• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, June 5, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ndërsa ‘Masakra e Borovës’, kryhet nga një ushtri, kundër një populli të huaj, ‘Masakra e Mirditës’, për Bardhok Bibën, kryhet nga një ushtri, kundër popullit të vet…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ës

“Luftova në malet e Mirditës kundër komunistëve dhe prej 60 vitesh kam plumbin e tyre në trup, pasi…”/ Rrëfimi i të dënuarit Zef Pren Ndoci
Memorie.al
Memorie.al
“Ndërsa ‘Masakra e Borovës’, kryhet nga një ushtri, kundër një populli të huaj, ‘Masakra e Mirditës’, për Bardhok Bibën, kryhet nga një ushtri, kundër popullit të vet…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ës
“Ndërsa ‘Masakra e Borovës’, kryhet nga një ushtri, kundër një populli të huaj, ‘Masakra e Mirditës’, për Bardhok Bibën, kryhet nga një ushtri, kundër popullit të vet…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ës
“Kur Bilbil Klosi, me ndihmësin e tij, Kasem Trebeshina, ‘në emër të popullit’, dënonin të pafajshmit me vdekje dhe burgime të rënda…”/ Publikohen dokumentet e panjohura, lista me 151 emra
“Ndërsa ‘Masakra e Borovës’, kryhet nga një ushtri, kundër një populli të huaj, ‘Masakra e Mirditës’, për Bardhok Bibën, kryhet nga një ushtri, kundër popullit të vet…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ës
“Ndërsa ‘Masakra e Borovës’, kryhet nga një ushtri, kundër një populli të huaj, ‘Masakra e Mirditës’, për Bardhok Bibën, kryhet nga një ushtri, kundër popullit të vet…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ës
“Ndërsa ‘Masakra e Borovës’, kryhet nga një ushtri, kundër një populli të huaj, ‘Masakra e Mirditës’, për Bardhok Bibën, kryhet nga një ushtri, kundër popullit të vet…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ës

NGA ILIR HASHORVA

Memorie.al / Disa kohë më parë, u përkujtuan dy masakra: 70 vjetori i ‘Masakrës së Borovës’, të kryer nga nazistët gjermanë dhe 65 vjetori i ‘Masakrës së Mirditës’, të kryer nga komunistët. Përkujtimi u bë në mënyra krejt të ndryshme. Në rastin e parë, pasardhësit e kriminelëve nazistë, kokulur kërkuan ndjesë, në rastin e dytë pasardhësit e kriminelëve komunistë, festuan kryelartë. ‘Masakra e Borovës’ ndodhi më 6 korrik të vitit 1943. Një autokolonë e madhe ushtarake gjermane, ishte nisur nga Jugosllavia e asaj kohe, kishte kaluar nëpër Greqi, kishte hyrë në territorin shqiptar në Korçë dhe prej aty, do të shkonte me shpejtësi drejt jugut, me qëllim, ndoshta arritjen në Greqi, për t’u bërë ballë forcave anglo-amerikane, që mendohej se do të zbarkonin në jug të Greqisë.

Gjatë rrugës, autokolona ndaloi në fshatin Borovë, nja 5 kilometra larg Ersekës. Drejtuesit e autokolonës, biseduan me parinë e fshatit, për të marrë vesh nëse kishte ndonjë rrezik rruga, që do të bënin më tej. Paria e fshatit i siguroi se rruga nuk kishte asnjë rrezik dhe autokolona u nis, duke përshëndetur parinë dhe fshatarët.

Pak kilometra nga fshati, kur autokolona, një pjesë të saj e kishte ende në Borovë, një pritë partizane, në vendin e quajtur Barmash, qëlloi mbi të duke vrarë e plagosur disa gjermanë dhe, pastaj, duke ia mbathur, e la fshatin nën hakmarrjen gjermane.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Pas atij aksioni, autokolona u ndal dhe kreu një masakër mbi fshatarët e Borovës, duke vrarë pa dallim, mbi 100 veta, që nuk kishin asnjë lidhje me pritën partizane. Nuk dihet nëse ata u vranë si hakmarrje, sipas rregullit gjerman, që për çdo gjerman të vrarë, do të vriteshin dhjetë të tjerë, apo të zemëruar nga prerja në besë e banorëve të fshatit, që u thanë se rruga ishte e lirë?!

