• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Musine Kokalari, ishte kundra aderimit të grupimit të tyre në ‘Bashkimin Demokrat’, dhe i tha Suat Asllanit, se; pse duhej që Gjergj Kokoshi, të…”?! / Refleksionet e studiueses dhe historianes së njohur

“Musine Kokalari, ishte kundra aderimit të grupimit të tyre në ‘Bashkimin Demokrat’, dhe i tha Suat Asllanit, se; pse duhej që Gjergj Kokoshi, të…”?! / Refleksionet e studiueses dhe historianes së njohur
Memorie.al
“Musine Kokalari, ishte kundra aderimit të grupimit të tyre në ‘Bashkimin Demokrat’, dhe i tha Suat Asllanit, se; pse duhej që Gjergj Kokoshi, të…”?! / Refleksionet e studiueses dhe historianes së njohur
“Musine Kokalari, ishte kundra aderimit të grupimit të tyre në ‘Bashkimin Demokrat’, dhe i tha Suat Asllanit, se; pse duhej që Gjergj Kokoshi, të…”?! / Refleksionet e studiueses dhe historianes së njohur
Gjergj Kokoshi
Dëshmia e italianit Paolo Saggioti: “Tarasconi solli 150 napolona flori dhe me sugjerimin e anglezëve ne bëmë një sabotim, duke i vënë zjarri në Kuçovë…”/ Gjyqi i ‘Deputetëve’
“Babai im, ish-nënprefekti i Stambollit dhe ministër në disa kabinete të Zogut, u internua nga italianët dhe u burgos nga komunistët”. Historia e panjohur e Abdurrahman Dibrës, rrëfen i biri

Dr. Enriketa Pandelejmoni (Papa)

Pjesa e dytë

-Gjergj Kokoshi dhe kontributi i tij politik, në një atmosferë atipike politike në Shqipërinë e pasluftës- 

Memorie.al / Në këtë punim, do të trajtohet figura e Gjergj Kokoshit, në kuadër të kontributit të tij politik, në vitin e parë të pas Luftës së Dytë Botërore, duke u bazuar në burime kryesisht arkivore, nga Arkivi Qendror i Shtetit dhe nga Arkivi i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Synimi është realizimi i një studimi, duke u bazuar në burimet arkivore dhe në analizën diskurseve në hedhjen dritë mbi një nga figurat më interesante dhe më pak të zbardhura në vitin e parë të konsolidimit të pushtetit nga Partia Komuniste, siç është Gjergj Kokoshi.

Gjithashtu mund të lexoni

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

                                                                   Vijon nga numri i kaluar

Presioni duket aq i madh, sa në takimet e fshehta doli në pah edhe vështirësia në sigurimin e firmave të mjaftueshme, për të shpallur kandidaturat apo grupin politik. U arrit të mblidheshin 25-30 firma, të cilat ishin të pamjaftueshme për të kandiduar, si subjekt politik.

Në mbledhjen e parë që u zhvillua në shtëpinë e Shaban Ballës, ku morën pjesë përfaqësues të tri grupimeve, më 17 nëntor 1945, grupi vendosi të dilte me një emër konkret, “Bashkimi Demokratik”, si bashkim i rrymave politike, me qëllim formimin e një opozite.

Qëndrimi politik antifashist dhe i kahut të majtë të Kokoshit, duket edhe kur ai propozon që për të realizuar këtë, ishte e nevojshme hartimi i një programi dhe i një lutjeje, që do të nënshkruheshin prej disa “njerëzve të ndershëm me qëndrim politik korrekt”, që do t’i dërgoheshin Ministrisë së Brendshme, për ta vënë në dijeni.

Programi i kësaj partie, për habinë e të gjithëve të mbledhur në takim, do të ishte pak a shumë i ngjashëm, me atë të Frontit, meqenëse edhe ky grupim politik, do të ishte në kahun e Bllokut Antifashist. Kjo parti, sipas bindjes së Kokoshit, do të kryente “po ato reforma ekonomike që do të bënte Fronti, por në një masë më të vogël”.

Duket se në bindjet e tij të majta, Kokoshi, si një antifashist, por edhe si një patriot, ndahej me Frontin, në çështjen e politikës së jashtme. Ai ishte kundër politikës së qeverisë shqiptare, e cila sipas tij; “don me bashkue Shqipërinë me Jugosllavinë”. Për të, ky bashkim ishte kundër vullnetit të popullit shqiptar, pasi; “populli shqiptar don që Shqipëria të mbetet shtet indipendent dhe sovran, na duhet ta rujm një shtet të tillë, por pa Gjirokastër e pa Korçë, nuk ka shtet shqiptar. Ndaj Shqipëria duhet të ruhet nga Veriu dhe Jugu”.

