Memorie.al publikon 10 foto të panjohura të nxjerra nga arkivi i Instituti-“Luce” të Romës të cilat na paraqesin godinën e ish – Teatrit Kombëtar të sapo përfunduar në shtatorin e vitit 1939, vepër e arkitektit dhe inxhinierit italian, Giulio Berte, ndërtimi i së cilës kishte filluar që në janarin e vitit 1938, pas një marrëveshje të qeverisë së Mbretit Zog të kryesuar prej kryeministrit Kostaq Kota dhe asaj italiane të Benito Musolinit, për ndërtimin e Kompleksit “Scanderbeg” si qendër kulturore në qendër të Tiranës, fare pranë godinave qeveritare. Fotot me imazhet e rralla të godinës së teatrit, e cila në atë kohë u pagëzua me emrin Teatri “Savoja”, nga pamjet ballore të godinës me urën lidhës mbi kolona të dy ndërtesave kryesore të kompleksit, salla kryesore me lozhat e skenën, e deri te ambientet e brendshme të saj, me hollin, anekset ndihmëse, etj./Memorie.al
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016