Nuk dihet, po ashtu, nëse partizanët kishin apo jo dijeni, për bisedimet që kishin bërë në Borovë gjermanët me fshatarët dhe për garancinë që kishim marrë prej tyre, për sigurinë që do të kishin në rrugë. Nëse partizanët e dinin se ç’kishte ndodhur në fshat, përgjegjësia e tyre për vrasjet e kryera nga gjermanët, ishte dhe mbetet shumë e madhe.

Masakra e Mirditës, ndodhi më 17 gusht të vitit 1949. Më 7 gusht të atij viti u vra, nga grupimi antikomunist “Komiteti i Maleve”, Bardhok Biba, eksponenti më me rëndësi i regjimit komunist në Mirditë. “Komiteti i Maleve”, njëlloj si prita partizane e Barmashit, më pas ia mbathi, duke e lënë zonën nën hakmarrjen komuniste. Trupat ushtarake komuniste, nën urdhrat e Mehmet Shehut, bastisën me egërsi krejt zonën e Mirditës, arrestuan mbi 300 persona, nga burrat më me ndikim të zonës dhe çuan në internim 300 familje, të gjithë pa asnjë lidhje me vrasjen e Bardhok Bibës.

Nga personat e arrestuar, nga një gjyq i shpejtë i kryesuar nga Bilbil Klosi, u dënuan 14 veta me vdekje: 10 me pushkatim dhe 4 me varje. Në vendin ku qe vrarë Bardhok Biba, në Qafë të Valmirit, komunistët mblodhën mbi 2.000 mirditorë, për të parë ekzekutimet që do të kryheshin: këtë shfaqje të kriminalitetit dhe sadizmit komunist. Prej të arrestuarve, pak më pas, vdiqën nga torturat dhe tre persona të tjerë, duke e çuar numrin e të vrarëve për vrasjen e Bardhok Bibës, në 17 veta.

Në këtë mënyrë, komunistët shqiptarë ia kaluan për nga kriminaliteti edhe nazistëve gjermanë. Ka edhe një masakër tjetër komuniste, edhe më mizore se ajo e Mirditës: është masakra që u krye me rastin e hedhjes së një sasie dinamiti në Përfaqësinë Diplomatike Sovjetike në Tiranë, e cila nuk shkaktoi dëme në njerëz e, për të cilën, komunistë vranë 22 veta, që nuk kishin fare lidhje me hedhjen e dinamitit, midis të cilëve edhe një grua, por masakra e Mirditës, për nga lloji, është më e ngjashme, me atë të Borovës.

Ndryshimi midis ‘Masakrës së Borovës’, të kryer nga nazistët dhe ‘Masakrës së Mirditës’, të kryer nga komunistët, është se; ndërsa e para u krye në kushte lufte, në kushte kur njeriu kryen veprime, që nuk i kryen normalisht në kushte paqeje, masakra e dytë, ajo komuniste e Mirditës, u krye në kushte paqeje. Ndryshim tjetër është, se; ndërsa e para kryhet nga një ushtri kundër një populli të huaj, masakra e dytë, kryhet nga një ushtri kundër popullit të vet.

Të vijmë në kohën e sotme. Në vitin 2013, me rastin e 70 vjetorit të ‘Masakrës së Borovës’, erdhi nga Gjermania, djali i njërit prej ushtarakëve nazistë, që mori pjesë në atë masakër. Ai kishte lexuar në kujtimet e të atit për atë masakër dhe erdhi në Shqipëri dhe, para banorëve të zonës ku u krye masakra, kërkoi ndjesë, në emër të të atit. Atë njeri nuk e dinte kush se ekzistonte dhe nuk mund ta vinte njeri para përgjegjësisë morale, që të vinte e të kërkonte ndjesë.

Megjithatë, ai erdhi, kërkoi ndjesë për atë që kishte kryer i ati i tij dhe në atë mënyrë, u paraqit si një njeri që dënonte veprimet kriminale të të atit, si një njeri që ishte krejt ndryshe nga i ati. Një vit më pas, me rastin e 71 vjetorit të masakrës, shkoi po në atë vend, ambasadori gjerman në Shqipëri dhe kërkoi edhe ai ndjesë, në emër të popullit dhe shtetit të tij.