Ndërsa për sa i përket çështjes së Kosovës, Kokoshi duket se kishte një mendim tjetër nga të pranishmit në mbledhje, kur sugjeron që për momentin, kjo çështje duhej lënë mënjanë, “pasi Jugosllavia na ndihmon për me rujt integritetin tokësor”. Ndaj Kokoshi propozoi që para se të hartohej programi, duheshin mbledhur firmat të cilat ishin të nevojshme për të dalë si opozitë në zgjedhje dhe secili duhet të mendonte personat për firmë.

Gjergj Kokoshi, përpos përpjekjeve për të dalë me një parti më vete në zgjedhje, kishte edhe besim te misionet britanike dhe amerikane në Shqipëri, si dhe tek influenca e tyre mbi qeverinë shqiptare, për t’i bërë presion mbi mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve, sidomos për shtyrjen e tyre.

Me naivitet dhe për habinë e pjesëmarrësve në mbledhje, u bën me dije se programi dhe lutja, duhej t’i dërgoheshin qeverisë shqiptare, konkretisht Ministrisë së Brendshme, pasi kishte biseduar me gjeneralin britanik Hodgson dhe ai i kishte sugjeruar që për këtë, duhet t’i drejtohej Ministrisë së Brendshme, të qeverisë shqiptare.

Ky propozim i tij u prit me skepticizëm nga shumica e pjesëmarrësve në mbledhje, pasi po të bënin me dije qeverinë mbi krijimin e kësaj partie, rrezikonin të arrestoheshin. Por Kokoshi insistoi në mendimin e tij, mbi bërjen me dije të qeverisë mbi organizatën politike dhe duhej marrë parasysh edhe arrestimi në momentin që ndërmarrin nismën, për të krijuar një parti opozitare.

Për këtë u ri mblodhën edhe në një mbledhje tjetër në të cilën, përveç firmave, do të diskutohej edhe çështja e Kosovës, programi, si dhe do të dakordësoheshin në notën apo memorandumin që do t’u dërgonin misioneve britanike dhe amerikane, me shpresën për të influencuar në shtyrjen e zgjedhjeve dhe në krye u vunë Gjergj Kokoshi dhe avokat Fuad Asllani; secili prej anëtarëve ideatorë të grupit, do të merrte përsipër sigurimin e firmave të nevojshme, për t’u legalizuar pastaj si grupim elektoral.

Vështirësia e mbledhjes së firmave, vuri në mëdyshje organizatorët, për të marrë në konsideratë mundësinë reale të “Bashkimit Demokrat” të tri grupeve (“Grupi i rezistencës”, “Monarkistët”, “Social- Demokratët”), për të marrë pjesë në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945. Ndaj përfaqësues të tyre, u takuan me përfaqësues të misionit britanik, për t’u paraqitur programin dhe një memorandum me 10 pika, ku ndër to kërkohej edhe ndërmjetësimi i misionit britanik pranë qeverisë shqiptare, për të shtyrë zgjedhjet.

Si pikë kontakti me britanikët, shërbyen anëtarë të “Bashkimit Demokrat”, të cilët punonin si përkthyes pranë britanikëve dhe amerikanëve, si; Kiço Xhonga, Avdulla Muça, Shaban Balla, Niko Beço, Hivzi Golja dhe “Larry Posti” (Llazar Papapostoli).

Vetë Gjergj Kokoshi, së bashku me avokat Sami Qeribashin, ideatori kryesor i “Bashkimit Demokrat”, dhe Shaban Ballën, vunë në dijeni Aleatët Perëndimorë, nëpërmjet kolonelit Palmer, të cilin e kishin takuar disa here, për të diskutuar mbi hapat e marrë. Ideja që iu paraqit Palmerit, ishte ajo e formimit të një grupi opozitar, në të cilin do të bashkoheshin përfaqësues të disa tendencave politike, me një program dhe degë në disa qytete kryesore të Shqipërisë, ku kishin përkrahës, si; në Shkodër, Korçë, Tiranë, Vlorë.

“Bashkimi Demokrat”, do të dilte më vete në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, me një program të vetin. Kokoshi u bëri me dije anglezëve, se në rast se zgjedhjet do të ishin të lira, opozita do të fitonte 20-30%, ndaj u duhej mbështetja angleze. Prej misionit, atyre iu komunikua që të hartonin programin e kërkesën për shtyrjen e zgjedhjeve, pasi të kishin siguruar firmat.

