relacion i misionit shqiptar në OKB për Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, lidhur me telefonatën e bërë nga Zhanet Petrie, që njoftonte për 80 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës

 Alb 008

                                     Urgjent Ministrisë së Jashtme

                                                   Tiranë

Sot, më telefonoi bashkëpunëtorja e Nënë Terezës, publicistja Zhanet Piters dhe më tha se sot Nënë Tereza, ka 80 vjetorin e lindjes së saj.

Ajo, theksoi gjithashtu se Nënë Tereza mbetet me shpresë për të shkuar në Shqipëri, së bashku me motrat e saj.

Telefoni i Nënë Terezës, në Kalkuta të Indisë është 9133297115 (këto numra përfshijnë dhe kodin e Indisë e të Kalkutës.)

Për dijeni.

New Jork më 27.8.1990

2249 mpj ab

Aug 27 1138 respond to 236456 alb ur

Telegram i urimit dërguar Nënë Terezës me rastin e 80 vjetorit të lindjes, nga Jorgo Melica, Kryetari i Komitetit për Marrëdhënie Miqësore dhe Kulturore me Botën e Jashtme

                 NËNË TEREZA

  Missionaries of Charity 54 A

     ACHANDRA BOSE

          CALCUTA

            7016

          INDIA

 Me rastin e 80 vjetorit të lindjes, ju uroj nga zemra jetë të gjatë e shëndet të plotë. 

                                      Jorgo Melica

Kryetar i Komitetit për Marrëdhëniet Kulturore e Miqësore me Botën e Jashtme.

Tiranë më 29.8.1990

Letra e Nënë Terezës dërguar Presidentit Ramiz Alia nga Kalkuta, ku i kërkon që të pranojë murgeshat e saj për misionet e bamirësisë në Shqipëri

 23 shtator 1990

I dashur President i vendit tonë të dashur, Shqipëri

Më vjen keq që nuk jam në gjendje të takohem me ju personalisht. Prandaj i kërkova zonjës Jane Patric, që të takohet me ju në vendin tim dhe t’ju vërë në dijeni për dëshirën time të thellë, për të sjellë në Shqipëri murgeshat e mija, për t’ju ofruar të varfërve përkujdesjen dhe dashurinë e tyre njerëzore.

Siç e dini ne tani, po punojmë në të gjitha vendet e Europës Lindore.

Zonja Patric, do të jetë në gjendje t’ju japë shpjegimet e nevojshme.

                                 Zoti ju bekoftë

                                    Nënë Tereza

                           MISIONARET E BAMIRËSISË

                             54 A ACHANDRA BOSE

                              CALCUTTA 700016 INDIA

Ftesa për t’u bërë

Relacioni i ministrit të Punëve të Jashtme, Reiz Malile, dërguar Drejtorit të Drejtorisë së Jashtme në Komitetin Qendror të PPSH-së, Sofokli Lazri, lidhur me ftesën e Shoqatës Bamirëse ‘Nënë Tereza’ nga Republika Federal Gjermane, për Ismail Kadarenë dhe Sali Manin

                    Shokut Sofokli Lazri

Bashkëlidhur, ju dërgoj një ftesë që dërgon Shoqata Bamirëse e Nënë Terezës nga RFGJ-ja, me të cilën fton Ismail Kadarenë dhe rapsodin Sali Mani.

Nga sa dimë, ne shkrimtari Ismail Kadare është jashtë shtetit.

Për korrektësi, pasi të verifikojmë mendojmë t’i përgjigjemi se Ismail Kadare, ndodhet jashtë shtetit dhe se për mungesë kohe, rapsodi Sali Mani, është e pamundur që të vijë. (Aktiviteti është në 20 tetor)

                                         Reiz Malile

                             Tiranë më 16 tetor 1990

Shoku Reiz, porositi që të lihet në heshtje

18.10.1990

Relacioni i misionin diplomatik shqiptar pranë OKB-së, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, lidhur me telegramin e dërguar nga Nënë Tereza, pasi mësoi lajmin e vendosjes së emrit të saj Kopshtit të fëmijëve Nr. 4 në Tiranë

 2164 MPJ

 ALB 003

                                                          MINISTRISË SË JASHTME

Pasi mori lajmin e dërguar nga ne, lidhur me vënien e emrit të saj kopshtit, Nr. 4 të Tiranës, Nënë Tereza, nëpërmjet kronicistes së saj, Jeanete Petrie, dërgoi këtë telegram me teleks:

                        Mr. Bashkim Pitarka

               Ambasadorit të RPSSH pranë OKB

                           New Jork

I dashur ambasador Pitarka

Ju faleminderit që patët mirësinë të më dërgonit mbi ceremoninë e zhvilluar në Tiranë, me kopshtin e fëmijëve “Nënë Tereza”.

Isha shumë e lumtur të merrja këtë lajm dhe me zor po pres ta vizitoj atë kopsht. Ju lutem i thoni Presidentit tone, se unë vetëm numëroj orët deri sa të vij në Shqipëri me motrat e mija.