Në vitin 2014, me rastin e 65 vjetorit të ‘Masakrës së Mirditës’, komunistët shqiptarë përkujtuan me ceremoni vrasjen e Bardhok Bibës, pa thënë asnjë fjalë për vrasjet dhe persekutimet që kryen paraardhësit e tyre, mbi popullsinë e zonës së Mirditës, si hakmarrje për atë ngjarje. Kjo është njëlloj, sikur në Borovë, të mos vinte djali i atij që mori pjesë në masakër, por të vinin djemtë e atyre që u vranë nga njësiti partizan komunist dhe të përkujtonin vrasjen e tyre.

Po e ndërpresim pak këtu rrjedhën historike të dy ngjarjeve në fjalë, (pra; ‘Masakrës së Mirditës’ dhe ‘Masakrës së Borovës’) dhe po bëjmë një digresion të shkurtër, por të nevojshëm, për të vazhduar më pas për temën që nisëm: Sa më primitiv të jetë njeriu, aq më shumë del në krah të species së tij, të llojit të tij, pavarësisht nëse specia e tij, lloji i tij, ka të drejtë apo jo. Një njeri i plotë, një njeri i moralshëm, nuk niset kurrë nga interesi i tij apo, nga ai i të ngjashmit në lloj, për të përcaktuar qëndrimet.

Tek ai instinkti i mbrojtjes së llojit, gati është shuar dhe është gjallëruar së tepërmi ndjenja e mbrojtjes të së drejtës dhe së vërtetës. Në këtë kuptim, kur ne nuk jemi të gatshëm të kritikojmë apo të dënojmë të afërmin tonë, që ka kryer një krim, tregon se jemi ende në fazë primitive, të zhvillimit njerëzor.

Kur është fjala për qëndrime ndaj të panjohurve, ndaj atyre që janë larg, përdorimi i kriterit të së vërtetës dhe të së drejtës, ndofta kryhet pa shumë vështirësi por, kur është fjala për interesa vetjake, për interesa të të afërmve, për interesa të të njohurve, për interesa të familjarëve, një njeri i zakonshëm, e ka të vështirë të mos jetë përkrah tyre edhe kur ata nuk kanë të drejtë, pra e ka të vështirë të jetë i drejtë, të dalë në krah të së vërtetës. Ky qëndrim, është instinktiv dhe rrjedh në përgjithësi nga natyra e njeriut e cila, është në shërbim të mbijetesës së llojit.

Në një shkollë fillore amerikane, u bë një vëzhgim për të vënë në dukje qëndrimin e fëmijëve, ndaj njerëzve të tyre, qëndrim që do të tregonte nëse fëmija, i cili nuk është ndikuar ende nga kultura apo mjedisi, pra njeriu në formën primitive, vepron më shumë në bazë të ndjenjave, në bazë të instinkteve, apo në bazë të parimeve të drejtësisë. Të gjithë fëmijëve të shkollës, iu dha nga një pyetësor në të cilin bëheshin këto pyetje:

  1. A mendoni se duhen dënuar ata, që prodhojnë drogën?
  2. A mendoni se duhen dënuar ata, që shpërndajnë drogën?
  3. A mendoni se duhen dënuar ata, që përdorin drogën?

Të gjitha këtyre pyetjeve, nxënësit e vegjël iu përgjigjën me një “po”. Për ta, të gjithë këta njerëz, duhej të dënoheshin. Pyetja e fundit që u bëhej nxënësve, ishte: Në qoftë se prodhuesi, shpërndarësi apo përdoruesi i drogës, është: babai, vëllai, kushëriri apo shoku juaj, a mendoni se duhet dënuar? Kësaj pyetjeje gati të gjithë nxënësit, iu përgjigjën “jo.”

Të vijmë aty ku e lamë:

Veprimet e gjermanëve të sotëm, ndonëse shtypi shqiptar i përshëndeti, janë ende krejt të pa perceptueshme, për mendësinë, kulturën dhe ndjenjat tona. Duhet të jesh njeri me kulturë të vlerësimit suprem të së vërtetës, me kurajë morale dhe me ndjenja të forta fetare, që të veprosh në atë mënyrë, gjëra që te ne, ende mungojnë.