Më 20 nëntor 1945, përfaqësues të ndryshëm të grupimeve politike, u mblodhën sërish në shtëpinë e Shaban Ballës, ku në këtë mbledhje Gjergj Kokoshi, si përfaqësues edhe i Frontit Nacionalçlirimtar, vuri në dukje nevojën e bashkimit të grupeve për të bashkëpunuar dhe për të formuar një opozitë. Pati edhe debate mbi përfshirjen ose jo, të çështjes së Kosovës në program, ku Kokoshi ishte në fillim kundra, për shkak se “duhet ta mbanin mirë me mareshalin Tito”, por u tërhoq më vonë, për shkak të imponimit të pjesëmarrësve të tjerë se, nëse nuk përfshihej Kosova në program, nuk do të kishin dallim nga Partia Komuniste.

Po ashtu, Kokoshi u propozoi anëtarëve të mbledhjes, që programi i opozitës t’u çohej anglezëve, konkretisht gjeneralit Hudgson, por edhe qeverisë shqiptare. Për këtë të fundit, të tjerët ishin kundra, duke parashikuar rrezikshmërinë e lartë për ta, nëse qeveria shqiptare vihej në dijeni. Si përfundim, u la vetëm që programi dhe një notë mbi shtyrjen e zgjedhjeve të dhjetorit, formën demokratike të regjimit, pas zgjedhjeve dhe për mundësinë e kthimit të Mbretit Zog në Shqipëri, nëse pas zgjedhjeve vendosej për një formë monarkike të regjimit, t’u dërgohej vetëm misioneve aleate në Tiranë.

Kështu u hartua një memorandum në një mbledhje tjetër, për shtyrjen e zgjedhjeve, që iu dërgua misionit anglez dhe atij amerikan në Tiranë. Sipas dëshmisë së Qenan Dibrës, prezent në mbledhje, u ra dakord për bashkimin e tri grupeve dhe hartimin e një programi, një memorandumi, ku synimi i “Bashkimit Demokratik”, ishte që:

  1. Nuk ishte e mundur që zgjedhjet të zhvilloheshin lirisht në konditat e sotme, sepse populli kishte për të votuar për Frontin (Nacionalçlirimtar), nga frika.
  1. Premtimet e dhëna nga qeveria, nuk i përshtateshin së vërtetës, sepse në atë kohë qeveria kishte caktuar një afat të shkurtër për paraqitjen e ndonjë opozite, ose kandidatëve të veçantë.
  1. Nuk mjafton ardhja e korrespondentëve të huaj, për vëzhgimin e zgjedhjeve.
  1. Vëzhgimi i zgjedhjeve, mund të bëhej vetëm me dërgimin e observatorëve anglo-amerikanë.
  1. Kërkohej një ndërhyrje nga ana e Aleatëve ,në bazë të parimit të shpallur shpesh prej burrave të shteteve aleate.

Te misioni anglez, grupi opozitar dërgoi edhe një notë, në të cilën kërkonte shtyrjen e zgjedhjeve dhe dërgimin e disa vëzhguesve për zgjedhjet.

Po ashtu, koalicioni i tri partive me tendenca të ndryshme demokratike, kërkonte edhe sigurimin e independencës dhe integritetit tokësor të Shqipërisë etnike (Kosovë e Çamëri); zbatimin e Reformës Agrare; dënimin e Kriminelëve të Luftës; marrëdhënie miqësore me fqinjët; zgjidhjen e çështjes së Kosovës, në bazë të Kartës së Atlantikut; deklarimin e neutralitetit të shtetit shqiptar dhe garantimi i këtij neutraliteti, nga ana e Fuqive të Mëdha.

Por, kur ua dorëzuan dy ushtarakëve anglezë, Palmer dhe Arnott, në misionin e tyre në Tiranë, morën përgjigje se; tashmë këto ishin dorëzuar shumë vonë dhe pak shpresë kishte, për shtyrjen e zgjedhjeve, por, sidoqoftë, do t’ia dorëzonin gjeneralit Hodgson. Në fakt, anglezët kishin pasur gjatë gjithë vitit 1945, para se të njihej qeveria shqiptare, disa takime me përfaqësues të ndryshëm të opozitës, kontakte të cilat u zhvilluan nga koloneli Palmer dhe majori Arnott.