                            Paçi bekimin

                            Nënë Tereza

                       Misionaret e Bamirësisë

                            Kalkuta, Indi

Misioni Nju Jork

Datë 17.10.1990

Telegrami i urimit i Nënë Terezës nga Kalkuta dërguar Presidentit Ramiz Alia, Ministrit të Punëve të Jashtme, Reiz Malile, si dhe gjithë ministrave të Jashtëm të Ballkanit, me rastin e takimit të tyre në Tiranë

                                TELEGRAM

                     Presidentit Ramiz Alia

Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPS të Shqipërisë

                     Zotit Reiz Malile

Ministër i Jashtëm i RPS të Shqipërisë

Ministrave të Jashtëm të Jugosllavisë, Rumanisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Turqisë.

Sa bukur që ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit, do të takohen në Tiranë, më 24-25 tetor. Qofshi me zemrën plot dashuri, për lavdinë e Zotit dhe për mirësinë e të gjithë popujve.

Unë po lutem për secilin prej jush, që të keni kurajën e gëzimin për të punuar së bashku, për paqe dhe unitet dhe që takimi juaj të jetë shumë i frytshëm.

Pastë secili prej jush, si dhe vendet dhe popujt që ju shërbeni, bekimin e Zotit.

Punët e dashurisë, janë punët e paqes.

                                Ju bekoftë Zoti

                      Nënë Tereza, Misionare e Bamirësisë 

                                 Kalkutë, Indi

22 tetor 1990

Raport-informacioni i diplomatit Vladimir Pula, dërguar Komitetit Qendror të PPSH-së, lidhur me kërkesën e shoqërueses së Nënë Terezës, Zhanet Petrie, për të ardhur në Shqipëri

 DREJTORIA E PARË

                                                          I n f o r m a c i o n

Misioni ynë në New Jork, njofton se kronistja e Nënë Terezës Zhaneta Petrin, u ka shprehur atyre kërkesën e saj për t’ju dhënë mundësia që të vijë në Shqipëri së bashku me motrat e saj.

Ajo kishte shtuar se Nënë Tereza, ka mirëpritur fjalimin e shokut Ramiz Alia, në Plenumin e 12 për liritë e institucioneve fetare.

Tha se Nënë Tereza, dëshiron ta shfrytëzojë këtë zhvillim të ri, në mbështetje të Shqipërisë e lidhjeve me të.

Shtoi gjithashtu, se nëse ajo nuk mund të vijë në Shqipëri në muajin nëntor, mund të ftohet të vijë në dhjetor.

Lidhur me kërkesën e përsëritur të saj, për të ardhur në Shqipëri së bashku me motrat, mendojmë që t’i jepet një përgjigje pozitive.

Një gjë e tillë do të ketë ndikim pozitiv jo vetëm tek Nënë Tereza, por do mirëpritet dhe nga opinioni botëror i cili e nderon dhe e respekton atë.

Me vendimet e fundit, në lidhje me praktikimin e fesë, mendojmë se një gjë e tillë është plotësisht e mundur.

 Tiranë më 19 nëntor 1990

                                    Vladimir Pulaj

Relacioni i ambasadorit shqiptar në Romë, Dashnor Dervishi, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, lidhur me pritjen që i ka bërë Nënë Terezës në selinë e asaj ambasade

     R.P.S.SH.

MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME

     Ambasada Romë

      Datë 29.11.1990

 Lënda: Letër e Nënë Terezës për ambasadorin me rastin e vizitës së saj në Shqipëri.

                    MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME

                          (Shokut Reiz Malile)

                                                    TIRANË

Siç jeni në dijeni, në datën 28 nëntor 1990, prita me kërkesën e saj Nënë Terezën. Me këtë rast ajo dorëzoi një letër falenderimi me emrin tim, ku shpreheshin ndjenjat e saj lidhur me vizitën e pritshme në Shqipëri në datat 1-5 dhjetor 1990.

Njëkohësisht lutet që ti organizohet një takim me Presidentin Ramiz Alia, për t’i shprehur direkt ndjenjat dhe simpatinë, lidhur me pranimin e motrave në atdheun e saj.

Ndërkohë, kërkon që ti krijohet mundësia që të takohet me njerëz kompetentë, për të biseduar rreth çështjes së ardhjes së motrave në Shqipëri.

Bashkëngjitur ju përcjellim letrën.

AMBASADORI

                                (Dashnor Dervishi)

Relacioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme dërguar Komitetit Qendror të PPSH-së, lidhur me protokollin dhe programin e takimeve të Nënë Terezës, gjatë vizitës së saj në Shqipëri

PROGRAMI MBI VIZITËN NË VENDIN TONË TË NËNË TEREZËS

Nënë Tereza, ka kërkuar të vijë në vendin tonë në datat 1-5 dhjetor 1990. Shoqërohet nga gazetarja Zhanet Petri dhe një motër.