Sjellja e gjermanit, e djalit të nazistit, në mediet shqiptare u interpretua më shumë si një dëshmi e fajësisë së gjermanëve, si një rast i pafajësisë së partizanëve, si një rast për të vënë në dukje martirizimin e banorëve të fshatit, sesa si një vepër e shkallës më të lartë, të karakterit moral të gjermanëve të sotëm, si një dëshmi e denazifikimit të Gjermanisë së sotme.

Ky veprim, përveç të tjerave, duhej të shërbente edhe për të bërë të mendonin mirë pasardhësit e kriminelëve komunistë që kanë persekutuar, torturuar e vrarë mijëra shqiptarë gjatë sundimit të tyre dhe t’i bënte të vepronin edhe ata si gjermani dhe si gjermanët.

Këtu nuk kam parasysh pasardhësit e familjes së Enver Hoxhës, të cilët edhe sot e kësaj dite, janë të bindur se sistemi kriminal që krijoi e zbatoi i pari i tyre, ishte më i miri e më humani në botë, as ata që ishin dhe mbetën komunistë e mizorë, por kam parasysh njerëz të tillë, si; Gramoz Pashko, si Ardian Klosi, si Bashkim Shehu, e shumë e shumë të tjerë si këta, të cilët e paraqitën dhe e paraqesin veten si demokratë, si kritikë të ashpër sistemit komunist, si kritikë të atij sistemi mizor e gjakatar, si kritikë të atij sistemi që ndërtuan dhe mbajtën me gjak prindërit e tyre, të cilët persekutuan, dënuan, torturuan dhe vranë njerëz krejtësisht të pafajshëm.

A e dini se me ç’kusht mori përgjegjësinë e të qenit anëtar i Regjencës gjatë kohës së pushtimit gjerman, Patër Anton Harapi? Përveç të tjerave, ai (Patër Antoni), vuri kushtin, që; të mos pritnin prej tij asnjë firmë, për dënimet me vdekje.

Do të thoni prapë: sa para bën, si të kërkojnë ndjesë, si të mos kërkojnë ndjesë, pasardhësit e kriminelëve, ata që u çuan drejt vdekjes, nuk do të ngjallen. Po edhe kjo është e vërtetë: ata nuk do të ngjallen, por pasardhësit e kriminelëve, do të tregonin me atë rast, se nuk ishin si prindërit e tyre, se ata tashti janë të ndryshëm prej tyre, se ata kanë kryer brenda vetes dekomunistizimin, se atyre u vjen vërtet keq, për ata që masakroi komunizmi.

A dini se ç’thoshte Gandi për lutjen? “Lutja që bën dikush, nuk ndryshon planet e Zotit për të, por ndryshon vetë atë që lutet”. Edhe kërkesa e ndjesës nga pasardhës të kriminelëve, nuk do të ç’bëjë atë që bënë paraardhësit kriminelë, por do të ndryshojnë vetë ata, që luten për ndjesë, njeriun e sotëm, fëmijën e prindit kriminel. Memorie.al

Marrë nga gazetadielli.com

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pasi u përleshën, hetuesi nxori revolen për ta qëlluar dhe Maqo u hodh nga dritarja e, kapërceu murin e Degës, duke u ngjitur në tarracën e një pallati...”/ Ngjarja në Korçë në ’75-ën, që alarmoi Tiranën

Next Post

“Sapo hyri në lokalin ‘Flora’, ku do takonte kushëririn e saj, Enver Hoxha iu afrua dhe pasi shkëmbyen përshëndetjet, ai zgjati duart dhe i kapi...”/ Historia e panjohur, e aristokrates më të famshme në Shqipëri

Artikuj të ngjashëm

“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

May 31, 2025
Next Post
“Sapo hyri në lokalin ‘Flora’, ku do takonte kushëririn e saj, Enver Hoxha iu afrua dhe pasi shkëmbyen përshëndetjet, ai zgjati duart dhe i kapi…”/ Historia e panjohur, e aristokrates më të famshme në Shqipëri

“Sapo hyri në lokalin ‘Flora’, ku do takonte kushëririn e saj, Enver Hoxha iu afrua dhe pasi shkëmbyen përshëndetjet, ai zgjati duart dhe i kapi...”/ Historia e panjohur, e aristokrates më të famshme në Shqipëri

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!