Vetë Palmer-i dhe Arnott-i, në letrat që i kanë dërguar Ministrisë së Jashtme britanike, me rastin e akuzave ndaj britanikëve në gjyqin e grupit, për ndihmë, kanë sqaruar pozicionin e tyre, duke mohuar që t’u kenë bërë njerëzve të opozitës, premtime konkrete. Palmer-i, pranon që iu dorëzua një program dhe memorandumi, që për qëllim primar, kishte marrjen e pushtetit në rrugë demokratike dhe paqësore, duke nënkuptuar zgjedhje të lira.

Në mungesë të këtyre zgjedhjeve, atëherë mund të përdorej forca. Ndërsa nga memorandumi kërkohej se, ndër të tjera, në qoftë se një numër i madh prej tyre, do të arrestoheshin, atëherë britanikët duhet t’i mbështesnin. Ndërsa majori Arnott, edhe ai pranon takimet e shpeshta, me përfaqësues të grupeve opozitare në mision. Atij planet e tyre, i ishin dukur të dobëta dhe shpeshherë me natyrë dhune.

Madje për të këto grupe, ishin joefektive dhe kundërshtonin njëri- tjetrin në mjaft çështje bazike, duke mos pasur bashkim me njëri-tjetrin. Ai pranon se ndër emrat që ka pasur kontakte, ishin edhe; Gjergj Kokoshi, Sami Qeribashi, Qenan Dibra, Xhavid Koka, Fuad Asllani, Shaban Balla, Musine Kokalari, Larry Post (Llazar Papapostoli), të cilët i ishin dukur të përçarë dhe se nuk e inspironin, se do të mund të ruanin konfidencialitetin e bisedave me të.

Megjithatë, siç u përmend më lart, të gjithë ranë dakord për bashkimin e grupeve, në një parti opozitare jashtë Frontit, me Gjergj Kokoshin si kryetar të saj, i cili ishte profesor, që njihte mirë rininë në shkollat e gjimnazet dhe do të mund ta organizonte atë.

Musine Kokalari, duket se ka qenë skeptike ndaj aderimit në këtë koalicion dhe ka pasur po ashtu dyshime, se pse në krye të opozitës, duhet të ishte Gjergj Kokoshi. Ajo në një bisedë me Suad Asllanin e pyet, se përse duhet të ishte Kokoshi në krye dhe pse ishte aq i domosdoshëm.

Ai iu përgjigj se; Kokoshi ishte personi më i përshtatshëm, pasi kishte qenë në Front, kishte luftuar, kishte qenë ministër, deputet dhe ishte një personalitet i njohur për aleatët. Më pas ajo u tërhoq dhe pranoi që “Bashkimi Demokrat”, të kryesohej nga Gjergj Kokoshi, madje ishte po ajo që në mbledhjen e tretë, në shtëpinë e Ali Kavajës, shkroi memorandumin për shtyrjen e zgjedhjeve, bashkë me Qenan Dibrën.

Në memorandum shkruhej si më poshtë:

Gjatë pushtimit italian dhe gjerman në Shqipëri, komunistët luftuan kundër forcave pushtuese, nën zërin e “Frontit Nacionalçlirimtar”, programi politik i të cilit bazohej tërësisht në një sistem demokratik. Një thirrje kaq gjeniale u dha mundësinë të zgjerojnë në mënyrë të konsiderueshme radhët e tyre, duke regjistruar një pjesë të madhe të djemve, të cilët luftonin me gëzim për çlirimin e atdheut.

Arsyeja që një pjesë e madhe e djalërisë u bashkua me komunistët, qëndron në faktin që dy grupet e tjera nacionaliste (Balli Kombëtar dhe pasuesit e Zogut), duke pasur frikë nga komunizmi dhe duke qenë nën influencë të një pjese të shtypit Aleat, nuk vazhduan luftën kundër forcave pushtuese. Djalërisë dhe nacionalistëve të tjerë që morën pjesë në Lëvizjen Nacionalçlirimtare, nuk u shkoi ndër mend kurrë, se po binin në grackë dhe të mendonin ngritjen me forcë të një regjimi komunist në Shqipëri.

Në këtë mënyrë, Fronti Nacionalçlirimtar u bë i vetmi grupim politik, i autorizuar nën direktivat dhe kontrollin komunist. Nacionalistët, që përbënin shumicën, nuk lejohen të formojnë një parti të veçuar nga komunistët; ata nuk lejohen, gjithashtu, të shkëputen prej Frontit, duke krijuar një parti jashtë tij. Në të dyja rastet, akuzohen si sabotatorë, fashistë dhe reaksionarë “rasti i prof. Gjergj Kokoshit, më parë ministër i Arsimit në qeverinë e Enver Hoxhës, e tregon qartë këtë gjë”.