E shtunë 1 dhjetor

Ora 16.05

Pritet në aeroportin e Rinasit, nga Kryetari i Kryqit të Kuq Ciril Pistoli dhe shoqëruesit Adelina Mazreku, Natasha Hito dhe Theofan Nishku. Vendoset në Vilën Nr. 14

Në vilë pritet nga Jorgo Melica, Kryetari i MKMBJ.

Ora 19.30

Darkë nga Kryqi i Kuq. Marrin pjesë Ciril Pistoli, Svetllana Martini, Marie Kraja, Natasha Hito, Adelina Mazreku, Theofan Nishku, etj.

E diel 2 dhjetor

Ora 10.00

Vizitë tek varrezat publike (tek varri i nënës dhe i motrës, nëse kërkon).

E hënë 3 dhjetor

Ora 9.30

Vizitë tek kopshti i fëmijëve “Nënë Tereza” Nr. 4

Ora 11.30

Takim me shoqen Nexhmije Hoxha

Ora 17.00

Takim në sallën e Muzeut Historik Kombëtar me 150-200 veta. Përfaqësues të Kryqit të Kuq, shkrimtarë, publicistë, pjesëtarë nga organizatat e masave dhe ato shëndetësore. Shif listën nr 1

E martë 4 dhjetor

Ora 17.00

Pritet nga shoku Ramiz Alia.

E mërkurë 5 dhjetor

Ora 9.00

Nisja për në Rinas. Përcillet nga ata që e pritën.

      Shënim:

Do të jetë mike e Komitetit.

Trajtohet në Kategorinë e Parë.

Vihet në dispozicion një makinë “Benz” dhe një “Volvo”.

Në Vilë dhe në shoqërim, të ketë një mjek kardiolog.

Shoqërohet nga një makinë e policisë dhe një oficer.

Të filmohet gjithë programi, mbërritja, veprimtaritë e takimet në RTV.

Tiranë më 1.12.1990

Relacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë për Komitetin Qendror të PPSH-së, lidhur me emrat e pjesëmarrësve që do asistonin në ceremoninë e dekorimit të Nënë Terezës, në Presidiumin e Kuvendit Popullor, me Urdhrin ‘Naim Frashëri’ të Klasit të Parë

 LISTA E PJESËMARRËSVE NË CEREMONINË E DEKORIMIT TË NËNË TEREZËS.

                3.12.1990

  1. Ciril Pistoli, Kryqi i Kuq
  2. Sllavica Martini
  3. Gaqo Trebicka
  4. Lufti Aliaj
  5. Adelina Mazreku, mjeke
  6. Natasha Hito, shoqëruese
  7. Luftulla Peza, mjek 2
  8. Dhimtër Shuteriqi, shkrimtar
  9. Marie Kraja, artiste
  10. Bukurie Skënderi, përgjegjëse e gruas
  11. Drejtoresha e Kopshtit 42
  12. Edukatoret
  13. Nasi Lera, shkrimtar
  14. Diana Çuli, shkrimtare
  15. Brisida Mema
  16. Yskra Tata
  17. Rolanda Dhimitri, Universiteti i Tiranës
  18. Diana Kristo
  19. Muntaz Dhrami, skulptor
  20. Omer Haxhia, Fronti i Tiranës
  21. Hajro Zeneli, Drejtori i Muzeut
  22. Teuta Hoxha, Komiteti i Kulturës dhe Arteve
  23. Jorgo Melica, Komiteti MKMBJ
  24. Theofan Nishku
  25. Kanan Jakupi, Drejtori i Sanatoriumit
  26. Shaban Murati, gazetar
  27. Ymer Minxhozi

 Në Presidium:

Nexhmije Hoxha

Ahmet Kamberi

Jorgo Melica

Sofokli Lazri

Ciril Pistoli

Dhimitër Shuteriqi

Adelina Mazreku

Nënë Tereza

Motivacioni i dekorimit të Nënë Terezës nga Presidium i Kuvendit Popullor në Tiranë në dhjetor të vitit 1990

I jepet urdhri “NAIM FRASHËRI” i Klasit të Parë, Nënë Terezës (Anjezë Gonxhe Bojaxhiut) me këtë motivacion:

“Personalitet i shquar kombëtar dhe botëror, për ndjenja të larta humane, për veprimtari vetëmohuese me plot sakrifica në dobi të të uriturve, të sëmurëve dhe të varfërve, për shpirtin bamirës dhe barazinë midis të gjithëve”. /Memorie.al

                                                      Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Ten Hsiao Pin: “Nëse ka takime ku pjesëmarrësit përfshijnë Jugosllavinë, edhe ne nuk do të marrim pjesë…”/ Takimi i panjohur me Hysni Kapon e Ramiz Alinë, Pekin 1962

Next Post

Kalendari Historik 25 Korrik

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
Korrik

Kalendari Historik 25 Korrik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!