1922 – Fashistët italianë të udhëhequr nga Benito Mussolini, ndërmarin Marshimin mbi Romë dhe dominojnë, qeverinë italiane. Ky marshim, ishte një demonstrim i organizuar masiv i cili, u organizua, nga Partinë Kombëtare Fashiste e Benito Mussolini-t . Kur trupat fashiste hynë në Romë, Kryeministri Luigi Facta dëshiroi të deklaronte një shtet-rrethim, por kjo u hodh poshtë nga mbreti Victor Emmanuel III. Të nesërmen, në 29 tetor 1922, Mbreti emëroi Musolinin si Kryeministër, duke transferuar kështu pushtetin politik tek fashistët pa një konflikt të armatosur.
1940 – Në Greqi do të ndodhte dhe hedhja poshtë e ultimatumit të famshëm italian nga ana e Kryeministrit Ioannis Metaxas. E njohur ndryshe dhe si “Dita e Jo-së”, ky moment, simbolizon edhe fillimin e Luftës Italo-Greke, e cila në pjesën dërrmuese të saj u zhvillua në Shqipërinë e jugut. Qeveria greke refuzoi me një jo të prerë, notën italiane, që parashikonte lënien e disa bazave ushtarake në tokën greke, trupave të Mussolinit. Për këtë arsye Italia fashiste nisi sulmin frontal ndaj ushtrisë greke. Pas thyerjes së këtij sulmi, Italia i kërkoi ndihmë Gjermanisë, dhe kjo e fundit e pushtoi të gjithë Greqinë.
1955 – Lind në Seattle, një nga biznesmenët më të pasur të botës, themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates. Gates është i njohur ndërkombëtarisht si, manjat biznesi, investitor, dhe filantropist. Gjatë karrierës së tij në Microsoft, Gates mbajti postet e kryetarit, CEO-s dhe arkitektit kryesor të Softuerit, ndërsa ishte gjithashtu aksioneri më i madh individual deri në maj 2014. Sipas kalsifikimit të revistës ekonomike Forbes, Bill Gates është personi i dytë më i pasur në botë, me një pasuri prej 906 miliardë dollarësh.
1959 – Shuhet në moshën 27 vjeçare, nr 3 i revolucionarëve kubanezë pas Kastros dhe Che Guevarës, Camilo Cienfuegos. Cienfuegos, ishte një revolucionar kuban i lindur në Havana. Së bashku me Fidel Castro, Che Guevara, Juan Almeida Bosque dhe Raúl Castro, ai ishte anëtar i ekspeditës Granma të 1956, e cila nisi kryengritjen e armatosur të Fidel Castro-s kundër qeverisë së diktatorit kuban Fulgencio Batista. Ai u bë një nga komandantët kryesorë guerile të Castro, i njohur si “Heroi i Yaguajay” pasi fitoi një betejë kryesore të Revolucionit Kuban. Vdekja e tij me avionin privat Cessna 310 në brigjet e Karaibeve, ka mbetur një mister dhe sot e kësaj dite.
1982 – Për herë të parë pas afro gjysëm shekulli, Spanja do të organizonte zgjedhjet e lira dhe të ndershme, pluraliste parlamentare. Pas rënies së diktaturës së Francisco Franco-s, Mbreti i Spanjës Juan Carlos do të dekretonte zgjedhjet e lira. Zgjedhjet e Përgjithshme të Spanjës në 1982 u mbajtën për të zgjedhur, pjesën e dytë të Këshillit të Përgjithshëm, të Mbretërisë së Spanjës. Të gjitha 350 vendet në Kongresin e Deputetëve ishin gati për zgjedhje, si dhe 208 nga 254 vendet në Senat. Zgjedhjet u fituan nga Partia Socialiste e Felipe Gonzales-it.
1995 – Në Baku të Azerbajxhanit, ndodhi një tragjedi kombëtare. Një zjarr shpërtheu në sistemin e metrosë në Baku, midis stacioneve Ulduz dhe Nariman Narimanov. Sipas shifrave zyrtare, mbetën të vdekur, 289 njerëz, 286 pasagjerë (përfshirë 28 fëmijë) dhe tre punonjës shpëtimi, ndërsa 270 njerëz u plagosën. Zjarri u vlerësua se ishte shkaktuar nga mos funksionimi elektrik, por mundësia e sabotimit të qëllimshëm nuk u përjashtua. Edhe pse një numër i madh, i njerëzve që evakuan trenin mbijetuan, zjarri mbetet katastrofa më vdekjeprurëse e metrosë në botë. Zjarrëfikësit, Chingiz Babayev, iu dha pas vdekjes titulli i Heroit Kombëtar të Azerbajxhanit për jetënt e shpëtuara të pasagjerëve.
2007 – Në Argjentinë, Cristina Fernández de Kirchner, zgjidhet si Presidente e këtij vëndi. Fernandez është gruaja e parë, që shërbeu si Presidente e Argjentinës, Presidentja e parë femër e zgjedhur drejtpërdrejt dhe gruaja e parë e rizgjedhur në zyrë. Ideologjikisht një Peroniste, ajo ishte anëtare e Partisë Justicialiste, me qasjen e saj politike duke u karakterizuar si Kirchnerism. Ajo do ta udhëhiqte Argjentinën, për 8 vjet, duke ndërmarrë politika ekonomike dhe sociale të konsiderueshme, për ta nxjerrë vëndin nga kriza ekonomike, dhe nga inflacioni që e kishte pllakosur.