  1. Pasqyra e përgjithshme e gjendjes së tanishme

(a). Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional-çlirimtar, qeveria, këshillat e prefekturave dhe të nënprefekturave, si dhe të lokaliteteve më të vogla, ndodhen të gjitha nën drejtimin dhe kontrollin komunist.

(b). Të tria fuqitë, d.m.th., pushteti legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, ndarja e të cilave garanton një regjim me liri politike, në fakt janë një përzierje. Shumëzimi i zyrave, bëhet për këtë qëllim. Shembull është që kryetari i policisë, në të njëjtën kohë, gjendet edhe anëtar i trupit gjykues (nënpresident), anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, kryetar i Gjyqit të Lartë, kryetar i Komisarëve Politikë në Ushtri, etj.

(c). Të katër liritë (liria e fjalës, e fesë, e nevojës dhe e frikës) janë shkelur nën këmbë.

(d). I tërë legjislacioni, është marrë prej atij të Jugosllavisë; ligjet më të rëndësishme, janë një përkthim besnik i ligjeve jugosllave.

(e). Në të gjitha problemet, shtypi ynë dhe radioja, paraqesin tërësisht pikëpamjet ruse.

(f). Puna e Policisë bëhet prej Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, programi dhe aktiviteti i së cilës përbën një GPU të dytë. Kryetari i saj, gjeneral Koçi Xoxe, është një nga të dy sekretarët e përgjithshëm të Partisë Komuniste Shqiptare, tjetri është vetë Enver Hoxha.

(g). Numri i atyre që janë vrarë egërsisht gjatë ditëve të para të regjimit (150, pa u gjykuar fare në Tiranë e në rrethe), si dhe ata që janë gjykuar, dënuar me vdekje dhe pastaj ekzekutuar, i kapërcen të 1.000-jën në të gjithë vendin. Në qoftë se merr si shembull Francën, popullata e së cilës është 45 herë më e madhe se jona, që në të njëjtën kohë numëron 2.321 dënime me vdekje, atëherë mund të kuptonit tragjedinë e popullit shqiptar. Shumë prej këtyre janë ekzekutuar për shkak se po të qenë të gjallë do të kanosnin unitetin e regjimit të tanishëm. Memorie.al 

                                                          Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 30 Tetor 2023

Next Post

“Rrëzë infermierisë së Kosovrastit, sa s'u plasa me ca tropojanë dhe pukjanë, që tërhiqnin rrëshqanthi, një patriotin e tyre, spiun, por kur i pa Muharrem Isufi...”/ Dëshmia e rrallë, për Revoltën e Spaçit

Artikuj të ngjashëm

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!
Personazh

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë
Personazh

“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit
Personazh

“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
“Njerëz pa asnjë kontribut gjatë Luftës, thurën intriga që të dënohej Ali Shtëpani dhe familjes së tij t’ia ulnin kokën, pasi…”/ Historia e patriotit që u dënua me “Grupin e Deputetëve” dhe raporti i CIA-s për të në ’47-ën
Personazh

“Njerëz pa asnjë kontribut gjatë Luftës, thurën intriga që të dënohej Ali Shtëpani dhe familjes së tij t’ia ulnin kokën, pasi…”/ Historia e patriotit që u dënua me “Grupin e Deputetëve” dhe raporti i CIA-s për të në ’47-ën

May 19, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Personazh

“Bedrije Ashiku tregoi, se gjatë torturave me korrent elektrik, F. Kapisyzit dhe D. Rrjollit, u mbet i vdekun në dorë At Bernardin Palaj, dhe ashtu me tela nder veshë…”/ Rrëfimi i Frtiz Radovanit nga Australia

May 14, 2025
Next Post
“Rrëzë infermierisë së Kosovrastit, sa s’u plasa me ca tropojanë dhe pukjanë, që tërhiqnin rrëshqanthi, një patriotin e tyre, spiun, por kur i pa Muharrem Isufi…”/ Dëshmia e rrallë, për Revoltën e Spaçit

“Rrëzë infermierisë së Kosovrastit, sa s'u plasa me ca tropojanë dhe pukjanë, që tërhiqnin rrëshqanthi, një patriotin e tyre, spiun, por kur i pa Muharrem Isufi...”/ Dëshmia e rrallë, për Revoltën e Spaçit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!